NJË FILLIM I MBARË DHE I VONUAR (!)?



NGA KRISTO ZHARKALLIU

Ndoshta është vonë t’u rikthehem shkrimeve të cilat pothuajse i kam braktisur qëkurse filloi epidemia Covid19 dhe izolimi i pjesëshëm dhe here here karadinë e plotë çka na ka detyruar të mos lëvizim larg banesës madje disa here duke na izoluar dhe brënda shtëpisë. Nuk është e lehtë të përshkruhet ky vit i mbrapshtë kur dhe ngjarjet politiko-ekonomike nuk kanë qënë të pakta në të gjitha vendet dhe jo ngahera të mira. Ashtu edhe në vendin ku jeto prej 60-po po 60 vjet- ngjarjet kanë qënë të shumta por duke ndjekur me shumë interes si çështje të pare koronovirusi, të tjerat kalojnë në plan të dytë. Por interesi i im i ngaherëshëm kanë qënë ngjarjet në Shqipëri Atdheu im ose më mirë Mëmëdheuse tashmë nuk mund ta quaj “Atdheu im” ndonse askurrë nuk kam ndierë veten të ndarë nga toka ka “më ka rënë koka” ndonse askush nuk ma pati kërkuar këta njizet vitet e fundit, të paktën. Kush dhe pse do të kërkonte diçka prej meje? Mos u mungoi shkrimet e mia të shumta në gazetat e para kaq kohësh? Prania ime nuk ishte askurrë e nevojëshme dhe në se e bëja diçka e bëja se doja vetë dhe shpresoja të kisha njëfarë lidhje me vendlindjen time. Por duke kaluar vitet (për disa ditë do të mbyll plot 60 vjet larg Mëmëdheut dhe kjo më bën të mendoj se asgjë nuk ka mbetur nga ajo kohë e rinisë sime dhe kur njerëzit nuk ekzistojnë më toka nuk të do më…dhe unë kisha frikë të shkoja akoma njëherë në Voskopojën time se nuk do të gjeja më njeri…Megjithat e kisha vendosur dhe shpresuar se edhe njëherë do të shkelja ato kalldrëme të bekuara të fshatit-qytet të rinisë ..

Veçse planet e njerëzve duken kaq të parëndësishëm dhe qesharakë përpara fuqisë katastrtofike të vetë natyrës. Viti që kaloi dhe ky që po kalojmë do të kujtohen si vitet më tragjike të mbarë njerëzimit ku i gjithë planeti ynë u mbulua nga një mjegull vdekjeprurëse të Covid19. Kush ta besonte? Kush ta imagjinonte se planeti ynë qënka kaq I vogël kaq i pafuqishëm përpara një mikrobit të padsukëshëm? Duke jetuar këtë çmëndinë nuk mund të mos e paralelizojmë me teorinë e fluturës nga Kina… Nuk ka dyshim se kanë ngjarë dhe më parë në historinë njerëzore katastrofa dhe më të mëdha, por askurrë nuk ka ngjarë që njerëzit të informohen kaq shumë orë e çast se sa të sëmurë e të vdekur ka në çdo vend të botës. Nuk ka dyshim se kjo është më e tmerrëshme se njerëzit informohen me hollësi se sa të sëmurur ka në çdo vend të Amerikës,Azisë madje dhe të Australisë..Nuk flas për shtëpinë tone, Europën që duket kaq e vogël si një fshat..ndoshta dhe për Afrikën që çuditërisht ka më pak viktima nga Europa e “qytetëruar”. Sigurisht nuk mund të mos kujtojmë librin e Frans Kafka “Panukla” ku përshkruhet tmerri i një epidemie në një vend të caktuar por që ka dhe shpjegimin e qartë se si u përhap në atë vend epidemia e kolerës dhe se si po përpiqeshin ta luftonin me mjetet primitive të asaj kohe. Thua se shkrimtari I talentuar e kishte parashikuar këtë gjëmë duke pasur dhe përvojën tragjike të kolerës spanjolle që shfarosi miliona njerëz…

