Rizah Sheqiri një emër që i bën nder gjuhës shqipe me librat e tij
Prof Dr Fatmir Terziu
Gjuha luan një rol të rëndësishëm në në të gjitha botimet e shkrimtarit Rizah Sheqiri. Në fakt, kjo është një anë përgjithësuese, pasi duhet thënë që në fillim se kjo është preambula e të gjithë shkrimtarëve dhe poetëve të mirrëfiltë, por e themi dhe ndalemi tek kjo veçori e këtij shkrimtari, pasi ai është një përkujdesës tipik i gjuhës së bukur në shkrimet dhe tregimet. Etij, po aq sa dhe në poezi. Rizah Sheqiri, ashtu si mjaft shkrimtarë të ndryshëm, që kanë përshtatur mjete të ndryshme për të shprehur idetë e tyre në krijimtarinë e tyre, po aq bukur ai tek poezitë e tij të përkthyera në anglisht, mundohet të jetë një vlerësues i dygjuhësisë dhe mirëkuptimit të vargut. Ai nset me parimin sublim se të gjitha gjuhët lulëzojnë në një mjedis të caktuar, kur ata kanë një kopësht të denjë që i mbjell, i rrit dhe i përkujdes deri tek lexuesi. Nëse ndonjë gjuhë duhet të lulëzojë në tokë e huaj ka nevojë për ndryshime që të pajtohet me kulturën dhe dallimet e tokës, dhe këtë shkrimtari Rizah Sheqiri e bën mjaft mirë tek vëllimi i tij dygjuhësh në gjuhën shqipe dhe në anglisht, „Nëse patjetër të duhet e vërteta“ (If you really ëant to knoë the truth) (2003).
Poezitë dhe Tregimet e tij japin shumë shembuj se si mrekullisht ai manipulon në mënyrë diskursive gjuhën. Me vetëdije dhe pa vetëdije ai ka bërë inovacione nëpërmjet trasfertës së gjuhës shqipe në një mjedis emigrues, sikurse është Suedia, ku ai jeton dhe shkruan prej kohësh. Ai përdor në çdo histori nocionin nga thelbi që i përshtatet krejtësisht një zëri të qartë të personazhit i cili nga ana tjetër i përshtatet mirë kontekstit që vjen nga rrëfimi, diskursi, metafizika, historia që rrëfehet siç shihet në librin „Deti i peshqve të vegjël“ (2019), që është sipas tij një Përmbledhje me tregime për fëmijë e pleq nga 1 deri 101 vjeç.
Ky shkrimtar gjithashtu arrin të përballet me dy aspektet e vërtetësisë në kontekstin ku vete gjuha të dhëmb dhëmbi, problemi i përcjelljes së aromës së idiomave të bukura dhe për të sqaruar atë që flitet nga personazhi në çdo kohë të caktuar, siç shihet në tregimet e e këtij vëllimi. Tek ky shkrimtar ekziston një thjeshtësi efektive dhe progresioni harmonik i disponimit dhe kuptimit në të tij, që vjen nga kultura e gjerë e njohjes së traditës shqiptare dhe kulturës në mjedisin ku ai shkruan. Në fakt kjo duket edhe tek vëllimi i tij poetik „Zemra e lojës“ që është një vëllim i shkruar me një përkushtim epërkujdesje si kontekst më Poezi për fëmijë e të rinj.
Rizah Sheqiri është një penë e njohur shqiptare. Prej kohësh ai shkruan thujase në disa gjini letrare. Ai ka shkruar që herët, por së fundi ai ka marë në konsideratë me ndihmën dhe kërkesën e vazhdueshme të lexuesve të tij që të përmbledhë tërë krijimtarinë e tij në vepra letrare. Vepra e zgjedhur letrare e tij në pesë vëllime pritet të dalë në botim këto ditë në Prishtinë nga SHB ”Faik Konica”. Duhet theksuar se përzgjedhjen e ka bërë i ndjeri Hasan Hasani ndërsa redaktor është një emër tjetër i dëgjuar i letrae shqipe në Kosovë, Nazmi Rrahmani. Nga kompleti po evidentojmë Veprën 4 dhe 5.
Vepra 4: Përmban përmbledhjet me poezi për të rritur”Merimanga e dritës” SHB ”Dielli” – Prishtinë 1991, ”Shkurt e shqip” botuar nga SHB ”Lilo” Tiranë -1994, ”Flutura në erë” botuar nga SHB ”Lilo” Tiranë -1995, përmbledhjen ” Degëz e këputur” SHB ”Toena” Tiranë- 2002, ” Nëse patjetër të duhet e vërteta” 2003 (që është botuar e ribotuar në shqip e suedisht, shqip e gjermanisht dhe në shqip e anglisht)
Vepra 5: Përmban përmbledhjen me tregime e novela për të rritur ”Rruga drejt vendlindjes” botuar nga SHB ”Lilo” Tiranë -1997 dhe përmbledhjen me prozë poetike ” Flutura në kaktuse” botuar nga SHB ”Rizah Sheqiri” – Suedi 2005).
Autori i këtyre veprave shkruan edhe letërsi për fëmijë e të rinj, sikurse janë librat ”Zemra e lojës” përmbledhje me poezi dhe botuar më 2019; “Deti i peshqve të vegjël” përmbledhje me tregime botuar më 2019 dhe kohë më parë e përkthyer dhe botuar edhe në suedisht.
Një përmbledhje tjetër e këtij autori është edhe ” Nëse patjetër të duhet e vërteta -” 2003 (në shqip e anglisht).
Ne i lexuam me kujdes librat e tij, që na u dërguan me dashuri nga Suedia dhe në këtë kontekst vërtetë pamë një emër që i bën nder letrave shqipe të emigracionit shqiptar, po aq dhe shqiptarëve kudo ku ata janë. Kështu duhet theksuar se Rizah Sheqiri, përdor shprehjen e dëlirë shqiptare në shërbim të mjaft komunikimeve dhe gjuhëve në të cilat kjo qaset dhe krijon vatër të ngrohtë leximi. Ka një thjeshtësi efektive dhe harmonike përparimi i gjendjes shpirtërore dhe kuptimi në shprehje. Krijimet e tij të kujtojnë disa nga prozat imagjinare të Fielding-ut të shekullit të tetëmbëdhjetë dhe Sternen e famshëm. Botimet e tij sikurse shprehen mjaft nga shumica e recensentëve kanë depiluar lirik mbi cilësinë e tij që asnjë shkrimtar më parë nuk ka pasur guximin të trajtojë gjuhën me thelsin nga hareja dhe hareja sikurse metohet nga ai.
Comments