Një masë e gjerë fyçkash që po na mbyt


Ilir Levonja

Nuk u besova syve kur lexova se si një nga këto, të ashtuquajturat show girl, vajzat e ekraneve u hakërrohej shqiptarëve për mllef e inat karshi saj, pasi kishin zënë e po përflisnin si të përfshirë në një aksident rrugor. Nuk u besova syve më tepër në aspektin human, a në kulturën që duhet të demonstrojë një person gati i përditshmen në ekranet shqiptare. Mbaj mend se para pak muajsh një aktore e Shkodrës i tha gazetares në studio që përpiqem të jem e kujdesshme në ato që them po e po, por edhe në veshje se ne personat publik jemi një farë shembulli për sytë e shoqërisë. Dhe kishte të drejtë. Kurse kjo fyçka del e pak pikë turpi e thotë që, o shqipo, gruaja u rrëzua se tek ne njerëzit ecin si në Afganistan, nuk respektojnë vijat e bardha. Mu kujtua kjo kultura bajate që njeriu duhet të ketë frikë nga mjeti dhe jo mjeti nga njeriu. Sepse mjeti ecën vet dhe brenda tij nuk ka drejtues. Mjeti është superioritet racor jo shërbyes. Pasi ai që ka një mjet dhe sidomos BMW X5 është superior ndaj këmbësorëve. Prit të plaste karraviçi se po kaloj unë me BMW. Por është të vësh duart në kokë kur del e akuzon publikisht dhe dëshmon një kulturë të ulët. Thuajse në rastet 99% kur bëhet fjalë për humanizëm, nuk ka njeri në botë që nuk ndalon, le të jetë rrëzuar robi edhe kot, ndalon për t'i dhënë ndihmën e parë. Eshtë punë fisnike e njeriut për njeriun, ata që nuk ndalojnë janë pjesë e krimit janë hajnat e civilizimit etj. Ecin si në Afganistan thotë, nuk ndalojnë kur shikojnë makinën. Kjo është dëshpërimisht shenjë e përbuzjes sociale megjithëse u detyrohen syve të tyre për ca duartrokitje e klikime, është një fyçkëri që aq me shumicë i ka shoqëria jonë. Aksidenti thuhet se ka ndodhur një ditë më përpara dhe po ashtu përfoljet, por show girl nuk përgjigjej, nuk shfaqej. Doli sot dhe kërcënuese dhe a e dini përse, sepse pagoi ca rrugorë, u dha ca para ca mjekëve që ta mbyllin çështjen, ca gjyqtarëve etj., rryshfeti blen një qeveri jo më pesë veta nga hallkat e administratës. Por është koha e mishit, e gjinjëve e shalëve. Kultura është sikteri, madje të jesh i arsimuar dhe i kulturuar është fyerje, bëhesh objekt i bulizmit, del i papunë, je kontingjent i mizerjes. Mishi të ha të gjallë dhe prepotent, me një kulturë po zero drejtshkrimore, të shqyen, ta zë frymën, të kërcënon. Të thotë Un ...

#Ilir #Levonja


0 views

Shkrimet e fundit