(Ose parabola e njё vёzhgimi)
Nga Fatmir Minguli
Kushdo që mund të lexojë titullin e kësaj eseje, natyrisht që në esencën e tij vetjake do të pyeste “Për cilin klub e ke fjalën? Ka kaq shumë klube në Durrës sa që ti, zotëri mund edhe ta lokalizojë!” E vërtetë, e drejtë! Shumëkush do ta bënte këtë pyetje dhe do të kërkonte një përgjigje. Por cilën përgjigje!? Eh, sa jam munduar që t’i jap përgjigje kësaj pyetjeje, që në kokën time, jo vetëm një por shumë të tilla ishin edhe hipotetike… O zot, …sa jam munduar për të dhënë emrin e këtij klubi që ekziston tashmë në Durrës! Po mirë, edhe ne që jemi nga Tirana apo jo nga Tirana, duam ta dimë se për cilin klub e keni fjalën zotëri! Klube në Durrës, duke përfshirë gjeografitë e Spitallës, Shkozetit, Plazhit, Arapajt dhe Shkallnurit, mund të them pa kërkuar statistikat e ndryshme, se ato janë me qindra, ndoshta kapin dhe shifrën e tre zeroshit! Nuk e di! Sinqerisht nuk e di! Kërkoja në internet një përgjigje të llojit europian për të dhënë një ide mbi klasifikimin e klubeve në sistemin jo shtetëror, por në atë mes njerëzve. -Kërko- më thonte një miku im bojaxhi i kohës së Enverit- kërko e mos rri i mbyllur në shtëpi… se diçka do të gjesh. E ky bojaxhi që nuk kishte aq shumë shkollë të fituar me libra, kishte shkollën e jetës dhe sentencën e tij e kam përdorur në disa shkrime të mia. Gjeta esenë e të madhit George Steiner, i ndrittë shpirti aty ku është, se vdiq vitin e kaluar, gjeta esenë që ai i kushtonte idesë së një Europe të bashkuar nё librin e tij eseistik “ Pёr njё ide tё Europës sё bashkuar” ku mes tё tjerave thotё: “ Çfarë të thuash atëhere për idenë e një Europe? Europa dhe kafenetë e saj, ato që francezët i quajnë “Cafés”. Nga lokalet e Lisbonës të dashuruara nga Fernando Pesoa tek “Cafés” të Odesës, frekuentuar nga gangsterët e Isaac Babel… ….Në Milanon e Stendalit, në Venecian e Casanovës, në Parisin e Bodlerit, kafeneja ka pritur atë që mund të ishte i opozicionit politik, liberalizmin klandestin…” Por jemi në Durrës… dhe këtu ka me qindra “Cafés” me emra pothujse në të gjitha gjuhët e botës. Dikur, fill mbas viteve ’90 kishte një klub të Lidhjes së Shkrimtarëve të Durrësit që drejtohej nga shkrimtari i ditëve tona Shpendi Topollaj. Kjo degë e Lidhjes së Shkrimtarëve me qendёr nё Tiranё, humbi në tymtajat e hirta në tavolina të klubeve privatë të shkrimtarëve dhe u gëlltit në stomaqe kozmopolite. Ka pasur- thonë dhe “Klube të Gjuetarve” që edhe ata u rrëzuan nga shigjetat e privatëve… Ka pasur Durrësi edhe një klub gati të panjohur me emër tё huazuar nga tekstet e këngëve të Tu- Pakut “In da club” aty ku i ndjeri Perikli Jorgoni vinte për tё pirё lëng molle dhe porosiste libra të letërsisë klasike në Itali, aty ku mbreti i haikut shqiptar Milianov Kallupi dhe shkrimtari Muharrem Gazioni shkëmbenin veprat e tyre me poezi të haikut vogëlush, veshur me kostume të Shqipërisë së Mesme. Studjuesi Halim Maloku këshillohej me matematicienin e orëve të para Myzemil Osmani e ku poeti Piro Minguli pinte kafenë e mëngjesit me kompozitorin Adham Prifti… e… bohemi shkrimtar Bashkim Çuçi pinte kafe duke qerasur puntorёt e pastrimit tё rrugёve natën… Aty ishte klubi ku shkrimtari snob Hysni Qehajaj mbasi varte kapelen republikё nё varёsen e murit, bisedonte me piktorin Gёzim Çela. Ishte klubi ku Moikom Zeqo qёndronte pёr njё kafe… Dhe diskutimet ishin pa fund kundra dhe jo kundra dhe prap mё duhet tё sjell njё perifrazim tjetёr nga George Steiner pёr klubet: “Dhe ishte njё kafene e Gjenevёs, ku Lenini ka shkruar traktatin e tij mbi empirokriticizmin dhe ka luajtur shah me Trockin.” Tek kёrkoj pika tё bashkimit tё trajektores parabolё mendja mё shkon te njё fakt se tё gjithё