Libri i ELIVERTA KANINA-ANELLI "Pronare qiejsh"
(ese)
Nga Përparim Hysi
Tri vjet pa parë me miken time ELIVERTA KANINI. U bëmë të këndojmë atë këngën me vargje të KADARESË:"Jetojmë të dy në një qytet/ dhe rrallë shihemi/ sa rrallë... Se covidi,po të vjedh një frazë nga një dramë e shkruar në kohën e diktaturës"...ia ka ba KALCËS,tetë me dy. Dhe vërtet kështu ka ndodhur:humbën takimet miqësore; humbën promovimet dhe,ca më shumë,kafetë në klub që aq shumë na shijonin dhe duket që buçiste jeta. Këta monstrat që"mbollën" këtë virus vrasës,pothuaj se na vranë së gjalli. Hoqën gëzimin që është limfa e jetës dhe deklaruan:" Nga sot,do jemi tjetër!!!". S'ka deklarim më mizor,por nga fytyra që janë biçimë,mos prit kurrë mirë. U mbyllën portat e miqësisë dhe stresi u bë dominues. Njerëzit humbën drejtpeshimin dhe"sjellësit e fatkeqësive",me zëraKASANDRE filluan dhe numëronin viktimat. Jo vetëm kaq: alarmi mediatik bëhet dhe më stresues,kur emërton këtë lloj virusi, me"degëzime mutacionesh"; me alternativa vaxinash dhe,ca më keq,me kohëzgjatje sikur shkenca vdiq dhe në fuqi amplifikohen jo shkencëtarë,por astrologë. Natyrshëm,që bota është tkurrur dhe ka hyrë si doku në ujë.Nuk do mend shumë që të arrish në përfundimin:-Bota është përballë një krize shoqërore. Natyrshëm,çdo i gjjallë,do "kërcejë sipas muzikës",se ndodh ai fenomen shoqëror që ndodhi në kohën e LUFTËS SË DYTË BOTËRORE.Atëherë lindi ajo sentenca aq domethënëse: "Edhe nëse nuk u prekën nga copat e predhave dhe të granatave,ata,prapë se prapë,erdhën të plagosur". * * * Kështu ka ndodhur dhe me ne. Jo vetëm jemi "të plagosur",por jemi bërë dhe"tjetër". Këtë "tjetërsim" e vura re dhe,kur e ritakova miken time të kaqviteve. Pa shumë kortezira,tek shkëmbyem librat me njëri-tjetrin dhe,ndërsa unë i dhurova librin tim me tregime "ÇEHOVKA",ajo më daroviti me dy librat e saj:"Pronare qiejsh" dhe"FLY with me". Pra,tjetërsimi tek mikja ime,ka ndodhur për mirë. Me dy libra dhe,siç vë re këtë me poezi e prozë,ka një rritje cilësore apo një hop,sa,sado që nuk i thashë atje,tek pinim kafenë,meritonte që t'i flisja me fjalët e MILOSAOS:-"... në katundin tonë vashat nuk i gjeje kaq të hijshme".Kjo kortezi nga ana ime nuk i bëhet për portretin fizik ,që edhe këtë e meriton,po për cilësinë në krijimntari që sa vjen dhe e zbukuron. Kur lexoja poezitë e ELIVERTËS,më lindin shumë asosacione. Zë e meditoj dhe them: ELIVERTA KANINI me profesion është mjeke dhe si arriti që jo vetëm të shkruajë poezi, por edhe të arrijë një nivel cilësor. Ka patur të drejtë POETI GREK;JANI RICOS që thotë:"Trualli i poezisë është në zemrën e gjithë njerëzve". Nga ana tjetër, ma bën më konkrete përgjigjen e pyetjes sime,NOBELISTI JOSIF BRODSKI. Kur JOSIF BRODSKI,për natyrën e tij rebele,kur jetonte në RUSINË SOVJETIKE ( me origjinë ka qenë hebre), në një nga gjyqet kundër tij(kronikanët thonë që ka bërë nja 13-gjyqe të tiilë si i akuzuar),në debat me një gjykatës.është shprehur kështu: - I akuzuar,ç'punë bëni? -Unë jam poet,- deklaron BRODSKI. -Poet ti,po ti nuk ke shkollë të lartë. -Poezia,- tha BRODSKI,- është peshqesh nga ZOTI! Ja,kjo është dhe përgjigja për POETEN ELIVERTA KANINI. Por nuk mbarojnë këtu asosacionet e mia. Mirë"peshqesh nga ZOTI",por ja tek më fanepset hebreu tjetër,FRANC KAFKA dhe në vesh më kumton:" Vërtet ZOTI t'i jep arrat,por nuk i thyen ato", Dhe tani t'i lëmë asosacionet e të flasim për këtë"PRONARE QIEJSH".
* * * Gjatë krizave shoqërore (ne po e jetojmë një të tiilë),lindin veprat më të mira. POETËT me vargjet e tyre shpirtërojnë botën. Lozin me fjalën dhe bëhen të magjishëm. Një sociolog francez,EDGAR MORIN,thotë:- Jam i bindur se njeriu jeton dy jetë: një jeta e përditshme dhe tjetra jeta poetike. E përforcon ca kohë para tij;ANDREA BRETON:"Njeriu banon në tokë në mënyrë poetike".
