top of page

Një rënie me sy


Një rënie me sy

Astrit Lulushi


Poeti ka dy bashkëbisedues -

Natyrën dhe veten -

Kur flet u drejtohet të dyve;

Përgjigjet i vijnë veç e veç

Por ai i përzien.

Pyetjet e para janë:

Cila është dashuri,

Dhe cila është romancë?

Të dyja janë trulluese -

Njeriu hutohet prej tyre:

Kur gruaja me të cilën je

Është gruaja e vetme në botë,

Është dashuri.

Romanca është,

Kur gruaja me të cilën je

Është çdo grua në botë.

Po kodër çfarë do të thotë?

Dhe përgjigja është,

Se kodra ishte e para;

Kur kështjella u ngrit në gur,

Hodhi vështrimin poshtë,

Dhe pa një “poshtë-kodër”,

Vendi mori emrin Shkodër.

Ndërsa kështjella Rozafa

U quajt, kur ilirët labeatë

Lundrën ia lanë traditës

Dhe me Gentin në krye

Zgjodhën të jetonin ndryshe.

Në natyrë,

Njeriu i ngjan peshkaqenit

I cili shkon nga shkon, dhe kërkon

Në fund, të kthehet aty ku u lind.

Edhe hedhja e hirit në det,

Kur njeriu vdes, nuk është pakuptim,

As kursim i një pëllëmbe toke

Por është thjesht një ritual

Që fillimisht Ilirët kanë pasur

Për të nderuar të rënët në luftra,

Më vonë këtë zakon

Të tjerët e morën.

Oh, vazhdo, na thuaj më -

Dhe poeti i qetë shton -

Në kohën tepër të lashtë

Para helenëve dhe të gjithëve

Në Egjipt jetonte një popull,

Nga Qielli mendonte se ishte;

Edhe Perëndinë e quante Ra

Jo vetëm se urdhërat e tij

Binin lëshuar nga lart, por se

Mes reve një sy mbante hapur,

Osirin bariun e zgjuar, që vëzhgonte

Në Tokë, se ç’bënin krijesat e Zotit.

Shekuj më pas, Herodoti udhëtoi

Nëpër Egjipt anë e mbanë

Dhe u çudit sa shumë ngjante

Kultura e lashtë atje

Me atë të fiseve që Hënën

Kishin marë për emrin e tyre;

U bë kurioz, kopjoi, studioi

Dhe u ul e shkroi historitë e tij

Për helenët dhe botën;

Ku ilirët barbarë i quante

Sepse flisnin gjuhën e parë.



18 views0 comments

תגובות


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page