top of page

Një premtim i cekët


Një premtim i cekët

Fatmir Terziu


Shko fli sonte,

e dashur,

atëherë do të të vizitoj,

në ëndrrat e tua më të ëmbla.

Do të bëhem mjaltë

një shpirt i i gatuar për një enë pa emër,

një mendje e qetë me vullnetin për të luftuar fatin,

duke ecur plot dëshirë përtej skenës,

shko fli sonte,

e dashur,

vetëm kujtimet e dhimbshme, zgjohen nga tradhtitë.


Një gllënjkë e nxehtë i bën të mendojnë,

pse duhet ta shijoj këtë pije,

nuk ka rëndësi,

shko fli sonte,

e dashur,

nuk do të jetë kurrë një pafundësi.


Në një vend të lumtur pa ëndrra,

drejt një errësire të panjohur ku rrjedh,

duke mos u dorëzuar, vullneti bëhet më i fortë,

shko fli sonte,

e dashur,

kështu është kjo botë.


Duke djegur gjuhën buzëqesh butë,

jashtë është një ditë e bukur. Dielli djeg furrë.



Gjumi

Fatmir Terziu


Unë fle përçart

për të shpëtuar një pjesë të ëndrrës sime,

për të provuar çdo natë është një parcelë e mbarë

nëna, Atdheu, memorja, kujtimet

dhimbja, malli, dashuria në një anë,

ngrihem për të parë mos prishet,

kjo ëndërr e lodhur, e ndarë.


Syri i zemrës sime po mbyllet më shpejt

këtë herë, nuk është dashuria ajo që po e mbyll atë,

as prekja e ftohtë e errësirës,

as zilia siç e sheh të arsyeshme,

është Nëna nga telajoja e dritës,

ndërsa mosha ia turbullon shikimin,

dhe nuk vrapon, përpëlitet, si një vegim i ditës

s'mund të shoh se ku do të shkoj.

Unë përgjumem, e puth, ç'mallohem

ëndërroj larg çdo ledhatim,

ndoshta do ta shoh përsëri kur të zgjohem.

 
 
 

1 Comment


Qazim Shehu

Nje poezi e rrjedhshme

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page