top of page

Një"profan"


Një"profan" që nuk merr vesh nga filozofia *


"Rrathët e shtegtarëve të heshtur"-roman nga ILIR HYSI

(ese)


Nga Përparim HYSi


Nëse shihni korsivin,duhet të nënkuptoni që shkrimin timin modest do ta mbaja në promovimin e këtij libri që do mbahet nesër në ora 20,në një nga pavijonet e një biblioteke të TIRANËS. Në këtë promovim do të mungoj për arsye shëndetësore. Gjej rastin që ta falnderoj autorin e librit,ILIR TAJAR HYSI,që është edhe kushërir imi dhe,sado të një gjaku, nuk jemi parë apo takuar.

ILIR TAJAR HYSI është kardiokirurg në LILË të FRANCËS dhe,veç profesionit të mjekut,ka hobi letërsinë. Aq hobi e pasion e ka letërsinë, sa,kur ndjek krijimtarinë e tij në letërsi,ai është jo vetëm shkrimtar,por dhe poet. Në të dyja gjinitë që shkruan,ai është unik: në poezi shkruan sonete,sikur të ketë pika gjaku nga PETRARKA dhe në prozë ja tek vjen me këtë roman filozofik që,mua tetëdhjetë vjeçarit, më shkaktoi djersë të ftohta.

* * *

Romani"Rrathët e shtegtarëve të heshtur" është i porsadalë,i pjekur si një bukë e ngrohtë që lëshon avull,në një "furrcilësore POETEKA",me një"furrxhi"po kaq cilësor që quhet ARJAN LEKA. Librin dje,me porosi të autorit, ma dha i ati i ILIRIT.TAJARI. Tajari ka qenë inxhinier i vjetër nafte dhe,po t'ia shtrydhshë gjakun,në venat e tij mund të gjeshë naftë. Mamaja e ILIRIT,VITOJA, ka qenë stomotaloge. Pra e thëna se"pema bie nënë pemë",në rastin tonë nuk qëndron: vërtet që të dy prindërit e ILIRIT janë intelektualë,por asnjëri dhe as tjetri nuk shkruajnë as prozë dhe as poezi.

Para se të shkruaj për këtë romam të ILIR HYSIT,unik në llojin e tij, duhet të them së pari,se romani i tij,nëse i referohem kulinarisë,nuk është një"gjellë" që mund ta hanë të gjithë. Edhe,nëse provojnë ta"hanë", siç ndodhi me mua,mos kujtoni se do t'u pëlqejë dhe për disa:është fare e patretshme për stomakun e tyre. Nuk shkruaj me apriori,por është krejt e vërtetë.

Pasi e përfundova së lexuari,fillova nga hamendësimet e mia. Këto hamendësi vërshonin si lumë dhe koka m'u kthye dhe uturinte sikur të kish një koshere me bletë gati për të roitur.

Më kujtohet një thënie proverbiale e PEARL S. BUCK që thotë:"Brenda vetes sime është një vend ku jetoj krejt i vetëm dhe aty rinovoj burimet e mia që nuk shterrin kurrë". Ja,kështu, ka ndodhur dhe me ILIR HYSIN. Sado me një profesion me aq përgjegjësi,ai "rinovon burimet e pashtershme" dhe i jep jetës një kuptim sipëror dhe,dukeshkruar këtë roman filozofik,sikur ka bërë atë që ANTOINE DE SAINT-EXUPERY e ka thënë gati një shekull më parë:"Jeta ka kuptim vetëm nëse atë e këmben nga dita në ditë në diçka tjetër". Por kjo,"diçkaja tjetër" tek ILIR HYSI,këtë radhë sjell një roman që nuk është i tretshëm për çdo stomak. Tek e shoh,anë e mbanë romanin,dal në përfundmin e paluajtshëm: është roman për lexues elitë,pak i prerë për "sërën e lartë" të lexuesëve. ILIR HYSI ka shkruar një roman,pak si me kode të fshehta. Duke shkruar kështu,ai i bën thirrje lexuesit që të ngjitet për të deshifruar këto"kode". MARK TVEN,humoristi i madh amerikan,dihet që shkruante dhe modest siç qe,tha:- Librat e mia janë ujë. Librat e gjenive janë verë.Por njerëzit, në përgjithësi,pinë ujë. "Verë" është në gjykimin tim romanii ILIR HYSIT.

