
Është fakt i ditur botërisht që Nënë Tereza mbuloi me dashurinë e saj gjithë globin dhe i dha dashuri e shpresë çdo njeriu, kudo në botë, pavarësisht në se u takua me ‘të apo jo. Por pak e dinë që grupi iso-polifonik i Pilurit i ka dhënë Nënë Terezës një nga këngët e tij më të bukura dhe më të ndjeshme, me tekst të poetit Kristo Çipa dhe të interpretuar nga grupi i për bërë nga: Marrëse: Zaharrulla Koka, kthyes Dhimitraq Bala, hedhëse Leni Mërkuri, Iso Harilla Dhimojani, Petraq Gërdhuqi, Agron Kreku, Kristo Cipa. Kaq shumë dashuri e ngrohtësi ka në këtë këngë, sa që të krijohet përshtypja se kanë pikuar zemrat si nota mbi pentagram. Unë do tju ftoja që ta këndonim së bashku, por së pari le të lexojmë tekstin e saj, nga poeti, tashmë i mirënjohur Kristo Çipa dhe të njohim në fotografinë shoqëruese antarët e grupit që e këndojnë.
Shën Tereza shqipëtare.
Shënjtore e botës shqiptare
Nga qielli zbret
Dhe na përshendet
Nënë e shenjtë Terez!
Si loti nga syri ti na ike
Nëpër botë shpresë shpirti ndizje
Qirinjtë e qiellit ndeze
Jete e mot je shën Terezë
Mrekullitë flasin dhe thonë
Nënë e globit u bë Gonxhja jonë
Këtij dheu gjak i kemi dhënë
Qiellit shënjtorë dhe një Nënë
Jepna fryme o drita jonë e syrit
O ti mëngjez i zgjuar i prillit
E ëmbla shënjtore e krishtërimit
Gjaku ynë në altarin e besimit
Refreni
Qirinjtë e qielllit ndeze
Jetë e mot je Shën Tereze
Ti prane zotit ri krenare
Shënjtore e botës shqiptare
Dërgoi për ju Timo Mërkuri