NJË NJERI I VËRTETË…


NJË NJERI I VËRTETË…

Liri Bele

Theodhori i lodhur, por i gëzuar, pasi ka nxjerrë nga spitali mikun Aleksandin tashmë të përmirësuar, e shoqëron brenda shtëpisë së tij të mbështetur në krahët e veta, qëndron një copë herë në pritje, dhe pasi sigurohet për gjendjen e mirë shëndetësore , e përqafon me dashuri dhe kthehet në shtëpi i qetë. Përgjatë një jave të qëndrimit të tij në spital, Theodhori pothuajse, i qëndroi pranë shokut, njëkohësisht komshiut të vet më vonë miqësija u konsolidua; banesat e tyre ndodhen disa metra larg njëra-tjerës, ku dritarja e dhomës së gjumit tij ka përballë saj dritaren dykanatëshe të njërës prej dy dhomave të mëdha të shtëpisë së Aleksandrit, rrethuar nga një gardh i lartë, i gjelbëruar dimër-verë, tek i cili, është e pamundur të ndahen midis tyre rrënjët e trandafilave me ato të rozmarinës, që në pjesën e sipërme duken të gërshetuara si të formojnë një mur solid të strukturuar . Hyrja para shtëpisë ka ballkonin në përmasa të mëdha, por vazot e shumta të luleve të përzgjedhura të tërheqin duke dhuruar aroma , të këndëshme ,dehëse , aq sa nuk mund të hedhësh sytë në objekte të tjera sepse të përfshin aroma e tyre, pothuajse e gjallë.

Theodhorit shpesh i kishte shkuar nëpër mend se vlera e atij gjelbërimi ishte e njohur dhe e shijuar prej tij, teksa shihte gjithçka nga lartësia e katit të katërt, krahasuar me pronarin e shtëpisë një katëshe të bukur ,të gjërë me dy shkallë të mermerta para saj. Të shumtë ishin momentet e hapjes së njëkohshme të dritareve, kur miqtë përshëndesnin njëri- tjetrin me përkulje të lehtë të kokës dhe pas atij çasti ngrinin sytë të shijonin ngrohtësinë e rrezeve të para të diellit mbi fytyrat e tyre, ende të përgjumura. Pra, afërsia e vendbanimit, mosha e njëjtë, natyra e përafërt e karakterit pothuajse të mbyllur për pjesëmarrje në rrethe të gjera shoqërore, favorizuan një miqësi të vërtetë bazuar edhe në takimet e paracaktuara midis tyre në mjedise të pëzgjedhura .Nardi, njëri nga djemtë e Aleksandrit, ishte shok i afërt me djalin e vetëm të Theodhorit, Tomasin, i cili mbas largimit jashtë shtetit të Nardit, me dashuri dhe përkushtim të sinqertë u qëndronte afër prindërve të tij për t’ua zbutur sadopak ndjenjën e vetmisë dhe zbrazëtinë shoqëruese të përditshme. Mënçuria, edukata familjare e pasuar nga zbatimi me rreptësi i rregullores ushtarake, sepse në atë profil Theodhori kishte shërbyer disa dekada korrektësisht e ndershmërisht, pikërisht ato i kishin ngulitur gjurmët e tyre tek i biri duke e prezantuar përherë dinjitoz e të kujdesshëm në çdo rrethanë. Ditëve të fundit gjëndja shëndetsore e Aleksandrit po keqësohej, pikërisht shoqërimin dhe mbërritjen e tij në spital ,ambjentimin në dhomën dyshe të repartit të kirurgjisë i drejtoi Theodhori i cili u befasua ne momentin kur miku u spraps me forcë sapo hodhi vështrimin në shtratin përballë dhe në mënyrë të papritur një mjegullim i lehtë u ravijëzua në sytë e tij, i pashpjegueshëm, i paqartë, por aq e fuqishëm sa e vonoi çastin e akomodimit në shtrat të këmbës së djathtë dhe artikulacjonin e gjurit që ishte jashtë funksionit. Shtangia e Aleksandrit vazhdoi edhe përgjatë kohës kur infermierja pranë tij, e kthyer drejt aparaturave, po vendoste fillimin e funksionit të sistemit monitorues , mjekues përkatësisht diagnozës. Theodhori qëndronte në këmbë në pjesën fundore të shtratit, i gatshëm për çdo moment ta ndihmonte mikun por, nuk mund të mos i tërhiqte vëmëndje pozicioni i ndryshuar papritmas i Aleksandrit si të ishte i detyruar *Të ngrinte* apo* gozhdohej * nga një forcë misterioze*? Cili mund të ishte shkaku? Mos vallë, pamja e fytyrës së pacientit të panjohur që dukej nën çarçafin e bardhë edhe më e zbehtë se e zakonëshmja, buzët të errëta , të holla, tepër shtrënguar apo timbri i veçantë i zërit përgjatë kthimit të përshëndetjes time? E çuditshme ,gjë e vecantë për mua dhe nuk po kuptoja asgjë kur teksa e pyesja Aleksandrin nuk më përgjigjej dhe mbeti gjatë gjysmë ndënjur në shtrat. Çasti i vështirë u kapërcye me ndihmën e zgjatur në kohë të Theodhorit, i cili pasi i kaloi duart shpatullave të Aleksandrit, e shtrëngoi në gjoks me një ndjenjë miqësore tashmë vërtetuar midis tyre, e bindi mikun të pranonte në heshtje shtrirjen në shtrat por duke i mbajtur sytë mbyllur për një kohë të gjatë teksa pyetjeve rreth gjëndjes shëndetësore aktuale apo kërkesës për ndonjë ndihmë të momentit, ai i përgjigjej vetëm me lëvizje mohuese të gishtit tregues të dorës së djathtë. Fakti që gruaja e Aleksandrit e kishte të pamundur ta shoqëronte të shoqin në spital dhe të qëndronte pranë tij për ta ndihmuar, bëri që Theodhori ta plotësonte këtë gjë, duke i qëndruar pranë për orë të tëra, të përsëritura gjatë ditës , edhe natën . (Oli pësoi një paralizë të pjesëshme të gjysmës së majtë të trupit; përmirësimi po dukej i ngadalshëm).- Për sa shihja, pyetje të shumta po lindnin brënda meje ditëve të tjera të kohë qëndrimit në spital të Aleksandrit ,bluante në mëndje Theodhori.Ai trokiti në derë, ajo u hap shpejt nga i biri Tomasi, në moshë rreth të 30-ve, shëmbëlltyrë absolute e të atit, gazetar i konfirmuar në profesion, por edhe me prirje për shkrime letrare, trashëguar nga Theodhori, i cili kishte pasur mundësi të hartonte saktësisht vetëm raportime pune, ndërsa tundimet për krijime të lira në linjën e prozës me dhëmbje dhe përpjekje i kishte shtrënguar fort brënda vetes për disa arsye, mes të cilave, detyruese ishte koha tepër e kufizuar mbas një dite pune të lodhëshme dhe të zgjatur .

