Një Moikom…
Prof. Dr. Fatmir Terziu
Në zemër të Librit të Jetës ishte ulur një trung i dashur me rrënjët e tij të ngulur jashtë një prapashtese, sado që mbetej përkëdhelëse, në emërformim. Ky libër kërkonte hapësirë buzë fushës, luginës, aty ku kishte mbetur si një dalldi e së shkuarës së errët, emri i bukur, i vendit që krijonte memorjen, po aq dhe shenjëzat e fëmijërisë në një lidhje dhe lindje jete me Libohovën. Sakaq, në të thellë të tij, sa në të ndanë, ishte i blinduar plotësisht grimi Qiellor, i cili kërkonte mes dihamave të kohërave zgjimin e memorjeve. Drejtpërdrejt para kapakëve të tij u ulën 25 Mbretëresha të Plaçkitura të veshura me një tunikë të bardhë me Kurorë të Artë dhe po aq gjendje shkrimore dhe frymore që argjendohej mbi kokat e tyre. Në dhomën e fronit masiv, ishin gati mijëra engjëj të mbledhur për të dëgjuar një fjalim të rëndësishëm mbi leximin e një vepre që aritmetikën e saj e kishte ndalur tek 72-shi. Brenda zhurmës së shfletimit masiv të Librit, pati një ngazëllim dhe prapë mall, që hynte në lojën e lindjes, jetës dhe vdekjes. Armada e Artë e shkruar në poezi, gjini të shumëllojshme dhe gërmime homeriane, aktualisht ishte e përbërë nga vetëm të lexuarat, se ato dihet se në raste të tilla janë nën urdhrin e drejtpërdrejtë të Zotit dhe ata janë Engjëjt më të ndjeshëm e më të fuqishëm, që Zoti i ka lënë mënjanë për detyrat më të ndjeshme dhe më të vështira që ndonjëherë janë imagjinuar, po aq sa ekspozitat e pikturës që shtrydhnin anën tjetër të ndjesisë së mbetur në mure. Ajo që Zoti nuk e priste do të ndodhte, ai ishte gati të tradhëtohej nga një prej Engjëjve të tij kryesorë dhe ai vetë të testohej me gjyqin më të madh me të cilin do të ndeshej ndonjëherë në hapjen dhe mbydhjen e Librit të Jetës. Papritur, diçka shpërtheu padashjen, fjalimi ishte gati të fillonte me ligjësinë e Krijuesit. Kishte ardhur koha…
Ndërkohë në Inferno ...
Trupi është duke e shfrytëzuar fuqinë Inferno. Ky zjarr i madh që është jashtë ndjesisë, e shndërron atë në një top masiv fuqie, duke hapur gojën e tij të lodhur si një kacafytje mbi topin e energjisë, që në këtë rast krijon një ngjyrë ylberi në sy. Tek ajo ngjyrësi, bëhet më e madhe dhe më e madhe ajo që duket se ka krijuar një mburojë transparente, aq sa duket sikure mbulon atë duke i lënë engjëjt të paaftë ta sulmojnë direkt... Kështu që çdo sulm që ata hedhin ndaj tij ka dështuar, nëse bëhet fjalë për një sulm me rreze të gjatë, apo një sulm me rreze të afërt. Ndjesia shton, nëse do të sulmoja bishën disi në distancë të afërt mund të synoja potencialisht flakën time të Frymës së Shenjtë. Ky është një nga sulmet më të fuqishme që kam në repertorin tim të lëvizjeve. Sakaq sytë që përdorin vjedhurazi një mantel, vetëdorëzohen. Nga pamja e errët, e futur tej skajinës së dritës, atë e ndjek hija si një rendje e pasur nga pas. Në një goditje të syrit, lexohet dhimbja për të tërhequr vëmendjen e Njeriut. Këtë herë trupi kishte tërë kokën gati të shkyçur në vetvete, dhe ngadalë por me siguri qasja e egër ishte heshtur, ata të gjithë menduan se Trupi ishte i vdekur. Kështu që secila prej mendjeve të mbyllura në leximin e Librit të Jetës, kapërcente trup më trup dhe në një dhimbje trpore simboliznte veten e vet, në fakt shkrimi kishte vënë tëposhtë veten e tyre, Trupi kishte detyrën të linte një shënim të udhës në Librin e Jetës. Të Tjerët ishin zgjuar duke thënë se ishte ikja e mendimtarit të vyer, eruditit, zërit të fuqishëm, penës së fortë dhe poliedrike, intelektualit të angazhuar e të përkushtuar ndaj së mirës publike e interesit kombëtar, dhe njërit ndër shkrimtarët më prodhimtarë të letërsisë sonë.
