top of page

NJË DITË...(LINDJE)...!


NJË DITË...(LINDJE)...!

Dy foto e një rrugëtim me peshën e kohës, të lumturisë, të madhështisë, të mallit, të dhembjes, të kujtimeve që përcëllojnë, të hidhërimit dhe të pezmatimit... Kjo është jeta...! _________ Dhjetë qershori, dita kur u linda unë! Nëna ime, në vitin 1947 kishte hyrë me një shtatzëni, e cila më vonë bëhet histori e gëzim edhe në atë kohë, por edhe gjithnjë e tërë jetën. Në barkun, në zemrën dhe në shpirtin e saj rritej (kështu më kanë thënë) një fryt i shëndosh, rritej një foshnje që edhe në barkun e nënës si duket ishte rebele dhe kurrë e pakënaqur me terrin, ngushtësinë dhe më vonë edhe me rrjedhën e jetës. Kjo foshnje, kush ishte tjetër pos unë, që në ditën e martë, me dhjetë qershor të vitit 1947 u linda në orën trembëdhjetë. Thonë se ishin gëzuar edhe trarët e shtëpisë, ishte gëzuar edhe çatia e shtëpisë së dajës, edhe oborri, edhe sokaku (athua a ishte ashtu?!). Por, unë gjithmonë u rrita me një zbrazësi në zemër e në shpirt, sepse, nuk isha lindur në shtëpinë time, në shtëpinë e babait. Kjo kishte ndodhur, sepse, familjen tonë armiku e kishte dëbuar nga shtëpia, dhe në kuadër të fushatës së kolonizimit kishte vendosur një familje malazeze. Andaj, më të drejtë kam thënë dhe e them se jam njeri (pa)vendlindje...! (Fragment i shkurtë marrë nga libri autobiografik “Njeriu ‘pa’ vendlindje”, të cila doli në dritë në vitin 2019).

Megjithatë, kjo datë, 10 qershori, është me peshë edhe më të veçantë, sepse, është dita kur u mbajt Lidhja e Prizrenit, pjesë e lavdishme e historisë kombëtare...! Kaq, për ditëlindjen time të kësaj sene!

(Pejë, e premte 10 qershor 2022)

21 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page