- U bëre për mall, baba! Kemi rreth një javë pa u takuar, ndonëse edhe unë kohët e fundit kam pasur impenjime pune të shumta.

- Ja, pasi të qetësohem nja dy orë, do të bisedojmë hollësisht dhe besoj se thelbi i bisedës do të na vlejë të dyve, por tani jam unë ai që kërkoj ndihmën tënde apo, më qartë, dua të bashkëpunoj me ty.

Tomasi nguliti një shikim tejet të habitur drejt të atit, por nuk bëri asnjë pyetje, në respektim të mundësisë së kohës së përshtatshme të bisedës e cila përherë ishte e dobishme dhe pa e matur kohëzgjatjen.

- Për sa do flasim, e gjykoj të arsyeshme të bëjmë edhe një shkrim në gazetën “Korrenspondenti” por ama ,me kushtin e vetëm që të jemi të dy bashkautorë. Ja, së shpejti do ta mësosh për se bëhet fjalë: pjesë të jetës njerëzore jo përherë të njohura, për më tepër saktësia e këndvështrimit kur ndodhesh personalisht para një personi të vlerësuar me objektivitet bazuar në fakte të panjohura të jetës së përditëshme.

Pas gjumit disa orësh, pasuar nga filxhani kafes, Theodhori u ul në dhomën e ndënjes përkundrejt të birit dhe nisi të fliste ngadalë:

- Banojmë në këtë godinë prej më tepër se 20 vjetësh. Përgjatë 5 viteve të fundit, unë jam një ushtarak në pension. Dihet se ky pallat u ndërtua pothuajse tërësisht në tokën e Aleksandrit, por, çuditërisht, me një aprovim të menjëhershëm prej tij, si të ishte në pritje të pakësimit të sipërfaqes së oborrit (diçka e paimagjinueshme, kur njihen mirë kundërshtimet e një pronari të një sipërfaqeje të caktuar oborri dhe, pikërisht brënda atij territori u vendos të ndërtohej një tjetër godinë, kësaj radhe publike), për më tepër, shoqëruar me një pozicion të veçantë. Pronari , pothuajse shihej i lumturuar në fytyrë në kohën kur pusi mbas shtëpisë u bë pjesë e themelit të godinës sonë në ndërtim aq sa , të dukej sikur ai po hiqte nga shpatullat e veta një peshë të rëndë. Rastësisht atë ditë jam ndodhur atje dhe ende nuk më është venitur shprehja e fytyrës tij, veçanërisht sytë e mjegulluar të ishin para çastit të shpërthimit të lotëve papritur . Pse vallë? Fillimisht unë njoha Aleksandrin një mjeshtër rrobaqepës por fakti që ne banonim fare pranë, na afroi .Vëndi i tij i punës ,rrobaqepsija ne këndin e oborrit favorizoi takimet tona . Pikërisht mënyra e punës e tregonte një profesionist të mirëfilltë: përherë ulur në një karrige pranë tavolinës, shikim të përqëndruar dhe të ngulitur mbi copën që qepte, të vendosur mbi sipërfaqen e tavolinës, gërshërët në dorën e djathtë, paksa të ngritur. Kur duhej të qëndronte pranë klientit për matjen e parametrave përkatës të trupit, atëherë ishte i detyruar të mbështetej te bastuni pranë i cili ishte përshtatur me lartësinë e shtatit të përdoruesit. Vitet zëvendësonin njëri-tjetrin. Rrobaqepësi e njëherazi miku im, tregonte talent, punonte pa përtim me kohë të zgjatur gjithashtu e shoqja e shoqëronte çdo ditë duke prezantuar një ndihmëse të denjë dhe fëmijët ju përkushtuan shkollës .

Ka rastisur të kem qëndruar një copë herë ulur në mjedisin e punës së tij duke e soditur përgjatë kohës kur ushtronte zanatin, më shpesh në riparimet e veshjeve. Dihet mirë që një kostum i ri, xhaketë apo pantallona, është vështirësuar aktualisht. Dua të shtoj diçka tjetër. Konfirmimin e Aleksandrit si një specialist të vërtetë e favorizoi edhe mundësia e emigracionit, lidhja me botën e kulturuar, pa e mohuar faktin që maja e bukurisë së profesionit të rrobaqepësit prezantohet në realizimin e pajës së vajzave, një linjë tradicionale në vëndin tonë. Ai ishte komunikues me femrat, ato gjenin ngrohtësi në biseda me të si njeri i ndjeshëm, korrekt, me karakter të fortë dhe ndershmëri të admirueshme. Ishte një krijues i veçantë. Duke qëndruar rreth 30 minuta, para se të drejtonte gërshërën mbi copë, të cilën e vlerësonte përballë trupit të personit, kombinimin me dizenjon e saj, hekurosjen shoqëruese, aq sa shprehja: “Hekuri është ustai i ustallarëve” dukej sikur proçesi përkatës lidhej vetëm me Aleksandrin. Kishte cilësi të jashtëzakonshme, si: korrektësi në përfundimin e veshjes, mendime të vlefshme në përputhje me moshën, pamjen e personit dhe konstruktin, duke u udhëhequr gjithmonë nga parimi i zbatimit të rregullores profesionale apo dhe nga ndonjë forcë tjetër e panjohur,e padukshme, që mund të ndikonte në ato rezultate pune të admirueshme. Pikërisht, përgjigjen e kësaj pyetjeje e shumë të tjera të mëparëshme i mora gjatë këtyre ditëve kur pjesën më të gjatë të kohës e kaloja pranë tij, sepse gjëndja e tij shëndetsore detyrimisht kërkonte të qëndronte në spital.

Të tre fëmijët u shkolluan në profile të ndryshme duke i përfundur ato me rezultate të shkëlqyera. U larguan jashtë kufijve ku ndërtuan edhe familjet e tyre të reja, por nga ana tjetër prindërit ndiheshin të vetmuar. Pavarësisht se , nga ana ekonomike nuk kanë asnjë problem, burrë e grua e përjetojnë me trishtim përherë e më tepër , mungesën e bijëve dhe të vogëlushëve pasardhës. Nuk mund të mohohet baza e arsimimit të të treve: të shkolluar saje punës së përditshme të gërshërëve të çelikta, makinës qepëse me përdorim të duarve fillimisht dhe vite me pas punën e saj e komandoi forca shtypëse e këmbëve, metrit shirit , gjilpërat në madhësi të ndryshme dhe pranë tyre, lëmshet me penjtë shumëngjyrësh.

