Një i huaj!
Në fakt çfarë t’u besosh në fjalët tuaja
Kur në to gjen një formalitet pa ndjenja
Dhe kur bëhet fjalë për dashurinë për një Grua
Të gjithë besojnë se ka dashuri të huazuar!
Ku është parë e është dëgjuar nga burrat dhe gratë
Se Dashuritë qënkan vetëm tradhëti dhe baltë
Ku është ajo Gruaja për të cilën e bëtë me nam
Pa patur asnjëherë burrë të dytë e për nishan?!
Ku është parë e dëgjuar nga ju që shkruani
Se Dashuria e vlërtetë është bërë dhe poezi
Dhe çfarë është kur flitet për dashurinë e Gruas
Kur ju mundoheni t’i hidhni baltën në fytyrë?!
Ku është parë e dëgjuar se dashuri Gruaje s’paska?!
Dhe kjo që është Grua me zemër të pastër
U besohet deri në shpirt e kockë e në thua
E më pas ju i thoni se paska tradhtuar?!
Ku është parë e dëgjuar
Nga ju që shkruani për Gruan
T’i thotë gruas e vajzës suaj
Je kurvë – nga një i huaj?!
Teuta Osmani
Amerikë, 2022
Comentários