Ti bufi i netve të errta të të jetes sime
Më ardhe sërish në natë mu në tel shtylle
Tek ndjeja se sosja ecjen gjurmes së shpëtimin
Më ardhe në çastin kur në ndonjë hap largë, fiket qiriu
Dhe, mallkim! Ç,më tund si një thuper të hollë
Mu si në atë naten e errtë plot borë
Dhe një, si herash nuk ia dal të mësoj
Në ështe kjo hu,hu-ja jote kënga a vaji yt
E mue bufi misteri më vinte ogur tragjik
Shih! Ç,më shtriu lehtë në ngërq timin
E si ngahera
Nuk ia dilja të kuptoj tek fundi
atë hu-hu-në tënde të mistershme
në duhej ta mallkoja, t,a qëlloj nga frikësimi
apo ta mirja si shenjë se e tëra imja
doli tek epilog i pritur.
Përpelitem njësoj sikur në shekullin e ikur
Të futem në shpirtë bufi
Të mësoj ç,thot ajo hu-hu-ja e tij,
Ajo e mesnatave të errta të ftohta
Ajo e tonit ritmik pa shije kënge
Dhe dal në rrugë, dhe nguli nën tel shtylle
Dhe pres kumtin me durim kurreshtari
E bufi, ai bufi im i netëve pa gjum
Ia thot dhe vetem ia thot hu-hu-s së vetë.
Hiq më!
Dhe këthej i mendueshëm në divanin plak
Dhe, nga brënda imja, një zë i butë ma thot:
Bufi është si jeta! Shpiegim s,ka!
Comments