NJË KOLANË BOTIMI PËR ÇAMËRINË, BANORËT E SAJ TRASHËGIMTARË TË
PELLAZGJISË
Pa asnjë mëdyshje i bashkohem të gjitha komenteve që vlerësojnë krijimtarinë dhe tregimin e të vërtetave të Çamërisë dhe banorëve të saj deri në kohën e dëbimit të egër, masakrave, të cilat janë shkruar dhe shkruhen nga intelektualët me origjinë nga Çamëria, mes të cilëve shquhet edhe miku ynë i respektuar Hyqmet Zane.
Mbasi lexova shkrimin e një zonje nga Vlora, por që jetojnë në Itali familjarisht, Antoneta Alizoti, lidhur me botimet e dy librave të z. Hyqmet Zane “Çamëria-Toka pa njerëz, njerëzit pa tokë” dhe librin “Çamëria dhe Kosova -Genocid pa ndëshkim”, më lindi një ide; ose mu përforcua mendimi për një ndërmarrje nga shtëpitë botuese që të përmblidhen të gjitha botimet ku flitet për historinë, gjeografinë, gjuhën, traditat, zakonet e krahinës së Thesproti/Çamërisë.
●●●
Për këtë ide, mendoj që SHPAÇ, nëse e sheh me vend dhe e vlerëson shpirtërisht idenë për të realizuar një kolanë botimesh ku flitet vetëm për temën e "Historisë së Çamërisë":
1- Të krijohet një strukturë, brenda saj, me përbërje kryesisht të specialitetit gjuhësi- letërsi-histori, të cilët t'u bëjnë thirrje intelektualëve me origjinë nga Çamëria dhe krahina të tjera, të dhurojnë pranë saj botimet e tyre që i përgjigjen temës.
2- Po ashtu thirrje t'u bëhet edhe biznesmemëve për financimin e shpenzimeve që nevojiten për të kryer këtë mision të lartë nderi dhe përkushtimi ndaj tërësisë territoriale të "Mëmëdheut etnik". (Fillimisht të bëhet një preventiv shpenzimesh, pa % fitimi për preventivuesit, që do paguhen me orë pune).
3- Specialistëve, të cilëve do t'ju besohet kryerja e kësaj detyre, për kohën që do t'ju nevojitet për realizimin e kolanës së "Historia e Çamërisë", krahas shpërblimit për pumën që do të kryejnë, tu njihet edhe e drejta vjetësisë në punë për efekt pensioni.
4- Kolana "Historia e Çamërisë", mbasi të ketë përfunduar dhe dërguar për botim, kujdes ti kushtohet, cilësisë e sasisë së botimeve.
5- Mendoj se kujdes duhet ti kushtohet dhe bashkëpunimit me grupin e punës të ngritur për ripunimin e Historisë së Shqipërisë, ku padyshim do të përfshihet dhe historia e Çamërisë, pjesë e pandarë e saj.
6- Për realizimin e këtij misioni. Pa dyshim kërkohet punë voluminoze dhe kohë jo e shkurtër. Rëndësi të veçantë t'i kushtohet përzgjedhjes së specialistëve të kësaj fushe, të cilët të jenë me itegritet, të njohur në fushën e temës, të përkushtuar e të durueshëm në përzgjedhjen e materialeve nga botimet e deritashme që i përkasin temës në fjalë. Ndofta gaboj, por mendoj se në përzgjedhjen e specialistëve që do të punojnë për botimin e kolanës "Historia e Çamërisë", duhet mbajtur parasysh që mosha e tyre të mos jetë mbi 70 vjeç.
●Sqaroj për mos keqkuptim nga ata mbi 70 vjeç, mbasi ky grupim moshe, kontributin e ka dhënë me botimet që kanë kryer dhe që do të jenë material pune për grupin e punës.
Nëse merret më kondideratë ideja e Kolanës, mendoj se është një shërbim tepër me vlerë për historinë e kombit tonë. Të cilin nuk munda ta përpunoja, të paktën me përzgjedhje të botimeve të mia.
E fundit, këtë ide po e postoj këtu në "fb", dhe e quaj të vlefshme edhe si postim në kryesinë e SHPAÇ. Nëse nuk ka të tillë, janë të lutur elementë të veçantë që lidhen me ndonjë shoqëri që mbron të drejtat e kombit dhe Mëmëdheut, të ndihmojë në postimin e idesë në adresën e duhur.
Me respekt dhe falenderime.
Fahri Dahri. 09/09/2023.-
Comments