
Ditëgjata tërhiqet llastikë,
Lodhja kërkon prehje e qetësi,
E njëtrajshmja shfaqet çdo ditë
Dhe Hëna blasfemi.
Sërish turbullira për ata që i sajuan,
Mbikoha paguan haraçin e tërrbimit,
Në daç per te rindërtuar,
Formulën e ozonit drejt shkatërimit,
Planeti në blu tjetërsuar.
Tymos cigare në oborrin e pasmë,
Shqetësimet i lë në thithjen e natës.
Kështu dhe euforizmin e një dasme,
Edhe klithmën briskprerese të gatës,
Mes vringëllima metalesh.
Lodhja m’i kthen sytë nga shtrati,
Prehet shurdhërimi me pakëz naivitet.
Veçoj ëndrrat sfondblu, ku fati
Gjahtar i regjur në natën që shket.
Comments