NJë poete e "skllavëruar" nga poezia


NJë POETE e "skllavëruar" nga poezia Vëllimi poetik "Oh,ç'vite të vrara!" i BAJAME HOXHA (ÇELIKU) (ese) Nga Përparim HYSI BAJAME HOXHA (ÇELIKU) ka profilin e vetë si krijuese në LETËRSINË SHQIPE. Lëvron dhe prozën dhe poezinë.DHe në të dy fushat:si në prozë e poezi,është cilësore. Njëkohësisht,ajo në krijimtarinë e saj,ka një vend të veçantë për letërsinë fëminore, Në këtë fushë shquhet,nëna e dhimbshme dhe,njëkohësisht,mësuesja që e njeh këtë cicërimë fëmijësh,aq sa si në veprat për të rritur,edhe këtu të nominohet me çmime. Enkas kam përdorur epitetin"e skllavëruar nga poezia" se,ndërsa deri tani ka botuar 20-libra,14 libra janë me poezi. POETJA është e ndërgjegjshme se shpirti i saj është si një prush poetik që rri ndezur pa pushim. Siç kam vërejtur edhe në vëllime të tjera (unë kam shkruar pëër krijimtarinë e BAJAMES si për prozën dhe poezinë),ajo poezinë e ka në ADN e saj dhe me të ka ndodhur ajo që thotë LUI ARAGON:"Fjalët më morën prej dore dhe më çuan në"udhën e zogjëve". Mjerisht,për BAJAMEN"Udha e zogjëve me cicërima" ishte"udhë me gjemba" që shpirtin e brishtë ia bën shoshë,e sfllitën,por nuk e mposhtën. Shpirti i BAJAMES gjelbëroi dhe,sado që "çeli vonë" ajo vjen me poezi lirike aq të ëmbla,sa,kur thotë GORKI për ESENININ:" Erdhi si një luleshtrydhe në ngricat e janarit". DHe këto"ngricat" që ngrinë shpirtin e brishtë dhe krijues të BAJAMES,qenë ku e ku më të acarta nga ato të natyrës. Për fat të keq,BAJAMJA është pafajësia vet që ka provuar atë"gulagun madein SOLZHENICIN" jo vetëm për vete që fëmijë,por me krejt familjen. Dhe është për t'u çuditur: ajo jo vetëm nuk u nënështrua.por ashtu si në një trung"të sharruar nga sharra"made in lufta e kllasës"çeli si një bisk gjelbërosh dhe u kthye si një sfidë e bukur: si një lis me dega. Kam thënë diku:-Nuk ka se çfarë t'i bëjë vesa betonit! BAJAMJA dhe gjithë"bashkëejetuesit e gulagut në SAVËR të LUSHNJES qenë betoni që sfiduan diktaturën. * * * Libri me poezi që pritet të dalë së shpejti "Oh,ç'vite të vrara!",është një libër i mbushur me regëtima shpirti.Kur i shoh një nga një,mbi 160 poezi të k