Po jashtë orëve të punës, cili është Aleksandri? Një zgjuarsi natyrale, një horizont i gjerë dhe një piktor i lindur, sikundër e mësova me trishtim këtyre ditëve, por rrjedha e detyruar e jetës nuk mundësoi prezantimin, lulëzimin e talentit, ekspozimin e pikturave në galeritë tona të artit apo, jashtë vendit. Sa më tepër së afërmi po e njihja, pa e kuptuar më ka lindur edhe një mendim i çuditshëm për të. Aftësitë e tij krijuese, Aleksandri i mendonte dhe përjetonte, por ato nuk mbeteshin në telajo, vetëm prezantoheshin në veshjen e bashkëqytetarëve, fatkeqësisht për aq kohë sa një copë materjali e qepur mund ti rezistonte kohës së zgjatur njëherazi faktorëve të tjerë dëmtues .

Tomas, fola hollësishëm rreth personalitetit dhe mjeshtërisë së tij për të qartësuar se , pikërisht përgjatë ditëve që i qëndrova pranë, mësova të vërtetën e jetës së tij sa të trishtë, në të njëjtën kohë aq madhështore…

- Baba, edhe unë kam diçka për të të thënë lidhur me Aleksandërin, njëherësh babai i shokut dhe bashkë moshatarit tim Nardi. Më ka lënë mbresa të thella, brënda ndjenjave dhe mendjes sime një episod , është njëri nga treguesit kryesorë të pasqyrimit të realitetit të sotëm, shprehur shkurt, saktë, me logjikë dhe përmbajtje shpirtërore sepse nuk përfaqëson vetëm marrëdhëniet prindër-fëmijë brënda një familje por fatkeqësisht eshtë përhapur kohëve të fundit tek ne . Nga ana tjetër, e gjykoj dhe vlerësoj si një mendim gjenial të shprehur me çiltërsi nga goja e një prindi të ndershëm dhe punëtor përgjatë gjithë jetës që së bashku me të shoqen asnjë ditë të vetme nuk shijuan kuptimin e vërtet të fjalës “ pushim”.

Për cilindo, mosha ka komandat e veta të cilave ne , jemi të detyruar t’u bindemi ,ju përgjegj Theodhori .-- Aleksandri, tashmë në pension, herë pas here filloi të ndjente shqetësime lidhur me shëndetin, si dhëmbje të forta në pjesën e lukthit por i nënvlerësonte ankesat, duke u treguar mospërfillës, si të ishin faktorë që donin të ulnin dinjitetin e tij, derisa në heshtje sëmundja bëri rrugën e vet, përparoi dhe e detyroi të mos dalë as në oborrin e shtëpisë, sikundër e gjeta unë, shpejtova të merrte ndihmën mjekësore sa më parë në kushte spitali. Pikërisht atje pashë, mësova dhe përjetova njërën nga historitë pikëlluese të jetës njerëzore dhe pranoj se ,ende ndihem nën forcën e hidhur te saj....

Theodhori heshti një çast duke parë të birin ngultas. Pas pak Tomasi e mori fjalën , fliste dhe mbante të përqëndriar shikimin drejt të atit:

- Baba, edhe unë kam menduar të bisedonim shtruar së bashku, pasi përjetova një moment të vështirë shpirtëror gjatë kohës kur u bëra prindërve të Mandit njërën nga vizitat e zakonshme, realisht të rralla për shkak të mbingarkesës në punën time të përditshme .Nuk është e lehtë për të dy, aktualisht moshatarë pensjonistë që sy e vesh i mbajnë drejtuar nga dera, duke shpresuar pa asnjë bazë të faktuar se, pas trokitjes së derës do të shihnin njërin nga djemtë apo vajzën e tyre të vetme. Sigurisht që vizita e fëmijëve nuk mund të përbënte një surprizë, të ishte një enigmë që zgjidhej në momentin e hapjes së derës së jashtme, por me sa kuptova, të dy të vetmuar, po përjetonin momente halucinante. Ata e vlerësonin me sinqeritet çdonjërin që u bënte një vizitë miqësore pamvarësisht kohëzgjatjes dhe pa e fshehur shpresën e zhuritur se mbase!?... derën po e hapte njëri nga fëmijët, për më tepër ditëve të fundit kur gjëndja shëndetësore po rëndohej për të dy .

Asaj pasdite rastisi të isha personi i tretë, sepse dy të mëparshmit, sikurse situata përsëritej, kishin qënë zhgënjim për ta ; kryesisht nëna e Mandit, që i afrohej derës me shikim të përqëndruar dhe ritëm të shpejtuar frymarje duke tërhequr me vështirësi njërën këmbë, goditja kalimtare trunore paksa me ngadalë, por fillonte të përmirësohej dhe takimi ynë sikur i ngushëlloi disi, e ndjeja që më konsideronin një njeri të afërt për ta ,sepse mundohesha sadopak t’ua lehtësoja mungesën e Mandit ,kur gjeja kohë të lirë për t’i vizituar, qoftë mbrëmjeve vonë.

Pasi përshkova me hapa të shpejta korridorin e gjerë, hyra në dhomën e Aleksandrit dhe e gjeta gjysmë ulur. Ai mbante në njërën dorë një letër të bardhë të hapur, vendosur në ndënjësen e një karrigeje druri dhe në tjetrën një stilograf shtrënguar ,në lartësi rreth dy pëllëmbë. Ishte tejet i përqëndruar në të shkruarit , aq sa e përsërita përshëndetjen dhe pyetjen rreth gjëndjes tij shëndetësore të asaj dite, nuk dha asnjë përgjigje. Iu afrova dhe, pikërisht në momentin e ngritjes së kokës drejt meje, më tërhoqi vëmëndje ravijëzimi i lotëve në të dyja faqet drejt mjekrës, shoqëruar me një psherëtimë të thellë në pamundësi të fliste. Sinqerisht u shqetësova. Doja me këmbëngulje të mësoja shkakun e asaj situate të pazakontë, mbasi e shoqja në korridor tregoi se atë ditë nuk kishte pasur ankesa për shëndetin. Po prisja pranë tij, pa e rënduar më tej, kur pas një çasti me zë të ulët, pikëllues të mbytur me ngashërima më ktheu përgjigjen më prekëse të deri atëhershme, të pa harueshme në të cilën prezantohej një dhimbje njerëzore e thellë shprehur brënda disa fjalëve plotësisht të vërteta sikurse po i përpunoja në mendjen time mbas largimit nga familja e vetmuar e Mandit :

