top of page

Një Kryefjalë për respektin


Me prindërit e Dr Kristo Papa

Një Kryefjalë për respektin


Vila “Ronel” Bar-Kafe dhe Restorant prej kohësh është sikurse e kam thënë publikisht një qendër e vogël shqiptare në Londër, një Shqipëri e vogël me tërë dimensionin e saj figurativ dhe kulturor. Dhe në këtë mjedis të bukur e të qetë, të mrekullueshëm në të gjitha aspektet një takim me njërëz, intelektualë, miq e të panjohur me të cilët shtrëngon duart për herë të parë mbetet jo thjesht memorje, as dhe një fiksim i thjeshtë i memorjes në fotografi, por një kapitull më vete, ku shtjellohet biseda, e prekshmja dhe e paprekshmja e tërë viteve lëvizje, udhëjetë, emigrim. Me prindërit e nderuar të Dr Kristo Papa, MD, natyrisht një shtrëngim duarsh dhe një takim i tillë mbetet privilegj, respekt që thellohet më shumë, dhe një hapësirë ku Njeriu gjen njerëzoren, kërkon përtej fjalëve dhe ndjesive, atë që vetë Njeriu e kumton deri në pikën e fundit të ndjesisë dhe dashurisë që ka Kryefjalë respektin dhe përkushtimin. Të dy mjaft patriotë, të prekshëm dhe të ndjeshëm, të dy me një zemër të hapur për Shqipërinë dhe për shqiptarët, të dy me një zemër të ndarë sa në Vlorë e në pikat e Globit ku ndodhen vetë dhe familja e tyre.

Të dy prindërit e Dr Kristo Papa, MD, intelektualë të mirënjohur të fushës së veterinarisë në Vlorë e më gjerë, Pavllo dhe Aurora Papa, me një ndjenjë të lartë përkushtimi, natyrisht të kujtojnë edhe skenën e filmit shqiptar „Kur hapen dyert e jetës“ me fjalinë e famshme, „bisturi baba“, pasi tashmë kjo „bisturi“ me të cilën syri i djalit të tyre ushqeu syrin e tij që në fëmijëri, duke parë nënën dhe babain në një profesion mjekësor të bëhet një pandashmëri në rrugën e tij të madhe, që rikthen zemrat njerëzore në jetë. Por kjo është një kapitull më vete.

Dhe në këtë bisedë të shkurtër natyrisht dhe një cekje memoriale e veprës së një miku të përbashkët, Dr Nuri Dragoi, që tashmë është në amshim. Një udhë në libra, histori, kulturë dhe traditë… e pra, në disa minuta një shishe birrë „Peja“ në tryezën tonë dhe përtej Gëzuar një fiksim për një miqësi të paharruar. Faleminderit Dr Kristo që u bëmë bashkë, që na mundësove këtë takim, ku kisha nderin dhe të dhuroj romanin tim Blirët e Pejës një familjeje të lidhur historikisht dhe rrënjësisht me shqiptarinë. Një Kryefjalë për respektin!

E kjo thellohet në të gjitha minutat e këtij takimi të shkurtër në minuta, por të gjatë në memorje, kur ndjen se telefoni i Dr Kristos, djalit të tyre të dashur, jo vetëm që nuk pushon, por gjithnjë me një kulturë e një respekt të ndjeshëm u përgjigjet klientëve të tij dhe njerëzve që kërkojnë „derman“ në këtë kohë të rrënduar me pandemi dhe me arsye të tjera shëndetësore. Dr Kristo është tashmë në këto minuta pika e lotit të gëzimit në sy të nënës dhe shkëlqimi i ndjeshëm në sytë e babait. E ndjejmë dhe urojmë me njëri-tjetrin për brezat që të ngjajnë, të shkojnë më shumë përtej asaj, „bëmë baba të të ngjaj!“.



30 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page