Libri "Stomatologjia ne Shqiperi" i prof.Nazmi Koçit nuk eshte thjesht histori e stomatologjise ne Shqiperi e ne bote qe nga periudha parahistorike, rreth 7000 vjet para eres sone e deri ne ditet e sotme, duke e ndare kronologjikisht ne periudha te ndryshme por ai eshte nje studim shume serioz, gjitheperfshires ku perveç njohurive mbi zhvillimin e mjekesise ne pergjithesi dhe zhvillimin e stomatologjise ne vecanti lexuesi merr informacion mbi antropologjinë,arkeologjine,statistiken dhe nivelin ekonomiko shoqeror e shteteror ne kohe te ndryshme. Pra, "Stomatologjia ne Shqiperi" është një enciklopedi që përmban informacione nga shume dege të diturisë të shperndara nëpër botë dhe në Shqipëri, me qëllim transmetimin e tyre tek njerezit e se ardhmes, në mënyrë që puna e shekujve të mëhershem të mos shkojë dëm per shekujt që do të vijnë, ne menyre qe pasardhësit tanë duke qenë me të informuar do të bëhen me të virtytshëm dhe me të dobishëm për per njerezimin. Pikerisht per kete arsye autorit i eshte dashur te beje nje pune shume voluminoze dhe te veshtire mbasi per te gjetur te dhenat e kerkuara, i jane dashur te shfletoje mijera e mijera faqe literature, me nje bibliografi te pasur me mbi 574 burime.
Per shkak te njohjes time te gjate me prof. Nazmiun, une kam patur privilegjin ta ndjek ne dinamike ecurine e punes studimore te tij.
Pas leximit te parathenies shume kompetente te prof.Shaban Sinani, prof.Nazmiu duke qene njeri qe eshte gjithmone ne konkurence me veten,duke lexuar dhe midis rrjeshtave, duke u konsultuar dhe me perfaqesues te brezit me te ri te stomatologeve ndermjet te tjeresh me vajzen e tij Brunilden,prof.pedagoge ne UT, e specializuar ne Itali dhe djalin Ervinin te specializuar ne Amerike,me kendeveshtrim teorik dhe praktik bashkekohor,ne rolin e oponenteve konstruktiv u dakortesua shkurtim i konsideruar i librit me rreth mbi 1000 faqe.
Libri "Stomatologjia ne Shqiperi",eshte nje liber shume dinjitoz dhe prestigjioz sepse ne te eshte investuar nje eksperience profesionale ‘sui generis’,e gjate mbi 50 vjecare qe pershkohet nga esenca e betimit solemn te Hipokratit, qe eshte venia e jetes ne sherbim te njerezimit, edhe pse sot te tille profesioniste jane specie ne zhdukje, sepse gjate leximit te lind nje admirim qe ka ne baze perceptimin e nje pune sistematike dhe skurpuloze, sepse pasi e lexon kete liber kupton qe ka nje nderthurje shume disiplinore shkencore, sepse libri eshte terheqes mbasi eshte shkruar me nje stil dhe metode bashkekohore ku fjalite rrjedhin natyrshem pavaresisht ngarkeses permbajtesore ne to dhe se fundmi sepse botimi i ketij libri jo rastesisht i eshte besuar prof.Nazmi Koçit nga Keshilli Kombetar i Urdherit te Mjekeve te Stomatologeve te Shqiperise i cili eshte nje mjek qe sistemin shendetesor,arsimor ose universitar dhe sistemet shoqerore i ka pare ne nje projeksion multidimensional,ndoshta si rralle kush.
Ashtu sic thote prof.Shabani se duke shkruar kete liber Nazmi Koçi ja ka arritur te realizoje ate qe latinet e shprehin me nje idiome te mirenjohur:’Corona opus finis’ qe do te thote t"i vësh veprës kurore,te njejten gje do te thoja une per çdo student qe mbaron stomatologjine dhe cdo mjek stomatolog pas universitar qe e lexon kete liber se i vendos formimit te tij profesional.
Per te gjitha keto arsye kam une kam besim te plote se ky liber do ti rezistoje shume gjate kohes.Te besh nje liber te tille sic dihet nuk eshte aspak e lehte.Jo çdo kush mund ta beje qofte edhe profesor.Edhe ne kohen kur ishim ne në fakultet profesoret botonin libra por jo te gjithe i rezistonin kohes, si psh.prof. obsteter- gjinekolog, qe ishte nr.1 ne Shqiperi ne ate kohe beri nje liber voluminoz per kete lende mirepo shume shpejt brenda 2-3 viteve studentet propozuan te zevedesohet sepse preferonin te lexonin nje liber te Rrahim Gjikes ndonese ai ishte per shkollat e mesme dhe ne realitet u hoq dhe pedagoget filluan te jepnin leksione me shenime.
Une kam lexuar dhe historikun e Mjekesise Shqipetare që qe botuar para 20 vitesh ne buletinet mjekesore shkencore por po ta krahasosh me librin "Stomatologjia ne Shqiperi",pavaresisht se dhe ate e kish shkruar nje prof.i nderuar, ka diferenca te medha midis tyre.
Duke perfunduar e pergezoj dhe falenderoj prof.Nazmiun per kete veper unikale ne fushen e stomatologjise me vlera historike, profesionale, studimore e shkencore dhe duke patur parasysh vitalitetin e tij i uroj te mos e ndale penden e tij speciale per te shkruar dhe vepra te tjera te ketij kalibri.
コメント