Një"kalorës" shkruan poezi dashurie



Libri me poezi"Kalërim në tokën e ëndrrës" i ODISE PLAKUT

(ese)

Nga Përparim Hysi Sholom Aleichem thotë diku:"Jeta është një ëndërr për të mençmit" dhe në vazhdim të kësaj sentence,tek shfletoj librin me poezi të ODISE PLAKUT,bindem jo vetëm për sa thotë ky diturak,por shkoj dhe më tej:jo vetëm është ëndërr,por një nga të mënçmit që quhet ODISE PLAKU bëhet"kalorës" dhe kalëron,mbi "tokën e ëndrrës",jo duke zhveshur shpatën, por penën dhe përcjell kumte,sa të bardha,aq të ëmbla,me lirika që të ngrohin shpirtin,në këtë kohë që është e ngarkuar me strese. Në një farë mënyre,me poezitë e tij ai,si të thuash,tenton që të zbutë klimën"polare" që rëndon shoqërinë tonë. Duke u mbyllur në "atë dhomën e vetmisë" ku,zakonisht,mbyllen krijuesit,ai vjen me një tumb të madhe lirikash dhe ngjet me një "pëllumb postier" që sjell kumte të bardha, Të mbyllesh në një dhomë vetëm,për të krijuar diçka të buk