Dhe,ngaqë një jetë mbi tokë,EILVERTA;e jeton në mënyrë poetike,ka guxuar dhe ka"privatirizuar" qiejtë. Jo vetëm kaq,si "pronare ekskluzive",pa patur nevojë për"tapi me vulë noteri",në një nga "qiejtë e saj" ka mbjellë grurë poezie dhe në"qiellin tjetër",grurë proze. Sikur,për një çast, t'ia zhvesh"mantelin e krijuesit" dhe t'i vesh"rroba ushtarake"(gjithmonë,i dikuar nga filozofi dhe eseisti francez,BRICE PARARU(1897-1971),që thotë:-Fjalët janë kobure të mbushura,"kjo,POETJA bëhet"sozia" e gjallë e ISA BOLETINIT,me dy kobure. Tej analogjive që kurrë nuk janë saktësisht të gjashme,unë jam sa pak poet,por dhe po aq dhe bujk (fshatar,den babaden),tek futem në atë copë qiell poetik,të ELIVERTËS,vë re se ky,lloj gruri,quhet kuturli dhe bën petë të holla për bakllava. Se e ëmbël si bakllavaja është dhe poezia e saj."... më merr malli për dikë/....malli më shungullon të gjithën/..." dhe bëhem gjethe tërfili e tharë mbi një libër... më tej " harlisem në data ditaresh dhe ngazëllej në festa kombëtare.... dhe harrohem fare.../nga malli përlotem e dikë pres të puth/për dikë vesoj njëshimalli/çdo muzg. Në lirikat e saj,gjen një shpirt të dlirë e të qashtër dhe,nëse kritka letrare do qëmtonte dhe përzgjidhte poezitë erotike më përfaqësuese,pa dyshim duhet të zgjidhte poezinë"Prej mollësh vij". Ku tej paragjykimeve,por dhe si një shembull i madh emancipimi, me guxim qytetar,POETJA këndon:"... nuk të ndërroj me asgjë/Më puth/Të bardhë e kam ardhjen:tul molle!/Kollofitëm!/Ç'të duhet më tepër... dhe,më së fundi,vargu apogje:-Kam lindur mollë e ngrënë!!! A mund të këndosh më bukur se kaq? Në një poezi tjetër lirike,lëshon një kushtrim të butë:-Bëmu veshje! I ka"hequr bragashat",po të vjedhe nga MIGJENI,dhe ja si këndon:"...kam nevojë të jesh burrë/ndonjëherë të jesh dhe i marrë/kur jam vetëm femër para teje/lakuriq e në pritje...me përkujdesje e butësi prej burri... marrëzi dashurie të më veshësh: të më bëhesh këmishë!!! Poetja ka zërin e saj të guximshëm. Ndihet e lirë si zogu i pyllit,por,kur thotë GEORGE BERNARD SHOW:"Liri do të thotë përgjegjësi.Kjo është arsyeja që shumica e njerëzve e kanë frikë atë."
* * * Kur pashë që libri hapej me poezi dhe mbaronte me prozë,i t"theva notën në sjellje" autores. Se ëmbëlsira hahet në fund. Por,kur hyra në"qiellin e prozës",hasa në"grurin halëzi". Gruri halëzi bën kallinj të rëndë dhe quhet figurativisht" buka e fukarait". Tek hyra"mes këtij gruri",m'u përmbys gjykimi për notën në sjellje. E ka shkruar në"kohë pandemie" dhe gjithë proza është si një"almanak" për gjithë familjet që jetuan.mbylljen nga pandemia. Proza është"bio" dhe mua,si lexues, ma çoi buzën vesh më vesh. BABAI"huqli" i autores jam unë dhe gjithë"detashmenti i brezit të vjetër",që nuk tjetërsohemi dot apo shpërthejmë në rebelime që veç na bëjnë dëm. Autorja,me profesion është MJEKE dhe gjatë gjithë kësaj Pandemie që po stërzgjatet, mend mban malet mbi supe. Veç si mjeke.është familjare(i shërben një"minirepublike" prej 5-vetash në familje) dhe,megjithatë, ajo ia del që gjithë këto"përjetime sresante",ku e ku me penë,t'i bëjë sa më të lehta; sa më relaksuese dhe proza e saj është edhe mirë si buka,se është"bio",por .. për tëmos u stërgjatur,mund t'u them lexuesëve:Vërtet që ELIVERTA KANINI i ka"privatizuar qiejtë",por këtë "pronë intelektuale" ua dhuron lexuesëve,si t'i ketë ftuar në një banketë.Ata që do "shtrohen në këtë banketë",do të gjejnë atje,edhe diellin;edhe tokën; eddhe dashurinë;edhe miqtë... do të gjejnë krejt jetën tonë:me gëzimet,me hidhërimet dhe shpresën për të ardhmen e bardhë.
Tiranë,16 nëntor 2021
Comentários