top of page

Një nga skënderbegasit e parë


Kujtim Boriçi

Ai është një nga skënderbegasit e parë që u ulën në bankat e kësaj shkolle në 28 mars të vitit 1945

Dulejman Loka, djaloshi nga Dibra që erdhi në shkollën “Skënderbej” nga fronti i luftës partizane

Kujtim Boriçi


Dylejman Loka është një nga skënderbegasit e parë që u ulën në bankat e kësaj shkolle në 28 mars të vitit 1945 duke ardhur nga fronti i luftës. Pas studimeve ushtarake, ai kreu një sërë detyrash në reparte e njësi të ndryshme, duke vazhduar më pas në drejtimin e institucioneve e ndërmarrjeve të rëndësishme në rrethin e Dibrës.

Dulejman Loka lindi më 11 tetor 1921 në Lu-rë të Dibrës. I rritur nga xhaxhai, ngaqë babai e la jetim në moshë të njomë, Dulejmani shkollën fillore do ta mbaronte në Lurë, shkollë të cilën e filloi dhe e fitoi vetëm me zgjuarsinë dhe vendosmërinë e tij, se nuk donin ta linin. Pesha e rëndë e shtypjes dhe varfërisë, nuk e bëri të dobët e të nënshtruar, por të fortë e krenar; teksa Dulejman Loka endej maleve me tufën e bagëtive, armën s’e ndante nga dora. Ai po përgatitej denjësisht, fizkisht dhe si karakter i fortë për cunamin e egër që do të përfshinte vendin e shqiponjave në Luftën e Dytë Botërore, me pushtimin nazi-fashist të vendit.

Dulejmani ishte partizani i parë që mori malet për liri e dinjitet shoqëror, siç ishte oficeri i parë, veteran i parë, kryetari i parë i veteranëve të Lurës, i pari që ndihmonte njerëzit në nevoja të ndryshme të kohës, që sheshonte punët e krahinës dhe iu dilte zot lurianëve, që të mos u hynin në hak të tjerët, të mos iu bënin padrejtësi e zullume. Ai ka marrë pjesë në operacionet luftarake të njësive partizane shqiptare në ish Jugosllavi, duke marrë pjesë me armë në dorë, në betejat legjendare të Vishigradit, kundër okuptorit nazist, për çlirimin e shqiptarëve të Kosovës.


Dulejman Loka

Në prill të vitit 1945, ndërsa Shqipëria e dalë nga gërmadhat e Luftës, po bënte një përpjekje si-zifi-ane për të mjekuar pla-gët dhe rindërtuar vendin, Dulejmani do të ulej si skënderbegas për të vazhduar shkollimin ushtarak. Pas mbarimit të kësaj shkollë, e nisi karrierën si ushtarak, punoi si oficer në Kolonjë, Korçë, Pogradec, Milot, Shkodër dhe në fund në Tiranë, ku arriti deri gradën e majorit. Ishte një ushtarak i zoti, me përgatitje të lartë fizike dhe shpirtërore, me shpirt sakrifice e vetëmohimi, një qitës shembullor, kampion në shkallë reparti e ushtrie, tre herë kampion kombëtar, në qitjet me pistoletë, me pushkë, me automatik dhe me mitraloz. Ai qe një drejtues i përkushtuar I njësive ushtarake, të cilat ia besuan për t’i drejtuar, falë zotësisë dhe përkushtimit të tij. Kudo që vajti, në çdo detyrë që i caktuan, la gjurmë të bukura, krenari dhe dinjitet malësori. Megjithë ofertat për të punuar në sektorë të rëndësishëm të Mbrojtjes në Tiranë, Dulejmani ishte i dashuruar me Lurën e tij, ku dëshironte të ngryste ditët e fundit të jetës, duke kontribuar deri në fund për bashkëfshatarët e tij.

Në vitin 1960-1961 del në lirim dhe caktohet në funksione civile, në Lurë e Peshkopi, si në ndërmarrjen e Përpunim Drurit të rrethit Dibër, ku dallohet për seriozitet e talent drejtimi. Në vitet e fundit të jetës, kur Shqipëria po përballej me pjesën më të keqe të vetvetes, Dulejman Loka shfaq shqetësimin dhe iu bie kambanave të alarmit për dëmtimin e rëndë të pyjeve në Lurë, por alarmi i tij bie në vesh të shurdhër, si të gjithë alarmed dhe shqetësimet e njerëzve të përgjegjshëm, në këtë kohë papërgjegjshmërie kolektive.

Në vitin 1981, del në pension, i rrethuar me tituj e dekorata, i vlerësuar nga institucionet e shtetit, por mbi të gjitha nga respekti dhe mirënjohja e njerëzve. Nga viti 1981 e deri sa ndërroi jetë,


Dulejman Loka

Dulejman Loka ka qenë kryetar i veteranëve të Lurës, një figure e nde-ruar ku lurianët gjenin mbështetje dhe përkrahje.

Dulejman Loka ka marrë këto dekorata: Deko--rata e Çlirimit-e Trimërisë-10 vjetori i Çlirimit- Medalja e Punës, Dekorata e Flamurit, Ylli i Kuq, 40 Vjetori i Çlirimit -60 Vjetori i Çlirimit, "Nderi i Oranizatës së Veteranëve të LANÇ", viti 2018.

Çertefikata “Qytetar Nderi” i komunës Lurë.

...Dulejman Loka la prapa katër djem dhe dy vajza: të ndjerin Petritin, Gëzimin, Besnikun, Shpëtimin, Vladijen dhe Adivien, dhjetëra nipër e mbesa që e kujtojnë me mall e dashuri gjyshin e tyre.

Dulejman Loka vdiq më 27 shkurt 2005 dhe u varros në Lurë, në to-kën e tij, ku lulëkuqet e dashurisë dhe të kujte-sës për këtë burrë të veçantë janë gjithmonë të freskëta.


Nga libri “Skenderbegasit nder vite”

161 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page