Një kolazh i shkurtër me vesën e brishtë të lirikës popullore Labe:
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jun 18, 2020
- 1 min read

-Hapa penxheret e ergjënda, O lule, moj lule, Fluturova e hyra brënda, Aty ish mike thëllëza. (Gjiorm)
-Gjerdani që ké në grykë, të shtrëngoftë, e mos të mbytë ! Po qëlloi vetëtima, Ajo qëlloftë mbi mua, në mes të krahëve të tua! (Dhëmblan)
- O xhupkuqia me nam, Pse s’erdhe sivjet në stan? (Kapariel)
-O filxhani farfuri, Pa dil jashtë, se bie shi! Thëllënzë, pa del në shkallë, Ma bën a s’ma bën dermanë? Ja merr koburen e vramë, Se hallall ta bëra gjaknë! (Sasaj)
-Ta dini shokë se ndeza, Më treti mandilezeza.. Gjithë miket, mike janë, imija ndriçon dynjanë! (Piqerras)
-Kur më shkon si një bimbash, sytë e larm`i mba për dhé, shihmë njëherë më qafsh; edhe nepërka po jé, më helmò, po veç m`u qas! (Zhulat)
-Aman moj, guri mermer, m`u doq zemra ylyver, për miken që ryn e del! Ryn e del një pëllumbeshë, Thosh i varfëri ”ta keshë”, Të të keshë moj gastare, nga dera s`të nxjerrij fare! (Lepenicë)
Comments