top of page

NJË MAL ME DHIMBJE



ree

NJË POEZI NGA MYSLIM MASKA

NJË MAL ME DHIMBJE

Si t’ia bëj unë shpirtit që më dhemb!

S’do t’ia dijë askush.

Asnjeri.

Është një mal me dhimbje, s’është një

Gjemb.

Akullnajat

Një poet po ngrijnë.

Fundja, kujt i hyn në punë poeti,

Një kuletëgrisur,

Palopijanec.

Akullnajat po ngrijnë krejt planetin,

Ti më dërdëllis

Për një poet.

Më mirë t’i vijmë rrotull së vertetës,

Le ta lëmë

Edhe dritë. Dhe hije.

I bëhet a s’i bëhet mirë jetës,

Le të dërdëllisë poeti

Me poezitë…


1 Comment


sotir.mimi
sotir.mimi
Feb 08, 2023

  Xing. Një poezi ku ndjenja dhe mendimi i poetit kryqëzohen në udhët e tyre. Dhe lexuesi vë buzën në gaz, ndërsa rrëqethet me ngrirjen e poetit përpara shkrirjes së akullnajave. / Xing.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page