top of page

NJË DURRSAKE NË “ LYRA FEST “ GJAKOVË



Muaji nëntor është një ndër muajt më të bukur e më të rëndësishëm të vitit.Ai është i mbushur plot me aktivitete për fëmijë e për të rritur.Këto aktivitete zhvillohen jo vetëm në Shqipëri,por edhe në të gjitha trevat shqiptare.Këto aktivitete gjallërojnë shumë jetën artistike të qyteteve e të fëmijëve. Ne kemi shoqëruar disa herë vajzën tonë,Emmin në Kërçovë,Tetovë,Gostivar e Strugë.Fati deshi që këtë herë të ishim në “Lyra Fest“ në Gjakovë.Kjo pjesëmarrje u realizua falë idesë së poetes së mirënjohur Irma Kurti,e cila ka shkruar disa këngë për Emmin dhe si gjithmonë,na vë në dijeni se në cilat qytete zhvillohen aktivitetet. Qyteti i Gjakovës priti për dy ditë fëmijët dhe të rinjtë në Pallatin e Kulturës “Ashim Vokshi”.Më 21 nëntor u mbajt festivali i fëmijëve,ku të vegjlit garuan me 17 këngë nga kompozitorë shqiptarë dhe me datë 22 nëntor u mbajt festivali i të rinjve,ku ata garuan me 15 këngë,në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaj, të zgjedhura nga vetë të rinjtë. Është për t’u vlerësuar shumë puna e jashtëzakonshme e drejtorit të festivalit ,profesorit Kujtim Nushi dhe e stafit të tij,që në kushte të vështira realizuan këto dy aktivitete dhe ua mbushën plot shpirtin të gjithë atyre që e duan artin dhe muzikën në veçanti. Profesor Kujtimi këtë punë e bën që prej vitit 2007.Asokohe,profesor Kujtimi ishte një djalë i ri,i sapodiplomuar, plot me ëndrra. Me dëshirën e madhe për të bërë diçka të mirë e të bukur për kulturën, themeloi “

. Edicioni i parë u mbajt më 27 shtator të vitit 2007 për tri netë. Në natën e parë u mbajt festivali me këngë për fëmijë.Në natën e dytë u mbajt me këngë popullore .Në natën e tretë u mbajt si një mbrëmje argëtuese për të rritur. Që nga edicioni i dytë ,ky aktivitet zhvillohet vetëm si festival për fëmijë. Ky qe viti i parë që aktiviteti u zhvillua edhe për të rinjtë.Ata kënduan live.Në këtë veprimtari çdo gjë u përgatitur me kujdes. Përzgjedhja e jurisë profesionale tregoi seriozitetin e organizatorëve të festivalit.Juria përbëhej nga : Kushtrim Jakupi - muzikolog dhe kompozitor; Butrint Bicurri - këngëtar; Elizabeta Qarri - profesoreshë e pianos dhe këngëtare; Astrit Stafaj - kitarrist dhe kompozitor. Dy moderatorët e fetivalit Paulina Nushi Muhaxhiri e Albion Muhaxhiri u dalluan për profesionalizëm të lartë,për një komunikim shumë të mirë me konkurrentët dhe për një shije mjaft të mirë në veshje e në grim.Moderatorja Paulina është moderatorja me buzëqeshjen më të bukur që kam parë ndonjëherë. Përzgjedhja e talenteve u bë me kujdes,shumica e të cilëve studionin në shkollë muzike. Ata erdhën nga qytete të ndryshme,si Gjakova,Prishtina,Ferizaj,Peja,Deçani,Gjilani,Kërçova dhe Durrësi. Të gjitha këngët u shoqëruan me një videomontazh,që u përshtat në mënyrë të shkëlqyer ,nga Albion Muhaxhiri,njëkohësisht edhe moderatori i festivalit. Një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e festivalit pati edhe fonia.Prania e djemve të fonisë u ndje me punën e tyre të shkëlqyer. Të gjitha këto u shoqëruan nga një ndriçim mjaft i ngrohtë e qetësues i skenës dhe i sallës.

