top of page

Një hark në formë zemre


Nënshkrimi i etjes

Nga Fatmir Terziu

Sot është më vapë se dje.

Unë përkulem në bulëzën e fundit

ku guri i bendur i Kalasë vrehet

nën buzëqeshjen e gjerë të diellit.

Kur e ujta rrëshket, unë zhbëhem.

Balli grumbullon si shkëndija

bulbëzimet e bëra prush,

nënshkrimi i etjes në fyt,

duke feksur këmishën time me stampë të huaj

që shqep kopsat nga inercia.

Syri im gushkon në dy kodra të lagura.

Kalaja e Elbasani, 2019

Një hark në formë zemre

Nga Fatmir Terziu

E djeshmja mban shënjesat:

një pamje e strukur në mëndafsh

kur drita murroset nga lartësitë

për të përndritur këmbët e djegura

në ajrin e lodhur

të kohëzverdhjes së historisë.

Legjendat e tilla kapin librat

me shënime të grira nga molat

në rrugicat e padukshmërisë.

Dora jote këndell magjinë

drejt flladit të përditësisë

të na shkundësh nga Harku i Triumfit[1].

Plisi yt, një strehës e bardhë,

pështjell memorjet në skaj;

duke na bërë të zgjohemi pa fjalë.

Të ndjej në zbrazëti.

Zgjomë dhe mua.

Më kthe në një ditar,

me magnitutën e lëvizjeve

më shpëto nga ky zjarr

e gjitha pështjell mendjen time,

duke kërkuar lapsin tim për një kohë

prej Harku në zemrën tënde.

Shtrëngatë

Nga Fatmir Teërziu

Tehu braktiset nga shtriqja e ajërt

copëton barkun e zgjatur të ujit.

Nga dega këputet një litar i zjarrtë

mbi suprinën e plasarritur

si një mangall i mbushur.

Hiri e ndjek heshtazi dihatjen

e shpirtit të lodhur

dhe e struk

në gjirin e tij.

Nga brenda me gojën shkumë

dashurohet me shtrëngatën

thëngjilli i mbuluar djeg më shumë.

[1] Bujar Kapllani: Joan D'Arc dhe Shqipëria Diell D'Janus. Luftëtarët shqiptarë shkëlqyen si aleancë në këto beteja, simbolizuar në Harkun e Triumfit.

37 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page