top of page

Një gjethëzë e brishtë


Një gjethëzë e brishtë


Një gjethëzë e vogël e rrahu era,

E përpëlitur kokëulur qëndronte,

Dukej e brishtë, paksa e ndrojtur,

Aty tek druri mëmë diç belbëzonte!


Ky dru, ku degët kapen fort,

I gjelbëronte gjethet çdo pranëverë,

Gjethëza e njomë e dridhur prej dimrit,

U ndje në faj këtë herë...


Përse ky dimër me erë e stuhi,

Degët e forta nuk i shkul dot,

Dhe mua të vogël kërthi...

Po më përplasë pa mëshirë përtokë?!


E dimri që shkon e vjen çdo vit,

Harron që pas tij, dielli me pranëverën do të qeshë,

Harron që në dorë ka vetëm stuhinë,

Natyra përsëri me gjethëza të vogla atë dru do ta mveshë...


Kjo gjethëzë e vogël që era e përplasi,

E përpëlitur fluturoi me erën bashkë,

Ashtu e brishtë, e ndrojtur, e pafat,

Prap tek druri mëmë ra e aty u kalb...!


Gj. Sh.

Janar 2023

17 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page