
Në dritare ç'mu shfaq një flutur krahëshkruar, Tek xhami përplaste krahët pa pushim, E habitur ngela, e pash e frikësuar, A thua mos më ka sjellë ndonjë lajm të mirë?
Me ngulm i përplaste krahët në xham duke trokitur, Diçka kërkonte, por unë e shkreta atë s'e di? Një emocion i fortë më mbështolli të tërën, Një erë e lehtë, një fllad flatrat ja përkëdhel,
Të ndalojë kërkon, një vënd për të pushuar, Rrezet e para të mëngjesit shkëlqenin si magji, Mos ishte vallë flutura që e pash mbëmë në ëndër?
Dhe tek dritarja ka ardhur të më përshëndes?
Dielli si një zjarr digjte nga përjashta, Flutura sillej përqark, asgjëkundi s'zinte vënd, E mjera që s'kuptoj çfar donte të thoshte, Drita më luhatesh rrathë-rrathë në fytyrë.
Qerpikun gjeti flutra, vënd për të qëndruar, Dy herë përplasi krahët përmbi syrin tim, Mbi vetull kërkon të gjej nektarin e mjaltëruar, Në sytë e saj të qelqt pashë një përmallim.
Tek cepi i buzës, pastaj qëndroi çuditshëm, E putha dhe më puthi plot dashuri, U largua nga buza, qëndroi tek një fije floku, Ndriçonte e tëra si lule e vesuar në lulëzim.
A thua mos kish harruar fofezën nën gjethe? Dielli kish derdhur të praruara rrezet n'agim, E shikoj flutrën si adoleshente e dashuruar, Ne ishim ilaç i njëra tjetrës në këtë të bardhë ditë.
Mos jam gjë në ëndërr thashë kur e pashë tek buza? Lava sytë në çesëm më ujë që rridhte thëllim, Sa bukur kjo flutur mbi flok më ka qëndruar? Pastaj u ul, qëndroi serbes mbi syrin tim.
Mos është ky një imazhe në sytë e mi i shtrembëruar? A mos është vallë ky mëngjes një vegim? Ti je rima më e bukur moj flutur për mua, Je vargëzimi më i magjishëm, je muza e shpirtit tim.
S'do ta harroj kurrë magjin e rrahjes së zemrës E çuditur mbeta kur më qëndroi mbi qerpik, Ndjeva limfën që u derdh e gjitha përmbi mua, Ndjeva rrahjet e krahve të saj në ikje, në fytyrë.
Comments