top of page

NJË NIMFE


ree
Hiqmet Mehmetaj

Kush për ty ,o vatër zjarri, Kush pēr ty s'e tret shikimin, Kush nuk fle me ëndērrime Me dorë të ta stolis gjirin ?

Kush s'e do fustanin tënd Të ta gris nën lis me hije, të provojë ato thëlpinj Nëpër flladet e lajthive !

Kush në ata sy të ndezur Zjarrin nuk do ta durojë ? Cili mbi ata qerpikë Si një zog s'do të qëndrojë ?

Kush s' i do faqet e tua Si jastëk natën të flerë ? Kush s'e do belin këputur, Gushën ngjyer në ylber !?

Cili zambak s'do të dojë Nën këmishë të të futet ? Kujt për nimfën e vërtetë Zemra nuk do t'i këputet ?!

H. Mehmetaj botuar, 1996

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page