- Kohëve të fundit jam një i sëmurë, sikundër mund t’i ndodhë çdo njeriu. Pikërisht tani dua të kem pranë meje fëmijët e mi, më e pakta njërin prej tyre dhe besoj se, kjo do të ishte për mua një kurim mjekësor i shkallës së parë; e ndjej të domozdoshme t’i shoh ata, t’u prek duart, t’u përkëdhel faqet, ndonëse janë të rritur tashmë, por të më ndihmojnë të ngrihem nga shtrati, sikur njëherë të vetme, të mos mbahem në bastunin pranë meje dhe… të më pyesin nëse më ka shkuar mendja për të ngrënë diçka të veçantë ; më kryesorja, nëse dëshiroj të takohem me dikë për të cilin ndiej mall, qoftë person i njohur kohë më parë ,një mik apo shok sepse e pranoj jashtë dëshirës se kam të pamundur ditëve të sotme të dal nga shtëpia ; jam i zhytur në pikëllim prandaj mbeta duke pritur… Tani e njohim mirë të gjithë, se sa është larg nesh ndodhet Italia, Gjermania , Amerika…dhe kur papritur të mësojnë për rëndim të gjëndjes time shëndetsore ,në ato çaste asnjeri nga femijët nuk do të më përqafoj…ndodhem brënda një arkivoli *cilësor dhe të kushtueshem*…

Në ato momente baba , pa e kuptuar as vet sikur po ndieja diçka shtrënguese në kraharor. M’u vështirësua frymëmarrja por përpiqesha të dukesha i qetë dhe mu desh nje farë kohe të qetësohesha për t~ju përgjigjur :

-Kam keqardhje për pozicionin tuaj të tanishëm Aleksandër dhe kuptoj domosdoshmërinë e pranisë së fëmijëve , për më tepër në një gjëndje shëndetësore serioze si kjo aktualja për të dy ju, ne e dimë mirë se ata janë larguar jashtë të detyruar nga rrethanat ekzistuese …në kërkim të gjetjes së një tjetër jete, më të lumtur se kjo jona, këtu tek ne.

Më gozhdoi përgjigjja e zgjuar dalë nga shpirti tij ,treguese e një logjike të ftohtë, e pa komentueshme, prekëse dhe plotësisht reale:

- Oh! Po këtu tek ne, në Shqipëri, nuk mund të gjëndet as një pikë lumturie të cilën ta prekim, ta njohim t’i gëzohemi edhe ne, brezi i vuajtur, duhet na këthehet ajo ç~ka na është mohuar padrejtësisht ?!

Iu ula pranë, e përqafova duke iu lutur të qetësohej, për më tepër se mund ti të rëndohej situata shëndetësore. Më hodhi një shikim të trishtuar, ndaloi së qari dhe premtoi të mblidhte forcat e pakta shpirtërore, më falënderoi me mirënjohje që i shkoja për vizitë shpesh, sikurse po i ndodhesha pranë në ato momente tejet të vështira.

Pas disa çastesh në heshtje, Tomasi përqëndroi shikimin në sytë e të atit dhe vazhdoi të shprehte mendime të bluara brënda mëndjes vet :

- Pikërisht arsyetimi tij i thellë dhe bazuar në fakte konkrete më ka intriguar të bëj një shkrim rreth këtij problemi personal njëherazi të veçantë të një prindi, zhytur në një trishtim të thellë e në pamundësi të dalë në sipërfaqe,pikërisht problemi i sotëm shoqëror mjaft i përhapur. Bashkë bisedimi ynë po hedh dritë, fatmirsisht plotëson informacionet që po grumbulloj me përkushtim ,tema e përzgjedhur doktoraturës sime.

- Dëgjo, bir! - Theodhori e ndërpreu papritur duke folur ultas, mendueshëm, si të bisedonte brënda vehtes me dikë. – Këtyre ditëve u njoha nga afër dhe hollësishëm me të dhënat tronditëse përgjatë viteve rinore të përjetuara nga një person i rrallë në forcën e karakterit, qëndrimin dinjitoz , me zemrën që njeh vetëm mirësi dhe dashurinë e pastër njerëzore. Pikërisht, ky person është Aleksandri, shëmbëlltyra e njeriut të vërtetë.

II

Dhe Theodhori përhumbi në rrëfimin e tij:

- Midis të tjerash, këtyre ditëve pranë tij mësova se familja e Aleksandrit i ka rrënjët në njërin nga fshatrat e bregdetit të jugut dhe një nga të mirat e saj ishte mundësia që i ati Hekurani të emigronte, të qëndronte e të punonte disa vjet në Amerikë, sigurisht me shumë vështirësi, ku njohu punën, vetëm punën, në të gjitha format e prezantimit, të përmbajtjes dhe vlerës së saj që fillonte me lindjen e rrezeve të para të diellit, duke zgjatur deri sa mbrëmja t’i afrohej fundit. Atje e kuptoi përmbajtjen e fjalës “tregti”por realisht ai ndodhej shumë larg me të, aq sa e kishte të pamundur të përfshihej brënda atij sektori si emigrant . U ishte mirënjohës njerëzve që e mbështetën dhe u kujdesën në ato vite të adoleshencës, për më tepër kur në rrugën e mërgimit fillimisht, ishte nisur i vetëm. Pas disa vitesh qëndrimi në Amerikë i detyruar nga rrethanat familjare, u rikthye në atdhe, duke pasur me vete të parën dhuratë çuditërisht të padukshme,- Dëshirën Për Të Punuar, dhe të dytën- Qëndresën , Mosdorëzimin para çdo vështirësie. Dy vjet më pas j~u krijua mundësia të sistemohej në periferi të njërit prej qyteteve të populluara. Shpejt krijoi një familje të re, e cila mori tjetër formë e përmbajtje mbas lindjes së Aleksandrit, i vetmi fëmijë i prindërve punëtorë. Hekurani mbante familjen duke punuar në sektorin e ndërtimit, përherë e me tepër në zgjerim, realizuese punësimi të mundshëm, pa e harruar dhe pa e zbehur ëndrrën e dëshirën për t’u futur në rrugën e tregtisë sapo të krijoheshin mundësi favorizuese dhe kur ,ai me prakticitetin e vet do ta gjykonte me hollësi , do bindej dhe të ishte i sigurt se mund t’ia dilte të ecte në këtë rrugë të vështirë.

