top of page

Një realitet i dhimbshëm shqiptar, që ende rrënkon!


Ilustrim nga Fjala e Lirë

Një realitet i dhimbshëm shqiptar, që ende rrënkon!

Fatmir Terziu


Pak-kush, dhe vetëm disa numra penash, të quajtura dhe të cilësuara intelektualë „patriotë“ kanë kërkuar me shkrimet e tyre të gjëjnë një 'ilaç', sado të mundshëm për të shërruar një dhimbje shqiptare që vjen nga shekujt, e që ende i kërkon si fëmija nënës ndihmë.

Nënë?

Ndihmë!

Kjo nuk është një thirrje e sotme. Nuk është aspak vetëm e ditës, por e disa shekujve me radhë. Është thirrje shekullore. Dhe kjo thirrje si në përrallat e vjetra me stimulin për të vënë në gjumë fëmijët ka kohë që jepet e ritransmetohet politikisht, diplomatikisht, me shprehjen e vazhdueshme „nuk ka ndryshim kufijsh!?“.

Historia thotë se prej shekujsh është bërë një luftë e ashpër kundër popullit shqiptar. Si rezultat i kësaj lufte ne shqiptarët kemi humbur disa dhjetra mijë km2 troje mijëvjeçare shqiptare me disa milionë banorë të zhvendosur, të emigruar, të transformuar, të harruar e të kërcënuar.

Me egërsi edhe më të madhe, sundimtarët dhe diplomatët modernë po bëjnë një luftë të hapur shekullore kundër shqiptarëve në trojet e veta etnike. Dhe vetëm për shkak të Rusisë dhe politikës së saj, pjesa më e madhe e konsideruar faktikisht shqiptare ra nën skllavërinë e përgjakshme dhe barbare të serbëve dhe grekëve të gjoja të krishterë ortodoksë, që rezultuan se ishin tiranë miliona herë më të egër se pesë shekujt e skllavërisë otomane.

Dhe kush i shkeli të gjitha ligjet njerëzore dhe të krishtera në luftën për plaçkitje dhe shkatërrim maksimal të shqiptarëve nga Trojet e veta etnike. Si rezultat i kësaj robërie “ortodokse” serbe dhe greke, qindra mijëra shqiptarë u vranë, qindra mijëra u dëbuan, ndërsa të tjerët u grabitën, u terrorizuan dhe iu nënshtruan gjenocidit të egër dhe barbar. Cili gjenocid aktualisht gëzon mbështetjen ekskluzive të shtetit rus në të gjitha drejtimet: Diplomatike, shkencore, politike, ekonomike, propagandistike, ideologjike. Pavarësisht fjalës së ëmbël të sundimtarëve dhe diplomatëve rusë për "miqësinë e përjetshme ballkanase, të krishterë ortodokse", shigjeta shkon më gjerë e më gjatë në trungun shqiptar, që kurë nuk ka pranuar të ndahet e të përçahet vetvetiu, dhe kurë s'ka pasur gjë më të shenjtë se Shtëpia, ku feja e tij e përjetshme ka qenë vetëm Shqiptaria.

Nënë?

Ndihmë!

Ndaj kjo thirrje është ende një dhimbë, një dhimbje sa aktuale dhe aq historike, kur mjaft shtete, qeveri dhe politika të hapura e të mbyllura të kësaj Europe, po synojnë të rikuperojnë plane të tjera agresive, dhe kur thelbi është se gjoja ata do të jetojnë të „paqtë“ brenda një familje. Atëherë pse ndodh kjo me heshtën dhe kreshtën që përdoret për të krijuar vazhdimisht „pakica“ nacionalitetesh në Shqipërinë e sakatuar, kur sakatimi më i madh i shekujve i ka ndodhur Shqipërisë? Përse heshtin krerët e Diplomacive? Nëse kjo zgjohet dhe dikush, sadopak shqiptar që është që të ndodhë ta hapë gojën, apo të ngrejë e të zgjojë problemin, të Tjerët e kullave të mëdha do të sulen e do të quajnë „Çmenduri e Shqipërisë së Madhe!?“

Por nëse kjo është vetëm për shqiptarët dhe Shqipërinë, pse po favorizohen përditë e më shumë shtetet e tjera, që në rrugëtimin e tyre historik kanë pasur gjithnjë synim agresionin dhe gllabërimin e territoreve të të tjerëve. Shqiptarët gjithnjë janë njohur për paqe, mirëkuptim dhe stabilitet në Rajon e më gjerë. Dikush nga këta të Tjerë, gjithnjë ka synuar të vendosë thëngjillin në duart e shqiptarëve, kur historikisht dihet se nga ndizet zjarri dhe kush e vendos atë në Ballkan e më gjerë.

44 views2 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page