Në përkujtim të bashkëshortes sime Myrvetes, një poezi imja:
Nga Minush Hoxha
Një të dieleje eja…
Strofkë nga kënga popullore e përsosur:
Nga large t’shikova-si rreze dielli Kur m’u afrove-si engjëll qielli
NJË TË DIELEJE EJA- një pozi kushtuar basshkëshortes sime Myrvetes.
Një të dieleje eja! Di se ç’mallngjim kemi!? Eja, eja moj! Të shohesh se si rreze dielli ndriçon oborrin tonë Të shohesh se si në gëzime man i trishtë çet kokërzen e zeshkët Tashmë di xhelozinë vishnjare Atë zemraken rebele që anash në qoshk e lamë Dhe mendjemadhin fikun që i shkurtuam krihet e gjërë Di ti gjithë këto I di se shikimi yt i rriti Di ti se kujdes yti i rilind çdo viti. I di se dashuri jote i poq
E po eja një të dieleje Në mëngjes të herëshëm E shihi në lulzim të tyre. Do na gjeshë në kalim kubëzash Do na gjeshë tek derë e oborrit Do na gjeshë në ballkon Do na gjeshë në shtëpinë tonë Tok Në pritje gëzimi, në pritje kurreshtare Se, e diel është e do vie Mamaja jonë. Se, e diel është e do vie Gjyshe jonë. Pa eja një të dieleje Në qeshje tënde të bukur Me fytyren tek rrezon mirësi E ata sy jeshil magji E di, Drita jonë: Kanë çelë krizantemat mavi e pembe Kanë çelë luleflakat kuq aty tek qoshka Kanë çelë drandofilet që ngjajnë në ty Oh karajfilat tu spekter ngjyrash Bukur si ta donte yti sy Ka çelë e vogla yte luleshtrydhe që ta qeshë syrin Tani dhe rrushi yt i trishtë se nuk je ti, nxuar pa qejfe kokerzen Dhe guri epic idhnak shikon vëngër, E thot: ç’më duhet të jam këtu roje pa timen Zonje E di-sa erdhën dallëndyshët, sa erdhën bilbilat Tek të kërkonin e s’të panë Të parat iken në vrap e thanë: ftohtë qenka këtu e të dytët nuk kënduan shprehi, lotuan e iken. Pra, eja moj një të diele e qëndro Ja karriga jote bri tavolines në ballkon me jastekun e butë Nën te, pa luajtur vendit stol për pushimin e këmbëve Dhe tasi yt me vija mbushur me çajë indus Dhe ,,natreni” për ëmbëlsi të diabetikut Dhe matësi gjerman i glukozes me actrapidin ulës Dhe luleshtrydhet tua të adhuruara nga serë jonë. Të gjithat aty. Të gjitha për ty! Eja e rehatohu! Eja një të dieleje dhe na hiq syrin nga dera Eja një të dieleje e na hiq lotin nga syri Eja një të dieleje e na hiq vuajtjen nga zemra. Të presim sqimtarë. E unë të pres oh dhe kur dij se nuk vie. E unë, oh unë, unë! Një dite në vijim Në disponimet më të mira Do vie tek Ti e do të të përqafoj me mallnxhim E nuk do ndahemi më kurrë.
Një elegji me lotë të sinqertë burri për më të shtrenjtën e zemrës. Një dhimbje që s'gjen dot ngushëllim e shërim. Ashtu e përjetojnë edhe lulet, pemët, sendet, shtëpija e çdo kënd ku ajo ka qenë e pranishme. Dhe bashkë me poetin vazhdimisht i thërrasin:
"Eja një të diele dhe na hiq syrin nga dera,
Eja një të diele dhe na hiq lotin nga syri,
Eja një të diele dhe na hiq vuajtjen nga zemra…. "
Dhe së fundmi Ai:
"E unë, oh unë, unë!
Një ditë në vijim
Në disponimet më të mira
Do vij tek Ti e përqafoj me mallëngjim
E nuk do ndahemi kurrë. "
Më vjen shumë keq z.Minush që u paska ndodhur kjo hata…