Aleksandrin, birin e vetëm, edhe pse në moshë fare të njomë, nuk mund ta largonin nga pjesëmarrja në punët e zakonshme, ndonjëherë të vështira, brënda e jashtë shtëpisë. Përpiqeshin ta shmangnin djalin në proçese pune me ngarkesë fizike të tejlodhshme; por natyra e tij ishte e veçantë, duke u angazhuar, përqëndruar në sektorin bujqësor dhe blegtoral. Përgjatë viteve të fëmijërisë e më vonë në adoleshencë, Aleksandri prezantonte qartazi një tërheqje të pashpjegueshme ndaj bukurisë së natyrës dhe peizazhit kur, ulur për orë të tëra në mes të pemëve, shkurreve, në bregun e lumit apo mes gjelbërimit të pafund të fushave; tërhiqte vëmendje copa e letrës dhe lapsit në duart e vogla duke shkarravitur; ndonjëherë kishte një ashkël druri gjysmë të djegur apo një copë qymyri kur fantazia e udhëhiqte të skiconte një objekt, një send në sipërfaqen e pambuktë të një thesi të zbrazët sikurse në muret rrethuese të oborrit dhe të stallës së bagëtive. Këto imazhe të shkarravitura, prirja e Aleksandrit ndaj pikturës, nuk mund të mos i binin në sy Hekuranit, njëherazi duke u njohur me interesin e djaloshit për të qenë sa më parë pranë një objekti tërheqës gjë ,që rritej nga dita në ditë. Hekurani, si një njeri fjalëpak, zgjidhte të edukonte të birin me shembullin e vetes, t’i nguliste dashuri për punën dhe kur një ditë vuri re papritur se Aleksandri kishte prirje për pikturë, sikurse e tregoi në procesin e lyerjes së mureve të shtëpisë dhe mureve rrethuese të oborrit (ende i parritur, vetëgjatësia e furçës pranë tij e tregonte më tepër miturak) u shqetësua, sepse logjika e ftohtë parashikonte vështirësi të shumta në përshkimin e rrugës së artit për djalin. Shkollimi i të birit përfundoi deri në mbarim të shkollës 7-vjeçare, sepse largësia me qytetin, angazhimi I përditshëm në të tjera punë e bënin të pamundur vazhdimin e shkollës së mesmes, për më tepër përzgjedhja e degës artistike sikundër ishte piktura dhe realizimi saj mundësohej vetëm në kryeqytet gjë që as mund të ëndërrohej për kushtet në të cilat ndodhej realisht familja e Hekuranit .

Aleksandri djalosh prezantonte një bukuri mashkullore të rrallë: shtatgjatë e shpatullgjerë ,i fuqishëm me muskuj të spikatur në dukje, me një shkathtësi të admirueshme, por mbi gjithçka tërhiqte vëmëndje pa dashje ,shprehja dashamirëse e fytyrës, rrethuar nga kurora e flokëve të dëndur, të çelët e të dallgëzuar, balli me një paraqitje të veçantë për lartësinë dhe gjerësinë proporcionale midis tyre, vetullat e trasha disi larg njëra-tjetrës, por shumë pranë qerpikëve të gjatë pra, fytyrë ku tiparet e spikatura reflektonin një bukuri tërheqëse, mbi të cilën sytë e ngjyrës së zezë, të thellë, përmes shikimit të butë e të ëmbël rrezatonin mirësi sipas situatës ndërsa kur duhej, pikërisht në çast ai shikim prezantonte edhe vendosmërin absolute të karakterit tij .

Hunda e drejtë, bukuria e së cilës prezantohej më tepër në pamjet anësore, nuk mund të nënçmonte buzët e trasha, përherë të shoqëruara nga një nënqeshje e natyrshme, së bashku me një mjekër burrërore dhe ndarë me mustaqet midis tyre të cilat së bashku plotësonin portretin e hijshëm të tij. Edhe tani pasi kanë kaluar disa dekada nuk është e vështirë të njohësh Aleksandrin, shëmbëlltyrë e një artisti të njohur, mbasi vitet në konstruktin e tij mundën të ndryshojnë vetëm nuancën e ngjyrës së flokëve, vetullave, ndërsa tiparet mbetën të njëjta. Fatkeqësisht dëmtimi i gjurit të djathtë i transformoi drejtqëndrimin, ecjen dhe në fytyrë…përherë një zgjatje e cullufit flokëve para veshit të majtë për pozicionin e të cilës ai tregon përherë kujdes duke e shoqëruar me gishtrinjë... Pse vallë? Apo duke qënë i ndërgjegjshëm në detyrën e tufës flokëve për të mos e lënë të prezantuar gjurmën e një plage të thellë , sapo e pikaste dikush, pa pritur prezantonte habi dhe trishtim?!

Pasionin në pikturë e shoqëronte me krijimin e ndonjë skulpture të rastit e vertetuar… kur mundej shkonte në bregdet ,së largu shiheshin statuja të përpunuara me rërë të lagur, skica e pamje tërheqëse në pjesën e bregut, për realizimin e të cilave orët zëvendësonin njëra-tjetrën.

