Aty kur flladi fryn lehtë e lehtë, Unë frymë marr dhe jetën fort e dua, E dua shiun me freskinë e tij, Dhe diellin që ngroh edhe për mua!
I dua të dielat bashkë me familjen, Me sytë që qeshin të lumtur me jetë, I dua stinët ti provoj me radhë, Si ore punoj... e pastaj rri e çlodhem ngadalë!
Sa shumë më pelqen kur gatuaj, Kur punëdore zë e punoj shpesh, Një dorë muhabet kur kafen rufis, Dhe dita nis e ngryset vetë!
...por një ditë do të mbetemi kujtim, Fëmija do t'thonë, kur të mos jem pranë, "Do t'më kujtoni na thoshte nëna", E vitet ikin, ne aq më shumë i ngjajmë!
Do të jemi kujtim i tyre i shtrenjtë, Kjo botë vazhdon ndër breza me radhë... Kështu e paska ciklin kjo e uruar jetë, Fëmijët bëhen prindër e ne flokëbardhë!
Aty kur flladi do të fryj ndën një qiparis, Unë frymën diku larg do ta nis të vështrojë, Pastaj shiu me freskinë e tij si përherë, At' vend të bekuar me lotë do t'ma shtroj...
Comments