top of page

Një tufë me lirika




Nga Përparim   Hysi


1.E marr vesh E marr vesh:-Ti ke zbritur nga qielli Po krahët nuk i shoh, ku  ike? Në e humba pusullën, i mjeri, Ndodh se"jashtë serie" je! Se je bërë si me dorë Stolisur dhe nasqerisur si me porosi Edhe  nëse jam shenjtor,

Do kthehem në djall,se nuk ka se si? Trupi yt si një bredh alpin Syri i madh, si ulli i zi Më përpin ai sy; më përpin E humba pusullën.Nuk kam se si?


2.Ndjenjat dhe mendimet... Ndjenjat dhe mendimet u trazuan Një vetëtimë gëzimi ra mbi mua Një luzmë kujtimesh më rrethuan M'u shfaq mikeja që më tha:- Të dua! Dhe ç'them e shkruaj nuk është ëndërr Por realitet i prekshëm si ta zësh me dorë MIkeja që më erdhi.dridhje më dha në zëmër Dhe aq u nxeha sa gati digjem horë. Por ky"realitet" zgjati fare pak Qe si një dremitje: hap e mbyll sytë! Sytë e mi gati morën flakë Dhe tek e mbyll vjershën, jam si i dytë...


3.Ikën mendimet Mendimet tokësore ikën nga unë  (A nuk themi që covidi na ka bërë tjetër?!!!) Tani kam ndryshuar dhe ca më shumë Se,për pak, nuk njoha një mike të vjetër. Se unë me "kaubojs" dhe me gjyslykë

Si hallka një maskë moderne mbi hundë

Kushdo që më sheh, merr të ikë

Ta shpallë, kur më sheh në klub a në rrugë. Dhe mikja,për pak, iku Se nuk isha unë përballë Veç ,kur fola, unë kokëshiniku U përqafuam  me mall. Në dreq covidi dhe poshtë frika E hoqa "hallkanë" nga hunda Për pak më  humbi mikja Covid,- bërtita,- të munda!


4. Kur të zura me dorë Zu të dridhej i gjithë trupi (Bobo, do  më mbetesh në dorë?!!!) Po unë as që pyes nga turpi, Në çast, t'u bëra doktor. Buzën time vë mbi tënden (Buzët erdhën në gone!!!) Zemra rezonoj me zëmrën Qejf, o qejf, që olele!!!


Buzët qenë si ilaç Edhe dridhja seç pushoi Dhe covidit i thamë:- Plaç! Lum kush dashuroi!


5.Kur mer veten me të mirë

Po e lë veten në krahët e qejfit M'u arratis shpirti nga trupi Dilni e shihni:-nuk mbahem shendit Dhe nuk pyes hiç nga turpi. Turpi,- thonë,- nuk ka brirë Dhe ku pyet nga turpi një "çunak?!" Tani jam si një xhind i pirë Dhe të marrë mu në vetull gjak!


Hë, nuk besoni dhe rrini si mëdyshur Seç them  dhe shkruaj është sajim Ka ardhur, o miq, syri i ndritur Dhe ika pas saj, në vidhimë. As pyes për coronë apo për covid I kam kaluar me li e me fruth Tani nuk  jam më njeri, po xhind Ndaj kam dhe"hallka" mbi hundë!


                             Tiranë, 14 gusht 2020



17 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page