Një libër që i bën nder atyre që vuajtën mizoritë komuniste


FATMIR MINGULI


“Klithma nga burgu” i Shpendi Topollajt një libër që i bën nder atyre që vuajtën

mizoritë komuniste


Libri me gati 500 faqe “Klithma nga burgu” i autorit Shpendi Topollaj, botim i 2MPrinting, i shkruar nga një mjeshtër i shquar i fjalës dhe mjaft i kulturuar, është ndofta homazhi më njerëzor, më i sinqertë dhe më dashamirës që u është kushtuar vuajtjeve, rezistencës, dinjitetit, guximit, mençurisë dhe idealeve të pastra të të gjithë atyre që provuan llahtarin e krimeve komuniste. Janë të rrallë ata shkrimtarë që si ky autor, në të gjithë krijimtarinë e tyre t`i kenë kushtuar kaq vëmendje këtyre njerëzve të nderuar dhe fisnik