Pjesën më të madhe të kohës, familja e kalonte në mbarështimin dhe tregtimin e blegtorisë, rruga fillestare e tregtisë së babait përgjatë viteve, duke u veçuar midis shumë të tjerave, vazhdimësinë e së cilës e fuqizoi linja e tekstileve në bashkëpunim me një tregtar të fuqishëm në qytetin fqinj. Pas një kthese të tillë, Hekurani po prezantohej ditë pas dite një tregtar i cili i maste saktësisht hapat e hedhura, duke llogatitur çdo qindarkë të harxhuar kundrejt shumëfishit të fituar ; po njihej si njëri nga përfaqësuesit e elitës së qytetit në fushën e prodhimeve tekstile . Çuditërisht ndaj të birit mbante një largësi të pashpjegueshme përsa u përkiste investimeve dhe fitimeve në atë sektor, gjë që për Hysenin ortakun korrekt, ky problem mbeti një enigmë dhe nuk mund ta shpjegonte qëndrimin disa orësh së bashku brenda shtëpisë, herë të tjera jashtë qytetit, sigurisht duke e informuar shkurt të shoqen, ndërsa i biri nuk dinte asgjë rreth aktivitetit tregtar, për më tepër mosha afër të 20-ve ja justifikonte plotësisht angazhimin në atë fushë. Të ishte një masë mbrojtëse ndaj të birit, duke i njohur vështirësitë shoqëruese të përfshirjes në sektorin e veçantë e të vështirë të tregtisë? Apo njohja e talentit në pikturë e Aleksandrit dhe respektimi , dashuria për të birin e detyronte të priste çastin e duhur, kur rrethanat të mundësonin ecjen e të birit në rrugën e ëndërruar prej tij. Jeta e përditshme brënda familjes tregonte në shumë aspekte nivelin e lartësuar ekonomik, por jo vetëm. Pamja natyrale e djaloshit, e kompletuar me veshjet më cilësore të kohës, bënte që ai të prezantohej e të admirohej nga bashkëqytetarët, pa u shkëputur nga dy shokët e fëmijërisë, tashmë një miqësi e mirëfilltë, e konsoliduar. Aleksandri kuptoi se kishte një tërheqje të dukshme edhe ndaj leximit të librave, në kushtet e mundshme të sigurimit të tyre, se pak ishin të botuara dhe nuk e kuptonte përse librat nuk po i shihte as në duart e bashkohësve ,ndofta… dëshira për zgjerim të horizontit po dilte mbi sipërfaqe ngadalë, pavarësisht vështirësive aktuale. Mësimi i gjuhës angleze, fillimisht ndihmuar nga i ati në përdorimin e fjalëve në jetën e përditshme dhe më pas mundësia e njohjes me dikë, njohës perfekt i anglishtes së shkruar e të folur, i detyruar të kthehej mbas një qëndrimi shumëvjeçar si emigrant (në respektim të privatësisë, Aleksandri me zgjuarsi të pazakontë nuk e pyeti asnjëherë), siguroi të lexuarit në atë gjuhë, pra, mundësoi edhe ngjitje në të tjera shkallë të dijeve letrare pamvarësisht se koha për të lexuar ishte tepër e kufizuar. Gjatë gjithë ditës dhe deri mbrëmjeve vonë atij i duhej të zbatonte përpikmërisht detyrat e dhëna ,të paracaktuara apo të tjera shtuar të mëparshmeve prej prindërve dhe përherë tregonte korrektësi .

Periudhën e luftës e përjetuan duke mos marrë pjesë drejtpërsëdrejti, por pa kursyer ndihmën ekonomike për pjesëmarrësit në radhët e partizanëve, sigurisht një mbështetje e vertetë, konkrete, pa qenë e nevojshme ta ekspozonte në mjedise shoqërore, për më tepër, kur u kuptua se nëpërmjet portës së madhe me kangjella hekuri të oborrit, dikush hidhte shikime dyshuese , vëzhgonte anëtarët se * si ecnin … *!

Mbas mbarimit të luftës, Hekurani etiketohej si një nga tregtarët më të pasur të qytetit. Dihet mirë se mbas mbarimit të luftës, drejtimin e vendit e morën në dorë forcat e regjimit komunist dhe një ndër vendimet e para me karakter ekonomik e njëkohësisht politik ishte grumbullimi i sasisë së floririt,që filloi dhe përfundoi me sukses (të dhëna bazuar në dokumenta të sakta të arkivit shtetëror). Ishte një dorëzim i detyruar nën justifikimin e ligjëruar mbi tatimin e jashtëzakonshëm të luftës dhe një veprim masiv i cili solli pasoja të paevitueshme në jetën shoqërore, njëherazi vështirësi të mëdha në rimëkëmbjen ekonomike. Tregëtarët shqiptarë ruajtën dhe forcuan pozitat e tyre ekonomike gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore duke u prezantuar si një vënd i pasur në rezerva ari, por jo vonë gjithëçka…..

Kundërshtarëve politikë ,të arratisurve ,të burgosurve dhe tregtarëve e bejlerëve sikurse njerzve nga shtresa shoqërore të larta j~u konfiskuan pasuritë e tundshme, që përfshinin paratë, monedhat e çmueshme prej ari dhe argjendi, stolitë, mallrat…

Grumbullimi i arit filloi më 15 dhjetor të vitit 1944 dhe vazhdoi deri në vitin 1955. Në vitin 1949 ekzistojnë procesverbale për hyrjen e monedhave në Arkën e Shtetit. Monedhat, kryesisht të arta e të argjendta, ndaheshin nga stolitë në kuti të veçanta dhe pakot i kalonin Thesarit. Faza e parë e mbledhjes së arit ishte hartimi i deklaratës së pasurisë për çdo tregtar dhe pagesa e tatimit të jashtëzakonshëm me monedha ari , argjendi shqiptare dhe të huaja krahas pagesës me franga ari. Mbledhja e mallrave të fshehura u shoqërua me zbulimin e arit të fshehur, fillimisht bindje ,dakordësi përndryshe mënyra: ushtrim force, burgosje, ndërprerjen e ushqimit për muaj të tërë apo dhënie të bukës thatë, deri tek torturat, siç ishte dhe zhytja e trupit në tokë dhe lënia vetëm e kokës jashtë, derisa pranonin të dorëzonin arin. Ndodhnin raste ekstreme, kishte ndërruar jetë në burg ndonjë tregtar, pa e treguar floririn e fshehur dhe për këtë qëllim u krijua sektori i tretë i Ministrisë së Punëve Brëndshme; faza e parë e grumbullimit të arit të tregtarëve u krye në vitet 1946-1948 , faza e dytë në vitet 1950-1952. Në vitin 1948, Sigurimi i Shtetit u nda nga organizatat bazë të partisë, por pa e humbur bashkëpunimin me të, kishte celulat e veta në lagje, fshatra duke i mbajtur nën vëzhgim politik e shoqëror zona të ndryshme njëherazi merte në shqyrtim raportimet me karakter politik apo thjesht të dyshimtat. Çdo njeri duhej të shkruante autobiografinë çdo vit, me të gjitha hollësitë dhe metodat e atij regjimi ishin të shkallëzuara, duke filluar nga ndjenja e frikës, deri tek armiku i klasës; nga burgimet, deri te pushkatimet.

