E kapa veten duke menduar pikerisht per kete teme ne momentin qe asgje spo ecte me ritmin e duhur. Asnje spo ecte me as para e as prapa. Cdo gje kishte ngrire. E askush spo kerkonte te kunderten. Une jam nje e re me titullin studente. Titull i thencin. Po nis nje vit te dyte ku me duket se tashme te gjithe kane hequr dore nga ne. Po i pershtatemi nje sistemi te papershtatshem. Po harrojme rinine duke u marre me probleme qeverie. Kemi probleme te theksuara ne menyren e te konceptuarit te gjerave dhe vuajme perdite nga paragjykimet e koheve moderne duke tentuar te na e mbyllin gojen me fjale te tipit “Ju nuk i kuptoni”, “Mendoni te mesoni mos u merrni me keto pune”. Jo… do merrem. Do merrem derisa te merziteni sepse kur ju leverdis ju une e shume te rinj si une jemi akoma femije e kur jo ne jemi rritur mjaftueshem dhe ka ardhur koha te mbajme pergjegjesi. Revoltohem, po po revoltohem sepse nuk eshte koha qe ne te mbajme vendin qe na kane caktuar te tjeret ,por eshte koha te mbajme vendin qe na takon dhe me shume bindje ky ne te cilin jemi sot seshte aspak ai. Te gjithe mendojne se ne duhet te jemi te lumtur sepse jemi te rinj. Askush nuk i sheh sfidat te cilat ne i luftojme perdite. Ne c’pozita jane te rinjte sot? Ne pozita te tilla kur edhe nje“ lemoshe“ sado e vogel iu duket si nje shperblim i madh. C’po bejne ata per kete gje? Asgje, jane mpire, po jetojne me idene se dikush tjeter do i shpetoje. Harrojne qe askush me mire se ata nuk do te ngreje zerin. Ne fakt kane harruar qe e kane ate ze. Gjejne shpetimin tek ato kafet. Kjo e fundit nje tradite e lashte shqiptare nga e cila ska shpetim asnje moshe. Dhe serish me shume te akuzuarit jane te rinjte. Me c’probleme perballen studentet dhe te rinjte? Perballen me injorimin, askush nuk u ofron ndihme. Sepse duhet eksperience. Ironi apo jo? Te duhet eksperience per te nisur nje pune. E askush nuk te siguron nje pune per ta fituar ate. Perballen me pamundesi ekonomike. Kete e them duke u nisur nga vetja e duke perfshire kedo qe te pakten njehere e ka ndier veten te pafuqishem per te vazhduar. Kur edhe deshira per tu shkolluar te duket e tepert. Po jetojme ne dite te tilla qe universiteti po merret si tallje. Po konsiderohemi te rritur mjaftueshem sa per te mesuar vete nga shtepia. Inxhinier online, mjek online, mesues online. Jemi ne ata qe pas disa viteve do kujdesemi per shtepite, jeten, femijet tuaj. Por ne jemi diplomuar online. A do jemi te afte mjaftueshem? Perballen me hierarkine e mbrapshte qe ekziston ne Shqiperi, ku ai qe trashegon nje status te mire perfiton lehtesirat qe ne fakt mund te mos i meritoje, por ne fakt i meriton me detyrim. Por kush eshte i gatshem te refuzoje merita qofte edhe per dicka qe se ka bere? Askush. Lavdia ketu nuk eshte e perkohshme. Lavdia zgjat me shekuj per sa kohe nderi kthehet me nder dhe historia vazhdon ne te tille menyre ku personazhet kryesore qendrojne te njejtet. Jemi kaq te rinj dhe te kemi te tilla pritshemeri eshte absurde. Jemi rritur ne erresire dhe gezohemi kur shikojme nje rreze drite. Thua se edhe aq ishte shume. Shikoj kudo te rinj e te reja qe nuk lodhen me as te flasin per te tilla tema dhe jo me te luftojne. Pasiviteti ka rrembyer zerin, forcen, kurajon, deshiren, idealin. C’po ndodh me ne? Pse nuk po reagojme? Dhe jo. Nqs do me thoni se nuk mundeni, se jeni te detyruar ,jo nuk e pranoj kete pergjigje. Ne kemi probleme shoke dhe shoqe. Ne kemi probleme me veten tone , kemi probleme me te tjeret si ne. Dhe nuk e pranojme nga egoja. Kemi frike te perballemi me te verteten dhe thurim histori qe ia imponojme vetes ti besojme. Krijojme barriera nga frika se gjerat nuk do dalin ashtu sic duam ne. Dhe jo ato nuk do dalin ashtu sic duam ne. Sepse ne nuk paskemi bere mjaftueshem. Dhe ajo mjaftueshem nuk eshte te ulesh ne kafe dhe te diskutosh se askush spo ben asgje. Mjaftueshem do ishte te mendoje se une sado nje njeri i vetem kam veten ne pergjegjesi, dhe se kete pergjegjesi nuk mund t’ia ngarkoj nje tjetri. Kam frike se keto do ngelen vetem fjale te shkruara. Kam frike se asnje pale nuk do hedh nje hap kundrejt tjetes dhe keshtu do mbytet dhe nje brez tjeter , ne arrogancen tone. Do deshiroja shume qe mos te ishte nevoja te flisja keshtu per njerezit , per vendin qe e shoh perdite. Ama me duket e nevojshme te them se ne nuk jemi te programuar te mbesim atje ku na kane lene te tjeret . Ne e gjejme vete vendin tone te shoqeri. Dhe per te sigurar ate vend nuk te ndihmon askush, perkundrazi sigurohet qe ta kesh sa me te veshtire. Ndaj nuk dua te flas per probleme. Dua te mendoj per zgjidhje. Zgjidhjet vijne gjihmone nga dialogu. Por ketu ne jemi mesuar te degjojme monologje te stermedha pa asnje zgjidhje brenda. Dua te inkurajoj veten dhe te tjeret me shpresen se perpjekjet tona mund te ndryshojne dicka para se te jete teper vone dhe. Dhe te qenurit vone do te thote pendim.
top of page
bottom of page
Comments