NJË NESËR TJETËR


Vangjush Ziko

NJË NESËR TJETËR


Nesër do të thotë dita tjetër akoma nën gunën e natës strukur, duhet të zgjohet pa t'i them mirëmëngjes prognozës së bukur. Kafe e mëngjesit buzë trotuarit më erdhi me kajmak, gazetat si më parë me pika gjaku nga afër e nga larg.

Çdo mëngjes pres të gdhihet një nesër tjetër t'i them mirëmëngjes, qoftë e vrenjtur pus, me rrebesh e lus, vetëm pa këtë makth në shpirt, pa tatuazhe gjaku në mish.


#vangjush #ziko

10 views

Shkrimet e fundit