NJË GJETHE MË BIE NË DUAR
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Feb 18, 2021
- 1 min read

(Rimë Esseniniane)
Premtova lule mëngjesesh T'i rrit me qumështin e gjirit Premtove me lutje prej zjarri Te ndezësh thëngjijtë prej hirit...
Aromë mbrëmjesh që shkojnë Kërkoj nëpër rrugët pa dritë Ato me zë ultë më thonë: Gjithçka në këtë botë, shkon një ditë...
Shkon dita dhe nata e s'kthehet Shkojnë stinët dhe gjethet dhe lulet Shkon çasti hyjnor e më s'ndjehet Përmbi lulen, një flutur tek ulet...
Shkoj edhe unë ëndërrshuar Kuptimin e botës tek kërkoj Një gjethe më bie në duar Ëndërr që erës s'i qëndroi...
Comments