top of page

Një kumtesë që vlen sa një libër


Një kumtesë që vlen sa një libër


E një rëndësie të veçantë mund të konsiderohet dhe kumtesa e publicistit Ismail RugovaGjergj Kastrioti Skënderbeu ne veprat e studiuesve nordikë“ (Korrik 2018; Malmö, Suedi). Në këtë kontekst diskursi i influencës narrative shkon shumë larg në lidhje me shkrimin dhe ndërlidhjen mes dy pjesëve gjeografike. Autori i kësaj kumtese thekson se „botimi i parë që i kushtohet personalitetit të Skënderbeut nga vendet nordike është një punim anonim në gjuhën danishte i vitit 1709, me titull ”Sandfærdige Beskrivelse om de tre Mægtigste Tørckiske Keysere, og derhos Arrigste Tyranner […] Derhos de tre Berømmeligste Krigs-Heldtis Historier, som udi de Tider heri Christenheden haver levet” (“Përshkrim i saktë për tre mbretër turq të famshëm dhe tiranë të pamëshirshëm”), marrë nga shkrimi Ulrik Kristofer Smidt (Shmidt, Ulrik Kristoffer, Dokument: Universitety of Copenhagen, publication date: 2015). Në anën tjetër vijnë me radhë në kumtesë shkrimet Ludvig Holberg (1684-1754), shkrimtar dhe historian i njohur danez me prejardhje norvegjeze e duke shkuar më tej në thelbin e përshkrimit me tematikën e duhur të lidhjes mes shkrimit, influencës narrative dhe vetë diskursit në kumtesë.

Me këtë kumtesë autori natyrshëm na jep detaje të rëndësishme dhe mes faktorëve që vijnë nga shkrimi ai na tregon se të shkruarit nuk ka të bëjë vetëm me përcjelljen e "përmbajtjes", gjetjeve, materialeve adekuate, formave identitare, përshkrimeve të ndryshme, por edhe me përfaqësimin e identitares narrative. Një nga arsyet që njerëzit e kanë të vështirë të shkruajnë është se ata nuk ndihen rehat me 'unë' që po portretizojnë në shkrimet e tyre. Shkrimi akademik në veçanti shpesh paraqet një konflikt identiteti për studentët në arsimin e lartë, sepse 'vetja' e cila është i gdhendur në ligjërimin akademik ndihet e huaj për ta, ndaj autori mundohet ta shtjelloj.

Synimi kryesor i kësaj kumtese është se të shkruarit për Skënderbeun nuk është thjesht një qëllim më vete, por dhe një akt identitar në të cilin njerëzit përputhen me pozicionet e subjektit të formës socio-historike, kulturore, diskursive, dhe në këtë mënyrë luajnë rolin e tyre në riprodhimin, ose sfidimin e praktikave dhe diskurseve dominuese, si dhe vlerave, besimeve dhe interesave që ata mishërojnë në lidhje jo vetëm me figurën që konfigurohet, por dhe e vazhdimësinë, krenarinë. Enjë populli që lind figura të tilla që mbeten në Histoi. Pjesa e parë e kumtesës shqyrton kuptimet e gjetjeve, thelbin që këto gjetje i shërbejnë formacionit të ndërtimit diskursual të identitetit, të shkrim-leximit dhe identitetit, si dhe të çështjeve të identitetit në kërkimet mbi formatin e tillë transmetues e të domosdoshëm jo vetëm për brezat, por dhe në lidhjen midis dy anëve gjeografike në formën e influencës reciproke të narrativit dhe njohjes me s tij. Pjesa kryesore e kumtesës bazohet në një projekt kërkimor bashkëpunues rreth shkrimit dhe thelbit të këtyre gjetjeve adekuate, duke ofruar interesat, vlerat, besimet dhe praktikat e shumëfishta, shpesh ndoshta kontradiktore, që përfshihen në konventat e ligjërimit, të cilat krijojnë një sërë mundësish për vetë-njohje për të gjithë por edhe për shkrimtarët, sikurse shprehet Rugova „Veprat e veçanta kushtuar heroit kombëtar te shqiptarëve përfaqësohen nga me tepër se një mijë vëllime të shkruara në njëzet e më shumë gjuhë dhe të botuara në njëqind e sa qytete të botës“.

