top of page

Një qen në"grevë urie"


Një qen në"grevë urie"

(skicë letrare)

Nga Përparrim Hysi Si pensionist, në mëngjes heret, e pi kafen tek klubi"ARJAN",një nga klubet më komod që ka Tirana. Pronarja e klubit, Valbona së bashku me burrin,SELËN (ky një GORAN-kapedan që ka një biznes të sukseshëm),ka një klub jo vetëm me të gjitha"resurset",por veç ambienteve të brendshme( me kolltukë e karrike të larguara nga njëra-tjetra),por të kënaqet shpirti me gjebërimin dhe konfortin e mjedisit të bollëshëm rreth e përqark.Ka pemë që ruajnë gjelbërimin(vetëm nga një ulli,nxori sivjet 10-litra vaji);ka shegë,limona, portokaj.Nuk numërohet llojet e luleve dhe mbi të gjitha këto:një shërbim ekselent.Me një banakiere perfekte që,siç ka emrin LAVDIE,ia rrit namin klubit.Dhe në këmbë,sa brenda dhe aq jashtë kamarieri GJON. GJONI më ngjet me një nuse:nuse,urdhëro dhe porosia u krye. Ka edhe më: për terjakijtë e duhanit,një aneks më vete,ku"pronarët" kanë vendosur dhe një sobë me dru që mos"plevitosen". Por për mua,si pensionist,ky klub duhet të shpallet me "pesëyje" për banjot aq të pastra që rrallë i gjen në vend tjetër. Më vjen të bërtas:" O njerëz që doni të pini kafe,vraponi tek klubi"ARJAN".

* * * Unë jam i"abonuar" aty dhe,përçdo mëngjes,më gjen tek"kolltuku im" (nuk ka çajre ta zërë kush tjetër?) dhe njoh,pothuaj të gjithë ata që hyjnë e dalin nga ky klub. Vizitën e dytë(sigurisht,pas meje) e bëri një zonjë,e veshur si për SIBERI dhe nga një shikim nga larg,m'u duk sikur para gjoksit kishte"marsupë".E,-mendova-,që nuk gjajmë me kafshët.Kjo,- mendova,- është rracë kanguri! Por jo vetëm qeshë i nxituar,por mend pësova "shok" që ajo që e pandeva"rracë kanguri",ishte nga më njerëzoret që kam njohur. Nxori një qen të vogël e të bardhë, me putrat të bardha dëborë(qeshë gati t'ia puthja putrat asaj qenusheje aq të vogël). Sa gjerba kafenë,dëgjova banakieren,LAVDIEN që u lëshua andej nga "qeni-kone" me batuta përkëdhelëse dashurie.Mbushi një filxhan me qumësht,por qeni as u tundua. E zonja(ajo me"marsupë),shpjegonte:- Ma la komshia,se ka ik jashtë shtetit. Më bien lot.se nuk pranon asgjë që i ofroj.Kërkon të zonjën që ka ikë në 24 dhjetor dhe kthehet në 5 janar.Ndihem keq se refuzon çfarëdo lloj ushqimi. Ia fut me"zor" me shiringa dhe druej se po e vjellë. Oh, të ma ruajë ZOTI deri në 5 janar.Të gjitha fjalët i shoqëronte me lot. U lotua dhe LAVDiA,e cila,sado e mbuloi me pekule,nuk arriti ta"nxjerrë këtë qen nga greva e urisë". Mjedisi u bë vërtet prekës.Një ZONJË FISNIKE,një NËNË,ka të njëjtë dashuri për një qen.Aq më shumë rritet karizma e asaj zonje të panjohur nga unë,se qeni nuk është i saj,por i komshies. Hamendësoj dhe,tek lexoj në internet,tani 2022 vjet pas LINDJES së KRISHTIT,akoma KAJNI vret ABELIN. Djali rreh baban,vret nënën dhe ka një ftohje gati planetare të shoqërisë. Po,kur thonë turqit:-Në mes kasavetit,ka selamet. Ka njerëz si kjo ZONJA,si BONA,si LAVDIA që,kur"duan qentë",nuk kanë si mos duan njerëzit. E vetmja rracë që nuk ka ndryshuar është ajo e kafshëve. NJerëzit mund t'i tundoshë që të dalin nga greva e urisë,por një"qen" si ky qeni i kësaj ZONJE nuk mundesh. Dhëntë ZOTI që të rezistojë deri në 5-janar ky qeni vogël dhe kaq i madh.


Tiranë,28 hjetor 2022

37 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page