Provat u zhvilluan dy ditë.Si në prova,ashtu edhe gjatë garës,konkurrentët i vlerësuan interpretimet e njëri -tjetri. Emmi konkuroi me këngën : “This is a man’s world “ të këngëtarit të njohur amerikan James Brown . Komentet ndaj Emmit ishin shumë të bukura dhe emocionuese,që nuk do t’i harroj asnjëherë. Njëri prej komenteve ishte: -Uau ! Po ti na mrekullove të tërëve,moj Emmi !. Festivali u zhvillua bukur,mes këngëve dhe duartrokitjeve ,që ngrohën sallën dhe shpirtin e këngëtarëve. Emocione të forta qenë kur juria u tërhoq për të marrë vendimin. Atëherë skenën e pushtoi një këngëtare shumë e talentuar Erëza Çerkini . Ajo krijoji një atmosferë mjaft të bukur e të ngrohtë në këtë mbrëmje nëntori. Më në fund erdhi çasti i shumëpritur i ndarjes së çmimeve. Sa emocion! Kur fëmija hyn në garë,bashkë me të garon edhe prindi… Çmimi “Paraqitja më e mirë skenike” iu dha Majlinda Kelmendit & Fioritua nga Gjakova. Çmimi i tretë iu dha Eduarda Isufit nga Ferizaj. Çmimi i dytë iu dha Adriatik Salihut nga Prishtina. Ja,ky qe momenti më i vështirë : ndarja e çmimit të parë. Pasi u ndanë tre çmime, rrethi i kandidatëve për çmimin e parë u ngushtua.Emmi qe në garë të fortë me Auron Devën nga Gjakova. Kur profesoreshë Elizabeta Qarri tha fjalët : “Nuk më ka rastisur asnjëherë që ,unanimisht si juri ,të vendosim që” Çmimin e Pare” t’ia ndajmë këngëtares…”,zemra ime fluturoi nga gëzimi,sepse e kuptova që këngëtarja ishte vajza jonë,Emmi. Por kënaqësia më e madhe ishte kur profesoresha vazhdoi me fjalët : “shumë të talentuar,që ka bërë rrugë të gjatë dhe them se e ka merituar,është Emmi Rushiti !“. “EMMI RUSHITI ËSHTË FITUESE E ÇMIMIT TË PARË TË “LYRA FEST 2020 !” -qenë fjalët e moderatorëve që mbushën sallën dhe që nuk do t’i harroj kurrë,së bashku me duartrokitjet e publikut . Emocione të bukura e të papërshkruara ! Gjërat e bukura ndjehen dhe pikë. Emmi është një vajzë me karakter të fortë.Ajo i zotëron shumë mirë emocionet e saj.Por,për herë të parë në këto vite ,e pashë të emocionohej e të ngazëllehej,sepse nuk mendoi se do të fitonte çmimin e parë. Fitore e merituar ! Më pas juria i dha “Çmimin e Festivalit” këngëtarit me zë të ëmbël e të bukur Auron Devës. Kënga për Emmin është gjithçka. Siç e do tradita e festivalit,fituesja e çmimit të parë e këndon edhe një herë këngën. Emmi u ngjit në skenë si fituese dhe e rikëndoi këngën plot pasion. Një koiçidencë e bukur e dy netëve të festivalit ,si për fëmijë,ashtu edhe për të rinjtë qe që të dyja fitueset quheshin Emi Bakija dhe Emmi Rushiti. Një falenderim i madh i shkon Komunës së Gjakovës, Drejtorisë për Kulturë në Gjakovë , Ministrisë së Kulturës ,Rinisë e Sporteve,sponsorve të “Lyra Fest 2020” ,TV Dukagjinit ,jurisë së festivalit,moderatorëve Paulina e Albion dhe në veçanti Drejtorit të Festivalit ,zotit Kujtim Nushi,që me dashuri e përkushtim,në kushte jonormale, bënë të mundur realizimin e këtij aktiviteti ,duke mos e prishur traditën e festivalit . Jeni për t’u marrë shembull ! U larguam nga Gjakova plot me emocione të bukura,me respekt e mirënjohje ,që na pritën ngrohtësisht dhe që e vlerësuan Emmin për vokalin e saj të bukur. Festivali “Lyra Fest 2020”u transmetua nga TV Dukagjini.

Lindita Rushiti Durrës më 06 dhjetor 2020.

167 views1 comment

1 Comment


kadritarelli
Dec 08, 2020

urime Emmit! Fitore e merotuar! nderim per artisten e vogel, nderim per fmiljen dhe Durresin e durrsaket. Suksese.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page