
Vallja e vdekjes
(Motive nga piktori Gëzim Hidri)
Dimër,
Acar,
Një trung lisi
i djegur nga rrufetë,
trung i tharë...
Një korb i uritur,
mbi trung, në majë;
Vështron,
pret gjatë...
Një i dënuar me vdekje,
Përtej hekurave kryqëzuar,
Të ndryshkur;
Sytretur,
I ligur,
Kockë e lëkurë,
Skelet i bardhë
Vështron ngultas
Korbin
Mbi majën
E trungut të lisit
Të tharë.
Ata,
Të tre
Hedhin vallen e vdekjes:
Lisi pret sopatën.
Korbi të fundit regtimë
të të dënuarit,
dhe
I dënuari,
atë
Hyjnoren,
Parajsë.
Mesime…
Papagalli lozonjar,
dera e kafazit hapur....