top of page

NJË MIJË ËNDRRA KAM


Ymrije Beqiri

NJË MIJË ËNDRRA KAM


Dikush mendoj se ëndrra m’u shua Pse u pengova diku, por n’tokë nuk rash Tani i them se fort u gabua, u gabua Ëndrrat veç m’u shtuan, ore mëndje trash!


Ëndrrat që i kisha i kam realizuar Dhe ëndrrat e mija jo nuk kanë të sosur Se vetë jeta më ka mësuar Nëse nuk ke ëndrra, gjendesh e groposur!


Më mësoj jeta të ndjehem krenare Dhe nëse diku rrugës kam gabuar Të gabosh gjatë rrugës nuk është padije Humbja të pret nëse nga gabimi s’ke mësuar


Vërtet u pengova diku n’rrugë të jetës Pengesat i kalova një e nga një Si lash ëndrrat të tretën kot Nëse kisha qindra , tani kam njëmijë


Njëmijë ëndrra kam, për ato do luftoj N’më dalshin pengesa, prapë do i kaloj Se jam çikë dardane,ec me këmbë në tokë Kam njerëzit e zemrës, kam dhe mike e shokë!


53 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page