* * *

Ka patur shumë të drejtë BLAISE PASKAL kur shkruante:" Madhështia e njeriut qëndron në fuqinë e tij të mendimit". E shfletoj me kërshëri librin dhe has në një përkim që më emocionon. Heroi qendror i romanit Alfred KUTA shndrrohet në një personazh që aq shumë e kam dashur:AKAKI AKAKIJEVIÇ të GOGOLIT. Personazhi mitik i novelës"Manteli". GOGOLI është nga prozatorët që aq shumë e dua dhe dua të theksoj këtu thënien e një shkrimtari rus që tha:"Ne,të gjithë,sikur kemi dalë nga "MANTELI" i GOGOLIT. Përkim shijesh dhe,për çudi,edhe ILIR HYSI aq e ka për zemër sa pesonazhit të tij,sikur ia vesh mantelin e tij.NIKOLLAI GOGOL ka qenë ukrainas dhe kurrë nuk shkroi në gjuhën ukrainase. Ndërhyj paksa,sikur të hedhë piper mbi mendësitë e mia, se një mendje iracionale si ministri i kulturës së UKRAINËS, nxori jashtë bibliotekave"Lufta e Paqa" të TOLSTOIT vetëm se evokon luftën patriotike të rusëve kundër NAPOLEONIT. Ndoshta,mediokër siç e tregoi veten,masakron dhe GOGOLIN:

Kur shoh dhe lexoj më tej për "AKAKIN e ILIRIT",më duket se kam parasysh jo një roman tradicional,por një risi,si një rrugë të pashkelur,ku nga faqa në faqe sikur kemi një palimpsest: dijet e autorit plus mendësitë e tij, në atë burimin që nuk shterr kurrë.

Thotë GËTE:- NJerëzit e mençëm apo gjenitë praprijnë." Jo më kot e citoj këtë thënie të GËTES. Qysh në vitin 1937,MIGJENI,shkroi"Të korrat" dhe britma sarkastike"Do mësohemi me ngranë hekur" ishte kambana që tundi GJENIU se lufta dhe uria po kërcënonte njerëzit.

* * *

Nuk thonë kot që në kohë krizash sociale,lindin vepra të mëdha. I këtij formati është dhe romani i ILIR HYSIT.

Metaforën groteske"Kafshatë që nuk kapërdihet,është,or vëlla,mjerimi,ai e merr dhe i jep përmasa sa aktuale,por dhe aq tronditëse. Radarët e autorit shikojnë më tej se çdo lexues i mirëfllitë. Ai tund kambanat e alarmit se bota po kërcënohet nga uria.Migjeni thoshte"Do hamë hekur",PRENGA, i burgosuri homonim në roman,shkon dhe më tej:Uria shpie në kanibalizëm! Një realitet vërtet tronditës. Si mjek,besnik i profesionit, ai është i paapelshëm për jetën. Në dialogun AKAKI-W lexon:"... po të dënohet me vdekje PRENGA a të gjashmit e tij,vallë a do ringjallet viktima e cilitdo krimi?

Kur hyn në këto" vizita në burgje", në anale krimesh,disa prej të cilave,autori dhe i ka përjetuar, arrin në një përfundim shumë domethnës: sado që ka gati mbi 25 -vjet larg SHQIPËRISË (shkolluar në FRANCË,ka krijuar familje dhe jeton atje), megjithatë duket se SHQIPËRINË e mban me vete dhe jeton e përjeton me të. Është sinjifikative që një krim shumë tornditës i ndodhur aty nga fillimet e demokracisë ka mbetur varur në kujtesën e tij: vrasësit që bën krimin u varën para turizmit të qytetit dhe tek bën diagramën,thotë:- A zhduken kështu krimet? Dhe jo vetëm kaq: skenat me ato"dramat që luhen në bllok",me KRYEZOTIN dhe KADRIUN,tregojnë se ILIR HYSI vë pikat mbi i dhe bën apel për të vërtetën. Një personazh që më bër përshtypje është TONIN VANI apo LAFI. M'u duk se ky personazh qe arketip i "Vdekja e nëpunësit" të Çehovit.

Nuk mund të vazhdoj më tej,për arsye shëndetësore,por dua të theksoj mendmin tim,sado profan: Mua më duket se KARDIOKIRURGU,ILIR TAJAR HYSI, e ka shndrruar SHQIPËRINË në një"trupanatomik",të shtrirë në tavolinën e tij krijuese dhe i bën diseksionin me bisturinë të shndrruar në penë.Dhe ia ka rritur që të na jap një libër të mirë.Kjo ndodh,mendoj unë, se ai ka një ndërgjegje të qetë dhe jeton me dashurinë për ATDHENË.


Tiranë,9 qershor 2022

19 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page