Kthehu në sallën e Librit të Jetës ...
Toni i zellshëm i zërit dhe një zgjuarsi më elegante ishte veshur nga mbajtësit e shënimeve të fundit. Foljet ishin zmadhuar. Mbiemrat kishin kapur rrokaqiejtë. Librat papërsërritjen. Shkrimet të paarritshmen. Studimet tutje nga maja e lartë. E gjitha lartësi, thellësi, hapësirë e … një fjalor i gjithëgjendshëm, tamam sikurse gjindet dhe ndodh të prodhohet pas ikjes së Njeriut. Në fakt të gjitha duheshin thurrur më parë…
Duheshin thënë më parë se:
- Poeti nuk shuhet.
- Shkrimtari nuk shterr
- Hulumtuesi nuk errësohet
- Shkencëtari nuk lodhet
- Dijetari nuk mbaron
- Eruditi nuk njeh kufi
- Piktori dashuron jetën
- Fjalëprodhuesi sfidon
- Gjuhëarti shkëlqen
- Krijuesi krijon
- Njeriu i përshtatet Ligjësisë
E ne të gjithë kapërcejmë Libohovën që e lindi këtë vlerë të pavdekshme, për të rigjetur në kërkim e sipër aty mes Dyrrahut të lashtë dhe Durrësit modern një gjithëplanësh postmodern, një shkollë më vete të letrave shqipe, Një Moikom. Dhe atë e kemi përjetë mes nesh, edhe pse lamtumirja e Trupit, Moikom Zeqo, qe shkruar në Librin e Jetës.
IN MEMORIAM
Moikom ZEQO (1949-2020)
Në këto orë të hershme, sapo u nda një lajm i trishtë nga Tirana – ka ndërruar jetë shkrimtari, studiuesi, eseisti, Moikom Zeqo. Fatkeqësisht, kësaj radhe nuk arriti ta mbijetone leukeminë e llahtarshme.
Prehu në përjetësi, Moikom i ndritur!
Moikom Zeqo lindi më 3 qershor 1949 në qytetin e Durrësit. Familja e tij është me origjinë nga Libohova. Në Libohovë ai morri edhe arsimin fillor. Më 1967 nisi të ndiqte Fakultetin Histori Filologji, duke u diplomuar në Universitetin e Tiranës më 1971 në degën gjuhë-letërsi. Në vitet 1971-1974 punoi si gazetar dhe redaktor letrar i gazetës “Drita”. Më 1974-76 punoi si mësues në Rrogozhinë. Më pas, në vitet 1979-1987 qe punonjës shkencor pranë Muzeut Arkeologjik të Durrësit. Më 1987-1990 punoi si specialist në sektorin e artit antik në Akademinë e Shkencave në Tiranë. Në qershor të 1991 qe pjesë e grupit organizator të Kongresit të 10-të të Partisë së Punës. Më 31 janar-10 maj 1991 u emërua kryetar i Komitetit të Kulturës dhe po atë vit iu dha portofoli i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Më 1991 dhe 1992 kandidat për deputet, kur dhe u zgjodh dhe shërbeu deri më 1996 si deputet i PS-së. Më 1997-2005 ka qenë drejtor i Muzeut Kombëtar.
Është Doktor i Shkencave dhe mban Urdhërin e Lartë “Mjeshtër i Madh”.
Është autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të nje numëri skenaresh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor. Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij. Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, sërbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanisht si dhe në gjuhën tonë.
Është autor i tre ekspozitave vetiake në pikturë. Ka përfaqësuar Shqipërinë në Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me dhjetra herë dhe është vlerësuar nga personalitete të larta të kulturës shqiptare dhe të huaj.
Dita e sotme,15.6.2020, eshte dite zie per letersine dhe kulturen shqiptare, hidherim i thelle per gjithe ne qe e njihnim dhe na njihte, nje mendje universale qe rrall i vjen kultures se nje vendi.