Një mik i ri për lexuesit


Alma Ibi Zekollari

Nga: Armela Hysi




Përsëri për Almën

“...Nën skeletin e thatë të mirësjelljes, zgjata dorën. Dëbora u step e trembur nën këmbët tona. Drita e saj u rrek të çelte kujtime e kujtime në hapësirën që lidhte dy sytë...” Me këto fjali të një pasazhi të shkurtër shkëputur nga tregimi “Gjurmë në dëborë”, prezantohet që në faqen e parë autorja Alma Ibi Zekollari në vëllimin e saj me tregime “Unë e vrava Verën”. Ky libër i parë i saj që vjen nën korrektimin letrar të Eriketa Kollçaku Qorlazja dhe redaktimin për shtyp të krijuesit Nase Jani, sapo është botuar në mënyrë digjitale dhe mund ta gjejmë në adresat elektronike https://www.smashwords.com/books/view/1067951 dhe https://issuhub.com/view/index/32922 . Kështu, lexuesi që prej janarit të këtij viti ka mundësi ta shijojë dhe të njihet mirësisht me një prozë të kompletuar dhe përcjellëse.