ARDIT GJEBREA
Nga Luan Çipi
Ç’të them për Ardit Gjebrenë?
Një mjeshtër, artist i shquar!
Ka nderuar mëmëdhenë,
Në gjithë botën i dëgjuar.
Këngëtar, kantautor,
Producent e prezantues,
Dirigjent me stek’ në dorë,
Për disa breza, mësues.
Origjinë nga Gjirokastra,
Lindur para gjashtëdhjetë vite,
Duar e mendje, të arta
Çdo ditë më me vlera ngjizet.
Ke nisur këngën pesë vjeç,
“Zëri gjyshes i ëmbël” lënë,
I përjetshëm t’i do mbeç:
“Po këndoj për ty moj nënë!”
RTSH.-ë ja në Festival
Gjëmoi nga kënga “Jon”,
T’i u vendose në ballë,
Mbarë Evropa po feston!
Dyqindepsëdhjet koncerte
Buçasin me këngëautori,
Skena, stadjume e sheshe,
Jehon orkestra dhe korri.
Nami përhapet në Londër,
Në Njy Jork e Selanik,
Pjano, klarinet e lodër,
Nga Honk Kongu gjer në Rigë.
Krenohet me ty dhe “Klani”
Televizioni i parë Kombëtar,
“Telebingo, “Miss Albani”,
“E Diela, për Shqipëtarë”
Tiranë, më 1 Korrik 2021
Comments