NJË LAURESHË, QË NIS TË KËNDOJË NË VJESHTË


DOLI NGA SHTYPI I SHTËPISË BOTUESE "ARTE-GRAFIK-PRINTIM-LIBERLIDHJE" DHE VIHET NE QARKULLIM LIBRI POETIK “SHTRËNGATAT E JETËS” I POETESHËS SHPRESA MUÇA ERDOS, REZIDENTE NË ANGLI. ME REDAKTIM, KOPERTINË DHE PARATHËNIE NGA SHKRIMTARI

VULLNET MATO.

NJË LAURESHË, QË NIS TË KËNDOJË NË VJESHTË

Zonja e nderuar Shpresa Muça Erdos, është një autore e talentuar, me origjinë nga Ishulli i Lezhës, e cila ngjason me një laureshë poetike, që vendos të këndojë në vjeshtën e moshës, kur kanë filluar të piqen frutat e mendimit të saj. Prej 27 vjetësh, ajo ndodhet rezidente, në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka provuar shtrëngatat e jetës emigrante, ka akumuluar ngjarje dhe tema të ndryshme nga vështirësitë e përjetimeve familjare të emigracionit. Por vetëm kohët e fundit, vendosi të shkruaj e botojë poezi dhe proza, për shkak të mbylljes, për një kohë të gjatë nga pandemia.