Kumtesa na jep një pasqyrë të shkurtër për përsonalitetin e Jan Zhiska. Sipas autorit, Ismail Rugova, mësojmë se Jan Zhishka i lindur përafërsisht në vitin 1376, ka vdekur me 1424 dhe se ai, pra Ja Zhishka ishte një ushtarak dhe fisnik bohem i Çekisë së sotme (ibid). Po përse e përcjell këtë autori për më tej? Fakti është i qartë se lidhet me një tekst me titull: ”Ludvig Holberg: Gjergj Kastrioti -Skënderbeu, prijësi dhe heroi më i madh në histori”. Autori citon „Nga vështrimi im kam konstatuar se punimi nuk është përkthyer nga danishtja, por nga gjuha gjermane sepse tekstit origjinal të Holbergut i mungojnë disa nuanca në përkthimin shqip. Duhet nënvizuar se citati në fund të përkthimit është i përgjysmuar dhe i nxjerrur jashtë krahasimit që bën autori midis Zhishkës dhe Skënderbeut. Përpos këtyre vërejtjeve, përkthimi është i nivelit të lartë me një terminologji e gjuhë shumë të avancuar dhe si i tillë ka vlerë për ata që do merren me Ludvik Holberg. As titulli i punimit 71 faqesh, kushtuar Zhishkës dhe Skënderbeut nuk ceket në përkthim. Në origjinal, biografia është e ndarë në dy pjesë dhe quhet: “Ziska og Skanderbeg”, në përkthim: “Zhishka dhe Skënderbeu.” (Po aty).

Në rrjedhë të kumtesës mësojmë se „Shkrimi i radhës për personalitetin e Gjergj Kastriotit Skenderbeut i cili gjendet në Skandinavi mbanë titullin: ”Den Store Castriotto af Albanien kallad Skanderbeg”, botuar në shtypshkronjën e Anders Zetteberg, në vitin 1788. (në Stokholm) Në përkthim: ”Kastrioti i madh i quajtur Skënderbeg” me autor Stephan Zanoëich (1721-1786), autor me origjinë kroate.“ (Ibid).

Kumtesa përfundon me implikimet e studimit për kërkimin mbi shkrimin e tillë dhe identitetin, si dhe për mësimin dhe mësimdhënien e shkrimit në një format të tillë që i përket kësaj figure të rëndësishme. Sikurse citon autori „emri i Skënderbeut nuk ishte i pa njohur edhe në këto vise te largëta. Ai ishte bërë i njohur në saje të Librit te Marin Barletit por edhe të autorëve tjerë që kishin trajtuar trimëritë e tija.“ Sipas Ismail Rugovës, „në Kontekstin kohor mund të themi se autorët nordikë që shkruajnë për Skënderbeun i takojnë periudhave të ndryshme kohore e qe na jep te kuptojmë se interesimi per Skënderbeun është i vazhdueshëm dhe prezent në të gjitha periudhat. Ai vlerësohet shumë larte dhe merret si model i luftëtarit e atdhetarit të shquar, i cili duke mbrojtur vendin e vet i benë një shërbime të çmuar edhe Evropës duke penguar depërtimin osman drejt perëndimit.“

Kumtesa, duhet të themi është një konstrukt i qartë e i domosdoshëm narrativ dhe njohës, që mendojmë se është dhe do të jetë me interes për studentët dhe studiuesit në fushat e tilla, shkrim-leximit, analizës së diskursit, retorikës dhe studimeve të kompozicionit të diksursit ndikues dhe influencës së tij, si dhe për të gjithë ata që janë të interesuar të kuptojnë se çfarë përfshihet në shkrimin njohës rreth një figure kaq të madhe globale të kohërave për kohërat, në mënyrë që të ofrohet akses më i gjerë në lidhjen njohëse adekuate.

Opmerkingen


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page