top of page

Një kujtim për mësuesit


Një kujtim për mësuesit


Që nga 1 marsi e deri më sot asnjë dakik nuk jam ulur para kompjuterit. Sëpakut pë hir të respektit, ndoshta është dashur bile pluhurin t`ia hjek. Në Turjakë, plaku më i njohur e shpijaniku më i madh iu kish pas thënë robëve (antarëvëve të familjes) së vetë që kur të hynë bujku me kitë e zjellës në oborr, të gjithë duhët të qohen në kâm e të të dalin jashtë e i presin sepse prej atyne hamë.

Kompjuteri na ka lehtësua punën por edhe na bërë dembelë.

Pushim e sheti

Isha në Danimarkë, te një miku im bujta 1 natë, në Roskilde *) afro 7 km larg qytetit të Malmös. Kaluam urën më të gjatë në Skandinavi mbi ngushticën që lidh Baltikun (detin ose liqenin) me oqeanin, Öresundsbron, 15.9 km. *) e gjatë.

Pastaj isha në Småland, në qytetin Oskarshamn *) te ish shoku i studimeve, Dr. Xhevat Durmishi. Edhe te ai bujta 1 natë.


Vikendin e kaluar shkobva te djali i axhës Dulë (Avdullahit), Ismeti në Uddevalla *). Rrugën e bëmë me makinë, afërsisht 1.500 km. të dy drejtimet, Malmö-Oskarshamna dhe Malmö- Uddevalla.

Përveç maleve sa shihte syni, në të dy anët e rrugës kishte lmenj të gjatë, gryka të detit, ura e vendpushimore.

Ajo që nuk mund ta harroj në të tre vendet ishte mikëpritja dhe atmosfera krejt shqiptare në Suedi e Danimarkë.

Te Ismeti hëngrëm edhe ushqim tradicional të Turjakës, pasul me mish të thatë e nga 1 temlik sugjuk që Shqipja, qika e madhe e Ismetit ia kishte dhënë Ismetit që kishte qenë në Turjakë e Llapqevë ku është e martuar Shqipja.

Nuk dinim të ngiheshim e nuk lëkundeshim nga sofra polot me ushqime të shishme të Turjakës që Sadija, gruaja e kusheririt pa hile e kishte mbushur sofrën, me lloje të shumta të mishit të pjekur, dy lloje të piteve që vetëm në Turjakë gatuhen, speca turrshi, rasoj të laknave të kuqe e djath të dhenëve.

Nuk guxoj pa e përmendur edhe Lindën (Arlindën) e Diellonën, dy qikat bukuroshe të Ismetit që nuk e kishin harrua Turjakën por e flisnin edhe italishten dhe e njihnin edhe Danten pasiqë kishin jetuar në qytetet ku ka lindur Rilaindja (Renesanca), letërsia e rilindjes.

Vetëm djali, Dianti nuk ishte në qejf sepse ai kishte pritur se ne do ta marrim me vete qenin e vogël të Kaltrinës (qikës time më të vogël), Bambin. Diantit I premtova që herën tjetër do të shkoj me Bambin.

Herët në mëngjes shkuam bashkë me Ismetin te një kusheri tjetër, një mësues i përmasave evropiane, njeri i dijës dhe I penës, Shpend Rukiqi, një ndër mësuesit më të sukseshëm në Suedi, që ende punon si mësues por që nga 29 maji ishte zgjedhur drejtor shkolle. Ai mi dhuroi dy libra; “Krejt mbrapsht” dhe “Rrugë e humbur”, libra me poezi.


Për pakë ditë jam ndarë nga jeta e çobanit nga Turjaka, Sylës dhe ish vajzës bukuroshe nga Tirana, Lumturisë por shpresoj që pas një pushimi të vogël ku do ti kujtoj disa nga mësuesit e parë të krahinës time dhe të atyre që punuan në rrethin tim, të krahinave tjera t4ë Kosovës përsëri do ti këthehem Turjakës e Tiranëa dhe Prizrenit e Prishtinës.

Në Turjakë ka qenë adet që kur vinte dimri, katundarët e mi prenim nga një lopë e dikush edhe dy, ai që ishte më kallaballak dhe që kishte pasuri më shumë, tokë pune e bagëti.

Vërtetë ishte një kënaqësi sepse tuboheshin burrat e ne fëmijët pritnim me padurim që të na japin nga një copë të vogël mish dhe vraponim me e pjek në prush. Oh sa I shishëm ishte mishi I pjekur i lopëve që kishin kullotur barin e dushkun e maleve të Turjakës.

Puna më e zorshme kur prehej pasterrma ishte se si me ia lidh zorrët lopës sepse po të shkyheshin zorrët edhe mishi merrte erë.

…..


Kisha planifikua që titujt për titjt e nëntitujt e mëposhtëm të flas ngapakë por jo, kësaj radhe për Marsin e vitit 1981, për demonstratat e panverës stud6enteske e as për Marsin e vitit 1998, Qëndresën heroike të Familjes Jashari nga Prekazi. Ato data duan kohë e hapsirë.



22 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page