top of page

Një “Rubahi”...


Një “Rubahi” dhe tre poezi nga Myslim Maska

KUR DHE…

Kur motra dhe vëllai

Të nxorrën sytë

Ç’ pret,

Nga PRESIDENTI, Yt?…Maj, 2022, Athinë.

SA RA MBRËMJA

pejsazh

Sa ra mbrëmja

Zogjtë u fshehën

Pemëve të pyllit.

Kur doli hëna,

Pylli mori flakë…

Zogjtë fluturuan

Të trembur,të hutuar

Me pupla të argjendta

Brenda një zjarri të madh

Ku donin dhe s’donin

Të digjeshin…

KLITHMA

Kujtimit të mikut tim të rinisë,

Shkrimtarit Jovan Buli.

Ata që më deshën dhe i desha shumë,

Ikën…

Nuk e di për ku dhe pse?

Thonë në oqean ku dallgët

I shndërrojnë në pulëbardha!

Po ku janë pulëbardhat?

Kaq vite pres, e pres…

Dëgjoj vetëm klithma

Dhe zhurmë dallgësh…

KISHIM FRIKË…

Kishim frikë të putheshim

Mos digjeshim

Dhe bëheshim hi!...

S’duruam dot

U puthëm,

Mbinë pesë selvi

Në varreza…

77 views5 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page