Një përgjigje për Mimi Kodhelin


Alketa Ipeku

REAGIM Një përgjigje për Mimi Kodhelin, Alketa Ipeku: Unë jam mësuese, nuk jam TI! Mos na fyeni inteligjencën Mimi ne jemi mësuese, jemi nëna. Ne edukojmë breza, po ju çfarë misioni keni? Nuk keni përballë kundërshtarët politikë me të cilët jeni mësuar t’i hidhni baltë njëri - tjetrit. Mos na fyeni. Na lini të punojmë të qetë.


Nga Alketa Ipeku


Sapo dola nga bangat e universitetit fillova punën si mësuese. U bëra e tillë e më pas u bëra nënë. Ky profesion u rrit bashkë me fëmijën tim të parë. I rrita së bashku me misionin për të përçuar dije e dashuri.U përkujdesa se në çdo ditë të punës sime jo vetëm jepja po dhe merrja dije e dashuri. U mësoja nxënësve të donin gjuhën shqipe dhe letërsinë, sikurse u kam theksuar se mbi të gjitha duhet të bëhen njerëz, qytetarë të denjë për tëardhmen e vendit me të cilin i kam tëlidhura rrënjët fort. Kanë kaluar vite e breza nxënësish të cilët sot janë anembanë vendit e jashtë tij në profesione të ndryshme madje shumë prej tyre i kam kolegë dhe ndjehem krenare për çfarë u kam dhënë e kam marrë prej tyre. Jam ende mësuese me 19 vite punë mbi supe dhe e dua profesionin tim, emocionohem si ditën e parë të punës për çdo detyrë të realizuar bukur, shqe