Fushata e mbledhjes së floririt mori përmasa të mëdha. Tregtarëve u caktuan tatime të jashtëzakonshme dhe, kush nuk i paguante, futej në burg njëherazi personat e njohur si zotërues të pasurive, veçanërisht floririt sikurse babai i Aleksandrit njohur si njëri prej tyre ,vazhdonte aktivitetin e zgjeruar tregtar në fushën e tekstileve, në bashkëpunim me persona në qytetet fqinje. Një ditë Hekurani në punë e sipër, por jo në vendbanimin e tij, ndërroi jetë papritur. Shkaku i vdekjes nuk u mësua asaj dite, as më vonë me gjithë përpjekjet mjekësore dhe ato shoqërore. I biri plotësisht i papërgatitur, mori gjithë përgjegjësitë e familjes pasanike, zotëruese e veçantë e sasive të mëdha në monedha ari ?.sa? dhe ku ?..ruheshin por djaloshi simpatik, i vetmi trashëgimtar ( me qëllimin e mirë për ta mbrojtur nga telashet e mundshme) ishte mbajtur larg nga vet babai ndaj çdo problemi familjar, në radhë të parë nga rezervat pasurore ,pra ai nuk kishte as më të paktin informacion se ku mund të ishin fshehur ato. Sigurisht gjëndeshin brënda shtëpisë; dyshonte në tavanin e dhomës së madhe dhe prapa kanatit të dërrasës së puthitur fort mbas raftit të librave në fund të korridorit, ndaj një natë tentoi të kërkonte se mos diçka gjente, por as më të voglën gjurmë nuk mundi të gjurmonte për vënd ndodhjen e florinjëve të grumbulluar nga super puna disa vjeçare e të atit…

Situata nuk dukej e qetë, sa vinte ajo bëhej edhe më e turbullt, për shkak të sjelljes së egër të drejtuesve, bastisjeve, tërheqjes zvarrë të ndonjë tregtari kundërshtues njëherazi mohues i bashkëpunimit.

Një ditë ishte radha e Aleksandrit për t’iu përgjigjur pyetjeve lidhur me sasinë ekzakte të arit dhe floririt të zotëruar nga Hekurani. I kërkuan dorëzimin pa kushte të floririt dhe sa më shpejt të ishte e mundur. Bisedat e përsëritura me të ëmën , gatishmëria e saj për ta ndihmuar, nuk sollën asnjë rezultat, sepse edhe atë e kishte shmangur i shoqi në këtë çështje. Ekzistonte vetëm një arësye :-Hekurani nuk i besonte askujt përveç vetes,Ai ishte “Komanda Supreme” brënda familjes në administrimin e thesarit. Kështu që , rrjedhja e ngjarjeve mori një kthesë të papritur sepse djalin e burgosën në mënyrën më të padrejtë dhe e dënuan me 2 vjet burg. Pikërisht ,fillimi i periudhës jetës në qeli për Aleksandrin ishte më e vështira e gjithë të jetuarës sigurisht ,edhe e viteve në vazhdim, sepse taktika e përdorur brënda ambientit të burgut kishte për qëllim ta detyronte me çdo kusht, me çdo mjet në mënyrë pothuajse çnjerëzore të dorëzonte sa më parë monedhat e çmuara, të shumta dhe të fshehura. Po ku mund të gjëndej ai thesar i padukshëm kur mënçuria dhe përllogaritja me përafërsi teorike arrinte një vlerë monetare marramendëse të ditur vetëm nga kryefamiljari Hekuran që kishte vdekur por fatkeqësisht me këmbënguljen ekstreme vetjake , nuk kishte informuar askënd në familje rreth sasis, vend ndodhjes,floririt.

Fatmirësisht, Aleksandri nuk e përfundoi kohën e dënimit. Rrjedha e ngjarjeve brënda burgut për të, papritur mori një rrugë tjetër krejt të rastësishme dhe të paimagjinueshme. Realisht Aleksandri ishte i bindur në mënyrë absolute në pafajësinë e vet, ai e njihte përafërsisht kapacitetin e aktivitetit tregtar të Hekuranit, ( sigurisht jo vlerat e sakta monetare konform tij ) gjë që e kishte të pamundur ta vërtetonte sepse babai, autoritar dhe një njeri i mbyllur në vetvete, gjithçka e drejtonte bashkë me tregtarin e njohur K. tek i cili kishte besim të plotë.

- Seancat e shumta dhe pyetjet e panumërta në hetuesi, nuk e lehtësonin aspak në ato kohë tepër të vështira midis njerëzve të njohur apo të panjohur në të njëjtën pozitë me të, bazën e të cilit e përbënte dorëzimi i monedhave të arta e të argjendta, edhe të dënuar nga regjimi për mosplotësim të urdhrit duke i shkaktuar turbullim mendimesh; ndiente përpëlitje e një ndjesi dhëmbje në zemër, sapo kuptonte që e kërkonin për takimin e radhës me hetuesin Gëzim. Fizionomia e tij përballë ( një herë në ditë apo më tepër), ju ngulit Aleksandrit para syve të mëndjes e të zemrës , duke zënë një vend në më të thellën pjesë, prej nga ku nuk lëvizi kurrë. Gëzimi, një person me trup mesatar, por e veçanta qëndronte në fytyrën e tij të hequr, të dobët, sa skeleti kockor i saj bënte prezantimin në çastin e parë, paraprirë nga shikimi i egër i syve në një ngjyrë gri të shpërlarë, të cilët e kishin të pamundur ta fshihnin atë shkulm djallëzie, ironie, përçmimi e provokimi të pandarë nga dyshimet; gjithçka e lindur, e gatuar brenda zemrës së tij dhe në përputhje të plotë me linjën e mendimeve jo më pak djallëzore…

Prezantimin e fytyrës së hetuesit nuk ishte e nevojshme ta kërkoje midis pamjeve të panumërta ditore, sepse ajo qëndronte shumë para të tjerave, të afrohej me shpejtësi, mbase... Forca e të ligës edhe mund të mos jetë përcaktuar saktësisht në përmasa, se burimi është i mirënjohur dhe i takuar qysh prej kohës së hershme të lindjes së njeriut…. Nuk mund të lihet pa përmëndur edhe timbri i zërit ironik, përdorur shpesh në momentin e fillimit të seancës së pyetjeve dhe shoqëruar me shqiptimin e fjalëve thumbuese aq sa, rrokjet dukeshin të ndara midis tyre:

- Talenti yt si piktor po përhapet anembanë, je bërë i famshëm… Mund t’u përgjigjesh pyetjeve tona edhe në anglisht, aktualisht po na tregon që kemi para nesh një personalitet, njëherazi një poliglot por fatkeqësisht fama jote e panjohur tërësisht ,ndofta një ditë…S~i dihet?

