top of page

NJË ECURI NË DREJTIM TË GABUAR



(Në këndvështrinin tim)

Këto tridhjet e dy vite na është kultivuar një edukatë e pa drejtë. Është bërë rutinë lufta kundër individit, e cila na ka shtrembëruar llogjikën, gjykimin. Nuk arrijmë të shkëputemi nga disa slogane krejtësisht të pa vlerë. Kemi 32 vjet që çirremi si " budallenj" dhe "super budallenj" duke "pëllitur": "Nano ik"; "Berisha ik"; "Meta ik"; "Rama ik" dhe ata nuk ikin, por përkundrazi mbretërojnë njëlloj si në pozitë dhe opozitë. Mbrapa tyre turren turmat, mediat, analistët, gazetarët, opinionistët, herë me njërin krah dhe herë me tjetrin, ecin dhe flasin kuturu, ryshfetosen, majmen dhe si për çudi bëjnë sikur qajnë hallin e "budallenjëve dhe "superbudallenjëve" që joshen me thërrimet e sofrave të të "mënçurve" që "ndërsejne" militantët kundra njëri-tjetrit. Kjo kangrenë 32 vjeçare duhet kuruar urgjentisht dhe kurimi i ka shanset tek operimi "vetting" me mjekë SHBA-ës dhe djem e vajza shqiptare me mentalitet shqiptaro-demokratë të vërtetë.

Boll o shqiptarë jeni joshur me propagandat sllavo-greke. Lërini joshjet me thërrime sofrash, lërini individët përfitues nga kurrizi popullor; kërkoni programe me idera të favorshme për shumicën e popullit. Epoka jonë nuk duhet të jetë në vartësi të individit, por të programeve me taban popullor dhe të realizueshme, për tu zbatuar.

Fahri Dahri, Bergamë, më 23/10/2022.-

10 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page