top of page

NJË SHIKIM


NJË SHIKIM


Nuk kam tjetër c'të shkruaj

Bukuria jote rrafshon gjithcka.

Vetëtitje e saj më bën të vuaj

Pesha, rëndes si të ishte kala.

Nuk kam c'të them mekem fare

Zemra më rreh si e një trumcaku

Kur kalon dal shpejt në dritare

Hidhmë një shikim së paku.

Bar-"Austria"

-----------

KALTËRSI

Kjo kaltërsi e pafund qiellore dic më trazon

Në dhomën e kujtimeve. Eh, këngë e vjetër!

Bashkë e këndonim nëpër plazh gjithmonë,

Ecnim bregut nga njëri cep për diku tjetër...

Pas refrenit pulbardh bëheshe, në det si era

Shkum'e valës limonte përsosmërit e linjave

Nga bardhësi e saj lindi perëndesha Venera.

Eh vitet! Gishtrinjt e dorës u shkoj thinjave.

Bar "Camel"

----------

PENSIONISTI


Aty, me cigaren në cep të buzëve

Cdo ditë me kafen para do ta gjesh

Njerëzia lumë derdhet tutje rrugëve

Stoik ngre filxhanin dhe buzëqesh.

Buzëqesh eh c'të bëj tjetër i ngrati

Se di, para për kafe nesër a do të ketë

14000 lekshi pensionit aq pak zgjati

Vetëm tre cigare ka ende në paketë.

Me paratë u sosën dhe të shkretat ato.

Në lulishte tani, tjetër vend s'ke ku rri

Data e marrjes pensionit do ende kohë

Vërtitu lart e poshtë, ktheu në shtëpi.

"Dario's"-bar

----------

SHPËRBLIMI


Shfleto e shfleto fletët oh pambarim

Histori e vjetër, kjo histori e shkretë

Kur për festat e nëntorit shpërblim

Në ndërmarrje i dhanë veprën 19-të.

Desha lekë për kalamajt o sekretar

I kish thënë gjatë përqafimit në vesh

"Dëgjo këtu ky libër është një thesar

Ne cdo faqe te tij lekë do të gjesh".

Por ndonëse e gdhiu natën me gruan

Fletët e faqet i kontrolluan imtësisht

Kokërr leku aty nuk panë e as diktuan

"Janë tallur me ty-i tha gruaja-seriozisht"

Antalia "Damlla"-Hotel (Turqi)


15 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page