Fjalët e inkuizitorit në veshët e Aleksandrit nuk arrinin të plota; shpejt ato shuheshin, shpejt pasonin goditjet shtazarake në pjesët më delikate të trupit, duke filluar nga koka, një provë e të cilave kishte mbetur një vazhdë e thellë gjatësore në fytyrë, gjurmë e sigurt pas goditjes me një mjet gërryes metalik pikërisht në pjesën para veshit, ku meshkujt mbajnë favorite që, unë e shihja me kërsheri te fytyra e Aleksandrit në çastet kur ecnim së bashku dhe flladi i erës së fuqishme largonte tufëzën e flokëve të zgjatur para veshit të tij ,ishte njëra nga dëshmitë e atyre seancave të tmerrshme të burgosurve përballë torturuesit. Ajo plagë, shkaktuar nga një çarje e muskulit të faqes tek një mashkull me një pamje tepër tërheqëse të fytyrës, të krijon pa dashje njëfarë kurioziteti, sikundër më ka ndodhur dhe mua kur e shihja por, të vërtetën e origjinës së saj e mësova vetëm këtë javë.

Këmbëngulja në metodat torturuese ushtruar në trupin e Aleksandrit dëmtuan keqazi gjunjët; përdorimi i një shufre metalike për goditje të gjymtyrëve shkaktoi thyerjen e kockave të gjurit të djathtë, gjë që nuk u riparua as në vitet e mëvonshme , as mundi të zëvendësohej nga një protezë, sepse Aleksandrit i duhej të fillonte jetën nga e para. Fillimisht detyrohej të zvarritej nëpër dhomë; më vonë, një bastun i ofroi ndihmën e vet, bazuar edhe në përpjekjet mbinjerëzore për të duruar dhëmbjet ekstremisht të forta gjatë përshtatjes së stilit të ri të ecjes, mbështetur mbi të majtën. I pagjumë thuajse çdo natë, Aleksandri mundohej të kujtonte dhe përpunonte ngjarjet e viteve të fundit, duke u përjekur të sqaronte dhe t’u përgjigjej pyetjeve ende pa përgjigje, lidhur me vendndodhjen e sasisë florit brënda shtëpisë së tij, fituar saje aktivitetit të fuqishëm tregtar të të atit, udhëhequr me zgjuarsi dhe prakticitet.

Në njërën nga ditët në qeli gjëndja shëndetësore e Aleksandrit u rëndua, pas një infeksioni të fytit, të shoqëruar me temperaturë të lartë, ethe të forta, aq sa kishte momente të humbjes së ndërgjegjes dhe mungesë të logjikës, episodet ju përsëritën 2-3 herë. Shokët bashkëvuajtës dhe njëri nga punonjësit e ndihmuan duke u përkujdesur njerëzishëm, sigurisht jo në prani të Gëzimit, që fare pak kohë qëndronte larg Aleksandrit, duke e vëzhguar rreptësisht, pothuajse i përcaktonte edhe ritmin e frymëmarrjes , numrin e rrahjeve të zëmrës. Gjithçka bazohej në mosbesimin personal, mbështetur edhe në zbatimin strikt të rregullores së burgut. Njëri shok bashkëvuajtës i fshinte djersët e shumta, vendoste peceta të lagura në ballë, si të ishte i vëllai, duke e inkurajuar me dashamirësi të shprehur nëpërmjet shikimeve të çiltra në sytë e tij me ngjyrë ulliri. Ato shikime transmetonin dashuri njerëzore, forcë për të rezistuar dhe sapo tentonte të fliste e ndalonte egërsia e shikimit të hetuesit aty pranë, brënda dhomës së infermierisë, sigurisht në përgjim edhe ajo…

Në njërin nga episodet e humbjes së ndërgjegjes, pa e kuptuar as vetë, në mendje j~u rikujtua një bisedë e bërë me të atin disa muaj para se ai të ndërronte jetë. Ishte një ngjarje e çuditshme sepse Hekurani, pasi mbylli derën me çelës duke rrotulluar për siguri dy herë , menjëherë kontrolloi kanatet e dritareve të dhomës nëse ishin të puthitura ,dhe pasi qëndroi ulur në divanin përballë, po e shihte ngultas të birin , më pas foli me zë autoritar por tepër të ulët, aq sa dëgjohej me vështirësi :

- Aleksandër, kam kohë që mendoj se është e domosdoshme për familjen tonë të rrethojmë me një shtresë çimentoje grykën e pusit në pjesën e pasme të oborrit, pra ta betonojmë, duke e ruajtur nga shëmbjet e dheut përqark tij. Kjo është punë delikate prandaj do ta bëj me kujdes vetëm unë. Sonte ti mbush një karro dore nja dy herë apo tre herë me zhavorr, shko bli dy thasë me çimento, sigurisht që nesër të jesh i lirë, se unë me kënaqësi do aprovoj të shkosh në Vlorë me shokun tënd Toli, të dy i gëzoheni një dite pushimi në bregdet. Sa për mua mos u shqetëso, do të punoj dalëngadalë dhe pa lodhje, nuk më detyron asgjë. Njoftova edhe bashkëpronarin , do jemi bashkë gjatë ditës nesërme .

Kur unë u ktheva mbasdite vonë, më tërhoqi vëmendje perfeksioni i punës së vendosjes së një shtrese të trashë betoni, mbuluar dhe lustruar me çimento, ende të patharë. Babai na urdhëroi të mos mbushnim kovat e ujit si përherë, por të merrnim te komshiu gjatë dy-tri ditëve. Dukej një punë e bërë cilësore, se ai në raste të veçanta kishte ushtruar zanatin e muratorit, para se të merrej me tregti apo kur na duhej një meremetim në shtëpin tonë . Ky episod, kohë më parë.. Përçartja ime, sidomos fjalët e përsëritura ,të pakuptueshme, si: “pusi në oborr…, rrethuar me çimento…, prapa shtëpisë…”, çuditërisht kishin tërhequr vëmëndjen e “vëzhguesve” pranë meje, të cilët më kërkuan të qartësoja kuptimin kur u kthjellova mbas normalizimit të temperaturës dhe mos përsëritjes episodeve me humbje të vetdijes. Ajo çka më ishte ngulitur në mendje para burgimit, tepër e çuditëshme dhe e pa rikujtuar me vite , a kishte lidhje vallë me* përçartjen * time..?

Nuk kaloi shumë kohë dhe prishja e unazës së betonit përqark pusit mbrapa ,në oborrin e shtëpisë, nxori në dritë arësyen, * të fshehtën *për të cilën më kishin burgosur ,më dhunonin dhe me këmbëngulje donin të më bindnin mua për tu treguar sa më pare vënd ndodhjen *enigmë *. Mësova më pas se i kishin vendosur në enë të sigurta sendet e arit, napolonat e floririt të cilat unë nuk kisha pasur mundësi t’i prekja, apo të kisha hedhur drejt tyre një shikim të vetëm , as njihja vlerën totale. Nuk harroj shprehjen : *çdo e keqe, ka pas një gjë t