top of page

NJË KANISTËR ME METAFORA




Ankthi i nënës kthimin pret

Endërkeqja nëpër drurë

Folenë e zbazët diku sheh

Dalta e ankthit thellon rudha

Mblodhi dhimbjen në dy gurza

Bëhem mjegull e shkas tinëz

Lëpij tjegulla e kalldrëme

Më tjerr fjollë korrora e pishës

Pështillem pas kurmit tënd

Bëhesh erë e zemëruar

Me thonj mjegullën ti e shqyen

Lëngëzojnë gërshetat e shelgut

Kulloshtra e hënës gjithësinë zverdh

Gazmojnë bretkosat e kukurisin

Drapëri i hënës korr pllajave hije

Gjoksin vajzëror e florizojnë dy shegë

Perëndimi vjen me bujë

Spërkat jod e kripë

Diellin e zhyt në ujë

Uji ngopet me dritë

E paputhur,marroke, ik,

Gjurmën e zbathur le në breg.

Përdredhin belin me tinguj gajde

Ç'm'i thëthin sytë m'e vogla

Thikat presin flakën e zjarrit

Flaka e zjarrit një thëngjill

Çapëloj gjoksin e shtrydh zemrën

Zemrën ma arnon në çastin e duhur

Ti m'i shfijos hijet e brengave

Pahu magjik pudron plagët e ëndrrave

Në flakët e ëndrrave digjesh

Shtrydh mbi gjoks tufët e reve

Thërmoj qiellin e zbardh dhenë

Kreshpëron mal'i gurtë

Endrrat sajojnë edhe rrugë me kthim

Me ajrin hyj e s'kam pse trokas

Pëllumbi i murmë shuan me krahë kandilet e yjeve

Dimri fërshëllen simfoninë e acartë

Me dy fole kanarinash i mblon gjinjtë

Jakat e këmishave shkrmoqur nga përqafimet

Mbjell tufën e flokëve mbi supin e dëbortë

Pështjelll belin me pëllëmbët e tij

Ndizte me sqep kandilet e yjeve

Foletë e kanarinave pikonin qumësht

Qiellin kam për ta grisur

Pikëllon kalldrëmi me myshk

Më të bukur se ç'ishe të bëj me vjersha

Ma ke shurdhuar hapin

Qentë egërshanë do lehin plot gaz

Dashurinë mos e ngjyro me terr


(sqarim; këto vargje metaforike janë vjelur nga 8 poezi lirike, shkruar nga Inath Oqan, me ADN shqipëtare.)

41 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page