qindra klubet e Durrёsit paguajnё taksa edhe pёr ujin natyral dhe tё gazuar tё mbyllur nё shishe plastike apo qelqi, por nuk kanë kërkuar taksa pёr idetё e dhёna nga shkrimtarёt dhe studiuesit, qё kanë pirë ujё tё gazuar apo natyral nё shishe tё mbyllura, kur mendimet e tyre kanë qenë tё hapura. Aty diskutohej mirё pёr letёrsinё por dhe pёr njё lloj klubi tip barake ku njё “poet” i ardhur vonё nё Durrёs nga njё periferi e skajshme e njё qyteti tjetёr, jepte çertifikata pёr t’u bёrё poet edhe pa shkollё, edhe pa talent. Ishin vite tё çuditshme! Klubi qё ishte pak i njohur, u gёlltit edhe ky nga mjegullat e verdha tё kohёs… Durrës, 2021, para dy ditëve u hap “Mon cheri” në një kryqëzim serioz rrugësh në një qendër durrsake. Në katin e dytë disa rafte plot me libra dukeshin si një parathёnie e tejdukshme e një klubi të ardhshëm, hipotetik apo jo, librari apo “ Cafés” franceze apo “ Starbucks coffee” amerikan. Klubet kanё emrat e tyre dhe emri i tyre ёshtё mё i fuqishёm se emri i pronarit, se pronarёt nё ditёt e sotme ndërrohen shpesh dhe lum ato lokale qё ruajnё emrin e lindjes sё tyre, apo edhe tё vegjёlisё. Prandaj i duam lokalet qё nuk ndërrojnë emra… se duket sikur ato bёhen pjesё e historisё sё njё qyteti, tё njё rruge dhe tё njё kuartieri tё qytetit bregdetar. Miku im Poliander Melo më thonte se ekziston një klub që ti nuk do ta klasifikosh në çdo lloj katalogu, as në zinxhirёt e “Mullirit të vjetër”, as në zinxhirёt “Mon Cheri” e as te “Sophie Café” dhe që ky klub ka një të ardhme të padiskutueshme për t’u bërë ai klub që do të të pëlqente ty. Miku Poliandër më thotë se karshi atij klubi, që ai e ka zbuluar mbrëmjeve klandestine kur pandemia shpiku “orën policore”, ka tragete, tragete gjithmonë të bardhë ku disa sapo kanë mbritur nga brigjet e anës tjetër të Adriatikut dhe disa presin të nisen… Aty para oborrit sallon të këtij klubi, një reklamë për selfiet e improvizuara mbi një makinë elegante, të thotë se jemi në Durrës. Por nuk janё vetёm kёto shenja rikonjicioni pёr kёtё klub. Po sikur të kishte “ Starbucks coffee”? Po, por do qeshte dynjaja me djemtë e vajzat që do të pinin nga një kapuçino e do të lexonin edhe leksionet për provimin e radhës, e këtë ide nuk e huazova nga George Steiner, thjesht ishte ideja ime… ekzistojnë edhe ato klube veç “Cafés” franceze… Origjina e kёsaj parabole patjetёr qё ёshtё shkrimi studimor i njё eseisti durrsak me titull “Ditё intensive nё Muzeun Arkeologjik Durrёs” qё gazeta e Durrёsit “ Bulevard” nё versionin print e botoi me shumё elegancё dhe ku njё nga komentet qё iu bёnё artikullshkruesit ishte dhe kjo: “ Po kokat e statujave pa kokё qё janё ekspozuar nё hollet simpatikё tё kёtij muzeu ku janё!? Dhe nuk vonoi që po ky eseist shkruajti esenё vetmitare “Nё kёrkim tё kokёs sё humbur” e kёshtu edhe unё po kёrkoj klubin e humbur nё pyllin marramendёs tё qindra klubeve tё Durrёsit dhe faqet letrare tё gazetёs sё Durrёsit “Bulevard” mё shfaqen si njё klub virtual ku disa shkrimtarё nuk e parapreferojnё sepse duan gazetat e metropolit… Pёr mua ёshtё njё klub qё mё pёlqen, ёshtё klub durrsak. Edhe nё kёtё parabolё pak a shumё kёtё kёrkoj, jo vetёm kёtё klub gazete por dhe njё klub tjetёr qё ёshtё ai klubi qё Poliandёr Melo mё ka treguar dhe ku ka klientё tё qetё, ku kokteilet ngjasojnë me moiton e Heminguejit dhe ku shkrimtarёt qё vinё janё jo zhurmёmёdhej dhe fjalё shumё! Eh, aty me sa duket do tё ndaloj e kuptohet se nuk do tё gjej statujёn e Heminguejt mbi banak por ajri i letёrsisё do tё jetё shpёrndarё dhe i mbёshtetur te dritat blu tё atyre dy pemёve nё hyrje tё oborrit fantastik. Trageti sapo nisej dhe vendin e tij po e zinte trageti i radhёs. Durrёs, Maj 2021
Comments