KA ndryshim sot? Sigurisht ka! Në asnjë epokë të së kaluarës nuk do të ishte bëre e mundur zbulimin e vaksinave kaq shpejt, ose as që do të kishte mundësi të kërkohej prodhimi I tyre. Në të kaluarën vaksinat ekzistuese u zbuluan me shekuj të tërë-të kujtojmë vaksinën e Pasterit të pavdekëshëm apo penicilinën e Flemingut që zhduku nga faqja e dheut sëmundjen më të pëhapur të kohës, tuberkulozin. Këtë sëmundje=tuberkulozin- e përjetuam dhe ne në moshë të re-të mos harrojmë se nga kjo vdiq poeti i madh Migjeni, por që e ndesha personalisht kur në Voskopojë ishte hapur “Kampi i Punëtorëve” që nuk ishte gjë tjetër veç njëfarë senatoriumi klimaterik për të prekurit në mushkëri… (atje punova dhe unë dy vitet e fundit ku u punësova falë ndërhyrjes të mikut tone Riza Kodhelit)

Nuk ka dyshim se tani gjërat janë ndryshe pamvarësisht se kemi afro një vit të izoluar (në karadinë),por kemi shpresë se së shpejti do të mbarojë falë shkencës së mrekullueshme ë kohës sonë që bëri të mundur të zbulohen dhe të prodhohen vaksinat antiCovid19.Ndjek përditë -falë përparimit tekniko shkencor, rrjetit të internetit të gjitha ngjarjet ne vendin tone, në Shqipëri dhe duhet pohuar se nuk janë më të këqia nga vendet e tjera, madje më të “përparuara” si Italia, Gjermania etj. Krahasuar me Greqinë vëndi ku jetoj 60 vjet- Shqipëria qëndron mjaft prapa sidomos për vaksinimin falë qëndrimit absurd anti njerëzor të Bashkimit Europjan.Europa plakë e tregoi edhe njëherë prepotencën dhe mungesa e humanizmit ndaj vendeve të varfëra të Ballkanit…të cilat kanë qënë ngahera viktima e luftrave të tyre grabitqare. Dinë t’u vënë kushte mbi kushte këtyre vendeve që të pranohen në të ashtuquajturën “familje europjane” por kur këta popuj që kanë vuajtur nga luftrat e tyre dhe nga diktatura komuniste,u kërkojnë vaksinën shpëtimtare bëjnë sikur nuk dëgjojnë! Turp dhe për faqe të zezë! Kishte të drejtë Britania e Madhe që u nda nga kjo “familje” që vetëm familje nuk është që kurrë nuk u bashkua me të vërtetë por gjithkund vend shikon interesat nacionaliste si në kohën e Perdes së hekurt dhe të luftës së ftohtë. Ku është pra Europa e Bashkuar ku edhe vendi ynë ëndërron të bëhet pjesë? Si trajtohen vendet e vegjël dhe si i shikojnë vendet ballkanike…pse u nxituan të fusin në familjen e tyre Rumaninë dhe Bullgarinë akoma dhe Greqinë megjithse asnjë nga këto vende nuk kishte plotësuar kushtet e caktuara? Por vetëm nga frika e Rusisë! Apo u mor dhe përkatësia fetare parasysh? Europa di të ndërhyjë dhe të kritikojë vazhdimisht vendet e Ballkani Perendimor dhe sa here plotësohen kushtet zbulon kushte të tjera..Fytyrën e tyre të vërtetë e treguan tani me vaksinat megjithse krekosen se gjoja i ndihmojnë këto vende.. Por u duk dhe një boshllëk i madh të këtyre vendeve të mëdha dhe të “përparuara” kur as për popujt e tyre nuk mundën të marrin masat e duhura në kohën e duhur, madje u kapën në befasi të plotë dhe burokracia e tyre e shëmtuar bëri që të vonoheshin porositë për vaksinat kur Anglia dhe Amerika porosinin pothuajsetë gjithë prodhimin…Është me të vërtetë lavdërueser se si Greqia- nga më të varfërat të BE- mundi të marrë sa më pare vaksinat e nevojëshme madje sot ndodhet përpara të gjitha vendeve të të ashtuquajturës familje europjane duke vazhduar vaksinimin papushim dhe rregullisht.

Këtu kemi të bëjmë me një çështje të rëndësishme që Akoma nuk është zgjidhur dhe që nuk I dihet fundi. Por në mëmëdheun tone-në Shqipëri- ngjajnë dhe çështe të tjerat. Psh më 25 prill do ntë bëhen zgjedhjet parlamentare dhe besojn se në një shkrim të ardhëshëm të komentojmë (jo tëanalizojmë!) ede zgjedhjet që kanë një rëndësi të veçantë , ashtu si është përballimi I shkatërrimeve nga tërmeti në vitin e kaluar. Në këtë kuadër pra do tëthemi mendimin tone ndose askush nuk na e kërkon. \

KRISTO ZHARKALLI, Athinë 9 mars 2021.

27 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif