top of page

Një model i lidhjes njerëzore të biznesit në dialektikën e saj


Albert Bajraktari, është një model i lidhjes njerëzore të biznesit në dialektikën e saj


„Një shoqëri e bazuar mbi biznesin është më mirë se një biznes i bazuar mbi shoqërinë“ thotë John Davison Rockefeller Sr, që ishte një manjat biznesi dhe filantropist amerikan[1]. Ndoshta kjo përzgjedhje e këtij kuotimi nuk ka ndonjë lidhje me tërsinë financiare, por ka një lidhje me thelbin e këtij shkrimi dhe personalitetin e njeriut të thjeshtë shqiptar, që kërkon nga angazhimi, nga përkushtimi dhe biznesi i tij vetë dialektikën e kësaj thënieje. Albert Bajraktari, është pikërisht një model i kësaj lidhjeje në dialektikën e saj. Është një njeri i thjeshtë. Mjaft i respektueshëm. Është një biznesmen tipik me komunikimin më të drejtë e të sinqertë të Njeriut, të cilin ekarakterizon edukata, respekti, marrëdhënia e tij me klientin dhe tërë atë që ndodhet dhe respekton ligjin e shkruar e të pashkruar të komunikimit.

Albert Bajraktari, si një figurë e tillë, natyrshëm dhe një familjar i përkushtuar, në prezencën e tij të parë të jep tërë themelin e komunikimit dhe përshtatjes së Njeriut të mirë, biznesmenit që di të sillet dhe respektojë, me vetë atë që shkon përshtat thelbit të një biznesmeni komunitar në tërësinë integruese të kohës. Natyrshëm në një biznes të tillë, ku kafja është një arsye më shumë për kohën, njohjen, takimin me njerëzit, bisedën, idetë që kanë dhe takimet e domosdoshme të bizneseve të tjera, ai brenda një kohe të shkurtër e ka bërë lokalin. Evetë një qendër të shqiptarisë, një qendër të mirëfilltë të respektit, mbarësisë dhe komunikimit të sinqertë.

Në lokalin e tij ka gjithnjë një parim, që shoqërohet nga vetë arsyeja e rregullit, sigurisë, garancisë dhe vetë asaj që tregon se Njeriu dhe Biznesmeni kanë një pikëtakim të mirëfilltë kur aty synon dhe konvergon respekti reciprok. E ndërsa ngacmon me shkas klientët të sjellin mendimin etyre, për këtë biznesmen, ajo që dëgjon është në thelb, respektuese, mirësia që përcillet nga vetë rrënja e tij, nga identiteti, dhe familja. Kështu na thotë, miku i përbashkët, Përparim Muça, që për të cilin thkeson se ai është një djalë model, me një origjinë famijare të shkëlqyer, i denjë për fjalët më të mira dhe më ushqyese të mesazhit të mirë për komunitein shqiptar e më gjerë.

Ndërsa shkruajmë për biznesmenin Albert Bajraktari, menjëherë mendja na shkon tek ata që kërkojnë të bëjnë emër ndryshe, e që në këtë rast puna dhe përkushtimi i tij, na bëjnë të themi me gjithë sinqeritetin tonë se ai është një model i mirë edhe për shumë komunitete të tjera në zonën e tij ku operon dhe në tërësinë e vetë atyre që shkruajnë me shkas për shqiptarët. Aty të thonë të gjithë se shqiptarët si Albert Bajraktari, janë modele të integrimit, njerëzores dhe shembullit më të mirë të vetë jetikes në Mbretëri të Bashkuar.

Në anën tjetër ajo që thekson Thomas Haliburton, se „përpikmëria është shpirti i biznesit“, natyrisht e ndjejmë të themi se është dhe parimi që ndjejmë dhe gjejmë ndërsa rastësisht në kohë të ndryshme shkojmë dhe kthejmë kafenë tek lokali i tij. Aty mirëkuptohet se Jeta është më shumë se një egzistencë e thjeshtë, ndërsa shumica e njerëzve jetojnë vetëm për ditën e sotme, kur dihet se Ata duan pasuri, shëndet dhe kënaqësi të menjëhershme, por, edhe kur i kanë këto gjëra, prapëseprapë ndihen të pakënaqur. Mes kësaj krijohet kuptimi i qartë se jeta s’ka se çfarë t’u ofrojë më atyre. Ata që arrijnë majat më të larta në fushën e biznesit apo të argëtimit, e shohin se ajo që iu mbetet për të provuar tani në jetë është droga, alkoli dhe marrja me punë të këqija. Por, edhe kur i plotësojnë qejfet e tyre, ata ndjejnë një boshllëk të madh nga brenda. Po qe se jeta përbëhet vetëm nga këto gjëra, atëherë “le të hamë e të pimë, sepse nesër do të vdesim” thuhet tek Korintasit, ndaj në një mënyrë të tillë, ai gjithnjë jo thjesht në rolin e biznesmenit, por dhe familjarit, gjithnjë mbetet mjaft i arsyeshëm edhe për klientët e tjerë.

[1] Ai është konsideruar gjerësisht si amerikani më i pasur i të gjitha kohërave dhe personi më i pasur në historinë moderne. Rockefeller lindi në një familje të madhe në Upstate Neë York që u shpërngul disa herë përpara se të vendosej përfundimisht në Cleveland.

40 views0 comments

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page